Sot është dita e lojërave me dorë, teksa do të luhet java e 4-t e kampionatit kombëtar në volejboll për femra. Skënderbeu ka udhëtuar qysh mbrëmë dhe është akomoduar në kryeqytet, ndërkohë që sot pret orën 17:00 për të luajtur javën e katërt.
Barleti Volley-Skënderbeu është përballja e pasdites në “Asllan Rusi”, ndërkohë që Skënderbeu ka vetëm një objektiv në këtë transfertë, për të dalë me tre pikë të plota.
Në tre javët e para Skënderbeu ka arritur të shënojë tre fitore, duke humbur vetëm një set dhe kjo ka bërë që të jetë me pikë të barabarta me Partizanin, por të renditet në vendin e dytë me 9 pikë.
Suksese vajzave të Skënderbeut në ndeshjen e sotme!
Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025
FAZA I
Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1
Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3
Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0
Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu 5 tetor 2024 Ora 17:00
Java 5 Skënderbeu-Pogradeci 12 tetor 2024 Ora 17:00
Java 6 Skënderbeu-Partizani 18 tetor 2024 Ora 17:00
Java 7 Tirana-Skënderbeu 25 tetor 2024 Ora 18:00
FAZA II
Java 8 Teuta-Skënderbeu 31 janar 2025 Ora 14:00
Java 9 Skënderbeu-Dinamo 8 shkurt 2025 Ora 17:00
Java 10 Vllaznia-Skënderbeu 14 shkurt 2025 Ora 14:00
Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley 22 shkurt 2025 Ora 17:00
Java 12 Pogradeci-Skënderbeu 14 mars 2025 Ora 17:00
Java 13 Partizani-Skënderbeu 21 mars 2025 Ora 17:00
Java 14 Skënderbeu-Tirana 28 mars 2025 Ora 17:00


