Mesfushori fantazist Dean Liço realizoi golin e katërt për Skënderbeun kundër Tiranës dhe ishte një nga lojtarët më të mirë bardhekuq në këtë sfidë.
Pas ndeshjes me triumf të Skënderbeut Liço tha se sot dhanë maksimumin dhe iu treguan të gjithëve kush është Skënderbeu.
‘Tirana është një ndër ekipet më të mira në Shqipër, ne sot treguam kush është Skënderbeu i vërtetë. Dhamë maksimumin me të gjithë çunat dhe treguam çfarë loje të mirë kemi bërë.
Ndeshjet e tjera jemi munduar të japim maksimumin, por nuk ja kemi dalë si sot, sot treguam që sa vlejmë të gjithë.
Ne kemi të gjithë mundësitë për të shkuar lart dhe në top 4-she pavarësisht se nuk duam të deklarojmë diçka pasi është akoma shumë shpejt, por ne i kemi të gjithë mundësitë, i kemi treguar në çdo ndeshje çfarë mundësish kemi”, deklaroi ai për “MCN TV”.