Stadiumi i Maliqit është i tillë pas rikonstruksionit të marrë kohët e fundit me iniciativë të vet kryetarit të bashkisë Gëzim Topçiu. Me ndërhyrje në tapet por edhe në stolat e tifozëve, stadiumi ka marrë një pamje të re.
Ndërkohë ajo që mund të thuhet ësht se ekipi ende nuk ka bërë blerje të cilat të jenë të bujshme për sa i përket pankinës maliqare.
Ajo që duhet theksuar është se Maliqi vitin e kaluar ka rrezikuar për të dalë nga kategoria, ndërkohë që këtë vit synimet janë për të qenë në top treshen e kategorisë së parë.