Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Procedohen 9 protestues për bllokimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

    November 18, 2025

    Ndryshon masa e sigurisë për dy të pandehurit në vrasjen e Egli Progës

    November 18, 2025

    Ish-Senatoriumi, simbol i trashëgimisë korçare, rikthehet në shërbim të dijes

    November 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Tregimi i së dielës, “Dashnorja e burrit”

    Personazh October 29, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    DASHNORJA E BURRIT

    Egla shkon një herë në muaj tek varri i burrit. Zakonisht pasi thyhet mesdita. Nuk do ta shohë kush që po çon një lule tek ai që ia solli jetën përmbys vitet e fundit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ai i nxirosuri, Leksi,vrau veten andej nga motelet e Vaqarrit. Vrau dhe atë, dashnoren e tij të vogël në moshë. Aq të vogël sikur të ishte vajza e tij. Në fakt nga martesa e gjatë nuk patën vajzë. Veç dy djem. I madhi i martuar dhe me familje në Greqi, tjetri mbaron sivjet studimet në Londër. Leksi,burri,nuk kursehej të shkollonte çunat,i nxiste dhe çfarë fitonte e investonte së pari në shkollimin e tyre. Pa dituri nuk konkuron e pa garë kapitalizmi të kullufit,porosiste ai.

    Ndërrimi i rregjimit e gjeti të ri burrin. Fëmijët të vegjël e një ditë ai ngeli pa punë. Se erdhën këta të protestave dhe e nxorrën gati me shkelma nga komiteti. Por nuk u dëshpërua. U bashkua me Ladin dhe nisën tregti në Turqi me ca para marrë borxh nga Shyqyriu,krushku ynë. Dhe lodhja iu shpërblye. Bënë goxha para e morën toka për ndërtime. Atëherë më shpejt shitej pallati se buka në furrë.

    Leksi zgjeroi zyrat, punësoi njerëz dhe filloi të demonstronte inferioritetin e mesomoshës. Shihte vajza të reja, i joshte dhe më pas vazhdonin bisedat në motel. Kështu ecnin vitet. Punën e delegoi tek ca te rinj që ishin shkolluar në Itali e vetë një ditë në shtëpi e një javë bredhje brenda e jashtë vendit.

    Ndërkohë punët ecnin mbroth. Deri sa u takua me Monën dhe atje ngeci. U lidh sikur e kishte dashuri të parë. Gruaja mori vesh diçka, por ai e mohonte. Një ditë shkoi dhe e takoi tek shkolla. E kishte futur Leksi të jepte muzikë. Goca e bukur si drita.

    -Jam gruaja.

    -E di. Të njoh.

    Më tej nuk u bë muhabet. Egla u kthye mbrapsht dhe nuk po i jepte dum kësaj lidhjeje. Kjo vajzë mund të bjerë në dashuri me këdo. Pse ngeli tek burri im.

    Hera herës i shkonte ndër mend divorci,por i kujtohej djali që sapo ishte fejuar,tjetri në Angli…Turp, turp, po për kë? Heshtte dhe e linte ngjarjen të rridhte vetë. Diku do gjente uji një pritë.

    Erdhi dhe ajo ditë. I tregoi Vera, shoqja e vet se dashnorja, kështu e quanin, kishte zënë një të dashur, një çun nga Tirana që kishte filluar punë në bashki si inxhinier. U lehtësua dhe mendoi se zoti nuk harron. Por, një mëngjes zilja e telefonit e çoi vrulltas. Mendoi se ishte çuni:

    -Hë, bir, si je?

    -Flasim nga komisariati. Burri juaj ka vrarë veten dhe një vajzë që po e identifikojmë. Mund të vini sa më shpejt.

    Sikur i ra qyteti sipër. Me shapka arriti atje dhe i njohu të dy. Më pas dilemat ta varros unë apo bashkia, të thërres njerëz, apo hiç frymë rreth xhenazes? Djemtë pyetën se si ndihej. I mësuan të gjitha dhe i thanë a të vijnë për varrim apo më pas?

    -Ejani, një dhëmb i sëmurë hiqet, nuk shtyhet se veç lëngatë sjell.

    Nuk u çudit kur pa kaq e kaq njerëz. Leksi ishte shoqeror dhe bamirës,nuk harxhonte veç me femra,jepte ndihma për këdo. U duk para njerëzve jo me dhimbje, por as e qeshur. E varrosën gati sikur ishte ndonjë lojtar futbolli. Hodhi sytë nga parcela e gocës dhe pa vetëm të ëmën e saj me dy varrmihësit. Murga, shqiptoi gati me zë.

    Që atëherë vjen një herë në muaj tek Leksi. Nuk e fali, por e mëshiroi. Rri një copë herë me sytë mbi foton e tij. I kujtohen plot ditë e vite të bukura. Më pas, nuk rri më. Ngrihet e nuk del nga varrezat.

    Ecën drejt varrit të Monës,dashnores. Një grumbull dheu e sipër e anuar emri i saj. Kallogre, ç’qe ky fat i zi për ty, psherëtin dhe ndjen keqardhje. Jo se u lidh me Leksin, por që u shit tek ai. Iu gëzua dhuratave, udhëtimeve dhe kënaqësive të moshës. Burri ishte plot shëndet e i gjallë, por babai i saj quhej. Dashuri e shitblerë, ku njëra bëhet kurtizane e tjetri pronar. Atje nis dhe thyerja e balancave,rritet xhelozia se prona është shpirt,është luftë. Leksi që mos ia linte askujt e mori me vete. Fatzezë, moj korbë.

    Pastaj i le një karafil të kuq dashnores dhe i drejton tabelën e emrit. Që kur të vijë sërish mos e gjejë të vidhisur.

    -Kallogre, kallogre…- largohet dhe çapitet drejt shtëpisë së saj…

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Parashikimi i motit për Qarkun e Korçës

    November 18, 2025

    Korçë – Policia procedon dhe arreston disa shtetas për vepra të ndryshme penale

    November 17, 2025

    Protestë në Trebinjë: Banorët kundër mbylljes së rrugës së vjetër hyrëse

    November 17, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Procedohen 9 protestues për bllokimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

    November 18, 2025

    Ndryshon masa e sigurisë për dy të pandehurit në vrasjen e Egli Progës

    November 18, 2025

    Ish-Senatoriumi, simbol i trashëgimisë korçare, rikthehet në shërbim të dijes

    November 18, 2025

    Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, vizitë në Korçë: Shkolla “Raqi Qirinxhi”, simbol i traditës dhe inovacionit arsimor

    November 18, 2025

    Parashikimi i motit për Qarkun e Korçës

    November 18, 2025

    Korçë – Policia procedon dhe arreston disa shtetas për vepra të ndryshme penale

    November 17, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Ish-Senatoriumi, simbol i trashëgimisë korçare, rikthehet në shërbim të dijes

    November 18, 2025

    Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, vizitë në Korçë: Shkolla “Raqi Qirinxhi”, simbol i traditës dhe inovacionit arsimor

    November 18, 2025

    Protestë në Trebinjë: Banorët kundër mbylljes së rrugës së vjetër hyrëse

    November 17, 2025
    Më të klikuarat

    Konflikt me sende të forta në Bulgarec, 4 shtetas procedohen penalisht

    November 15, 2025

    Korçë — Procedohet penalisht 43-vjeçarja që parkoi automjetin në mënyrë të parregullt

    November 14, 2025

    Korçë – Policia procedon dhe arreston disa shtetas për vepra të ndryshme penale

    November 17, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.