Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Sot shënon lindja e poetit të mjerimit Migjenit

    Personazh October 13, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollës) është nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqiptare. Me një realizëm të thellë, të panjohur deri atëherë në letërsinë tonë, ai pasqyroi jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare, sidomos të shtresave të varfra të qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqëror si dhe fashizmin që po kërcënonte Evropën.

    Përfaqësuesi më i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi në letërsinë tonë me një shkallë shumë të lartë ideoartistike protestën e hapur, ëndrrën për një botë të re dhe optimizmin e thellë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Millosh Gjergj Nikolla është emri i tij i vërtetë, se Migjeni i përbërë nga bashkimi i rrokjeve fillestare të tre emrave të tij, është pseudonimi ose emri i pendës.

    Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje ortodokse. Mbiemri i Millosh Gjergj Nikollës vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani një shqiptar i ardhur nga krahina e Rekës (sot në Maqedoni) ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e poezisë, Josif Jogan Begerin. Migjeni ishte fëmijë me interesime dhe aftësi të shumanshme: këndonte bukur, i pëlqente të merrej me sport, dallohej për gojtari dhe kishte shumë dëshirë të lexonte.

    Migjeni, poeti që as sëmundja nuk i shkaktonte vuajtje aq sa vuajtjet e popullit shqiptar.

    Në shkollë, përveç serbishtes dhe gjuhëve klasike, mësoi rusishten dhe frëngjishten, që u bënë burim kulture dhe formimi revolucionar për të. Që në shkollë të mesme ai shfaq pikëpamje përparimtare dhe mban qëndrime, që nuk pajtoheshin me dogmat dhe moralin fetar. Më 1933, ndërsa rronte me shpresën se do t’i jepej bursë për të ndjekur studimet e larta, u emërua mësues në Vrakë, në një fshat afër Shkodrës. Atje Migjeni u ndesh me vështirësi të shumta dhe me pengesa të krijuara prej mentaliteteve fetare e prej ndërhyrjeve të konsullit serb, që e kishin regjistruar në ‘librin e zi’. Në atë kohë ai u prek edhe nga tuberkulozi në mushkëri. Vlen që të përmendet zgjedhja e tij si përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e Beratit më 1922 (ku u shpall Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë nga Fan Noli).

    Në Shkodër, Migjeni u njoh me shtypjen shoqërore dhe me hipokrizinë fetare. Kështu u formua përfundimisht urrejtje e tij dhe dashuria e tij, kurse prej njohjes së lëvizjes përparimtare komuniste, u formuan shpresa dhe besimi i tij për të ardhmen, që u pasqyruan aq intensivisht në veprimtarinë e tij të shkurtër, por të vrullshme e të thellë. Më 1935, duke menduar se klima malore do t’i printe shëndetin, shkoi mësues në Pukë. Edhe atje nuk pati dobi. Në Pukë, Migjeni vijoi të zhvillojë si mësues e poet veprimtarinë e tij më të gjerë e më të pasur. Aty shkroi jo vetëm shumë, por edhe ato krijimet më të mira që na mbetën nga penda e tij e fortë.

    Vuajtjet e popullit shqiptar, sidomos të popullit malësor, e bënë Migjenin të vuante më shumë se nga sëmundja që po i shkallmonte mushkëritë. Në Pukë më 16 qershor 1937 shkroi këngën e tij të fundit ‘‘Nën flamujt e melankolisë’’. Klima e rreptë e Pukës ia acaruan sëmundjen, prandaj vendosi t’i bjerë pas shëndetit, të dilte jashtë shtetit për shërim. Më 13 dhjetor 1937 mori lejen dhe vizën italiane. Në Itali u vendos në shtëpinë e motrës Olgës e cila studionte atje. Shëndeti sa vinte i dobësohej. Në klimën e ftohtë të Torintos sëmundja e tij i mori hov. Në dhjetor të vitit 1937 shkoi për kurim, në një sanatorium afër Torinos (Itali), sanotariumin ‘‘Shën Luigji’’ ku dhe vdiq më 26 gusht 1938.

    Pasqyrimi i varfërisë së thellë të masave zë vend qendror në botimet e Migjenit për shkrimtarin kishte rëndësi të madhe shoqërore që të dilte në dritë sa më qartë humnera e vuajtjeve, ku e kishte hedhur popullin regjimi reaksionar. Heronjtë e veprave të tij më të mira (“Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni?”, etj.) ishin të papunë që rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e gojës, malësorë që qëndronin në zgrip të jetës, të mjerë që nuk u kishte ecur në jetë dhe ishin flakur jashtë shoqërisë. Në “Poemën e mjerimit”, veprën e tij më të shquar, Migjeni përshkroi në tablo të gjallë dhe rrëqethëse të gëlltitjes së vështirë të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara, të venitjes së tyre fizike nën grushtin e mjerimit, që sundonte në vend dhe mbrohej nga monarkia çifligaro-borgjeze. Në një varg shkrimesh, si “Zoti të dhashtë” etj., Migjeni fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve që hiqte populli.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Agron Jaçe, maliqari që i dha shumë Skënderbeut

    June 21, 2023

    Ballço “ikona” që nuk shuhet kurrë… Është mbi 70 vjeç dhe tregoi që nuk jeton dot pa futbollin

    June 17, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.