Një 42 vjeçar nga fshati Vërdovë i Pogradecit u kap duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve përkatëse.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të ndërtimit pa leje
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në fshat u kap duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.