Këshilli Bashkiak më mbledhjen e fundit miratoi dhënien e titujve të nderit “Krenaria e Qytetit” për dy ish futbollistët të cilët me pasion, përkushtim dhe dashuri i kanë dhënë shumë sportit pogradecar dhe jovetëm.
Festim Fetollari (pas vdekjes)
me motivacion: “Për kontributin e shquar dhe rezultate të larta që ka dhënë ndër vite si sportist dhe trajner në qytetin e Pogradecit, duke qenë shëmbull për brezat e rinj”.
Spartak Elmazi (pas vdekjes)
me motivacion: “Për kontributin dhe rezultatet e larta që ka dhënë ndër vite si sportist, ka mbështetur talentet e reja në futboll, duke spikatur me sjelljen e tij shëmbullore e qytetare”.
Mirënjohje për punën e tyre, por që fatkeqësisht u larguan para kohe nga jeta, por që do të kujtohen gjithmonë nga brezat për pasionin e tyre.