Kandidati i PS Ilir Xhakolli ka vijuar turin e takimeve dhe diskutimeve këtë herë me operatorët turistikë të Pogradecit.
Xhakolli vuri në dukje se është punuar fort në 4 vitet e shkuara që Pogradeci të mos zhvillojë vetëm turizmin klasik, por ka hedhur hapa të shumta edhe turuzmin kulturore dhe atë malor. Xhakolli theksoi se dashuria për qytetin dhe vullneti për ta transformuar atë ka qenë dhe mbetet e lartë, ashtu si operatorët turistikë kanë qenë mjaft bashkëpunues.
Shumë projekte kemi bërë, shumë janë në zbatim dhe të tjera do vijojmë me qëllim që ta çojmë Pogradecin në një shkallë më të lartë zhvillimi tha Xhakolli.Ai përmendi disa prej projektve që po zbatohen në funksion të turizmit siç është:
Shëtitorja e Tushemishtit
Parku Ujor Drilon-Tushemisht
Loti 2-të i rrugës Pogradec-Dogana Tushemisht.
Ndërsa pritet që në vazhdim të nisi investimi në lagjet historike Topleci dhe Naim Frashëri, Shëtitoren buzë liqenit, rikualifikimin urban në Lin projekte të cilat pritet ti japin një tjetër frymëmarrje turizmit në këtë qytet.