Ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për një 37 vjeçar nga fshati Burimas i Pogradecit pasi u konstatua se ishte duke kryer punime pa lejen përkatëse.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të ndërtimit pa leje
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 37 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.