Po ndiqet penalisht një 23 vjeçar nga fshati Trebinjë i Pogradecit, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e policisë në banesën e tij i janë gjetur një sasi e konsiderushme municionesh dhe armë gjahu pa leje përkatëse.
Matrialet e gjetura u sekuestruan dhe i kaluan prokurorisë.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të armëmbajtjes pa leje
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. T., 23 vjeç, banues në fshatin Trebinjë, Pogradec, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, iu gjet një armë gjahu me municion, pa lejen përkatëse, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


