Elbasani duket se nuk ka humbur kohë për të gjetur trajnerin e ri. Pas largimit të Roberto Bordin, klubi verdheblu raportohet se ka arritur marrëveshjen me Ivan Gvozdenovic.
Tekniku serb u largua nga Skënderbeu vetëm pak ditë më parë, ndërsa përgatitet të rikthehet sërish në stolin e një tjetër ekipi.
Thuhet se marrëveshja mes palëve është arritur, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi. Gvozdenovic e njeh mirë kampionatin shqiptarë, pasi vetëm pak ditë më parë u largua nga Skëndebeu, ekip me të cilin arriti të surprizojë të gjithë në Superiore sezonin e kaluar.