Një 65 vjeçar nga Vlora ka shkaktuar një aksident në Pogradec pranë fshatit Gështenjas. Sipas policisë 65 vjeçari ka përplasur një mjet tjetër që drejtohej nga një 26 vjeçare e cila u plagos duke përfunduar në spitalin e Pogradecit, por jashtë rrezikut për jetën.
Policia njoftoi se:
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale aksidentit me automjet
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë shtetasin G. Ç., 65 vjeç, banues në Vlorë, pasi në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, me automjetin tip “Toyota” që drejtonte, ka përplasur automjetin tip “Benz” me drejtuese shtetasen I. H., 26 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, e cila u transportua në spital, për ndihmë mjekësore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


