Skënderbeu si klub dhe skuadër po kalon një nga situatat më të vështira të historisë së tij futbollistike, dhe së fundi këtë e tregon rënia në fundin e renditjes në kategorinë Abisnnet Superiore.
Nëse nuk është spekullim mediatik, për gjendjen e turbullt të klubit po shihen lajme sikur trajneri o sapoafruar Ernest Gjoka po rishikon marrdhëniet e tij me klubin për shkak të problemeve në kampin bardhekuq. Ndërkaq dalin zëra se edhe portieri Marko Aliaj, një nga nga më të mirët në ekipin e Skënderbeut, ka paralajmëruar largimin e tij nga Korça.
Me siguri, merkato futbollistike e dimrit do të sjellë zhvillime në rradhët e ekipit dhe klubit “Skënderbeu. Nëse ka largime të lojtarëve kryesorë, bardhekuqtë bëhen edhe më anemikë për këtë sezon dhe rrezikojnë seriozisht qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.