Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Zi në futbollin dhe kriket australian, shuhet papritur shqiptari korçar Nick Mustafa

    Bota June 13, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shuhet papritur shqiptari korçar Nick Mustafa, një nga ikonat vendase të futbollit dhe sportit të kriket në shtetin e Viktorias, Australi.

    Një lajm tejet i hidhur dhe i trishtuar vjen nga Australia e largët, nga shteti i Viktorias, aty ku edhe jeton komuniteti më i madh i emigrantëve me origjinë shqiptare.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Nick Mustafa është me origjinë shqiptare nga të dy prindërit e tij, babai nga mërgimtarët e parë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, ndërsa nëna Anila Hyska Mustafa nga Kamenica e Korçës, emigruar në Australi në vitet e para të demokracisë.

    Komunitet sportiv i shtetit viktorian është në zi, dhimbje dhe hidhërim të papërshkruar për vdekjen e papritur dhe parakohe të ikonës vendase të futbollit dhe trainerit për moshat e reja (vajza) në sportin aq të bukur e të suksesshëm të kriket, Nick Mustafa, i njohur me emrin e sportit “Musty” (Musti).

    Klubet e futbollit dhe kriketit në Templestowe, Viktoria, Australi janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e trishtuar dhe të fundit Nick Mustafës, 26-vjeçari shqiptar me origjinë nga Korça, lindur në Australi, një nga ikonat vendase mjaft të njohur të futbollit dhe kriket austrialian, i njohur edhe me emrin e sportit “Musti” (Musty), i cili ishte një anëtar i përkushtuar i të dy klubeve sportive.

    Presidenti i Klubit të Futbollit në Templestowe, Russel Smith lëshoi një deklaratë në emër të të gjithë komunitetit sportiv. Komuniteti sportiv viktorian në Templestowe, është tejet i trishtuar dhe në pikëllim për ndarjen e papritur nga jeta së ikonës vendase Musti-t, Nick Mustafa.

    Nick Mustafa ka luajtur për të rinjtë në Doncaster dhe Warrandyte Doncaster Heights përpara se të mbërrinte në Templestowe si lojtar i të rriturve. Ai luajti tetë ndeshje në rezervat e klubit këtë vit, duke mos i hequr këpucët deri të shtunën javën e kaluar, përpara fundjavës së gjatë të “Ditëlindjes së Mbretit të trajnimit të moshave të reja”, Nick Mustafa!

    Mustafa ishte gjithashtu një trajner i përkushtuar në klubin e kriketit, ku mbahet mend si “mbreti i moshave të reja’ Vdekja e papritur e Musti-t shkaktoi dhimbje të madhe shpirtërore në krejt komunitetin e Templestowe dhe më gjerë.

    “Absolutisht ishte një djalë i mrekullueshëm dhe tejet i sinqertë që kam takuar ndonjëherë. Faleminderit për gjithçka që ju bëtë për Violet, vajzën time dhe të gjithë fëmijët. Fjalët nuk mund të shprehin se si janë copëtuar

    zemrat tona, sot. Lutjet, mendimet dhe gjithë dashuria e familjes tonë shkojnë për familjen tuaj. Ti kishe një zemër flori dhe ishe një mentor masiv i Violet-it dhe ajo thjesht të adhuronte si një vëlla i madh.

    Pusho në paqe, Musti, kjo botë është thjesht e padrejtë.”, u shpreh mes ngashërimit e lotëve, Nicole Jennifer Muleta.

    Ndërsa Travis Wason shtoi: “Një lajm kaq i trishtuar që dëgjova më hidhëroi e pikëlloi së tepërmi. Në këtë moment dhimbjeje dhe pikëllim, lutjet dhe mendimet e mia shkojnë për familjen e Mustit, si këtu dhe jashtë shtetit, në Shqipëri. “Pasi e stërvita atë si lojtar futbolli më pas Mustin do e kisha trajnerin e tim biri Hunter, në kriket, dhe më ka bërë shumë përshtypje se sa lojtar i madh ishte ai, shumë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm edhe për kolegët e tjerë. Të djelën e kaluar ishte me të rinjtë duke ndjekur ndeshjen e Hunter’s footy.”

    Pusho në paqe, Musti!

    Shkrimi është marrë nga 7NEWS.com.au

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Korçë | Arrestime dhe procedime penale për vjedhje, dhunë në familje, konflikte dhe baste sportive

    December 29, 2025

    Histori / Anëtarësimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, sot pas 105 viteve

    December 17, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    “Poli i Dijes” në Korçë drejt përfundimit, një hapësirë moderne për studentët

    March 4, 2025

    Fatos Olldashi/ Mjeku pogradecar që shëron Hernien Diskale  

    January 1, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.