Mbyllet zyrtarisht Gjykata e shkallës së parë të këtij qyteti. Të gjitha dosjet në gjykim që arrijnë një numër prej 600 të tillash transferohen në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë.
Sipas avokatit Endri Çela kjo mbyllje ka rritur kostot e qytetarëve prej disa javësh tashmë. Nga ana tjetër edhe 20 avokatë në Pogradec po mendojnë zhvendosjen nga ky qytet pa gjykatë.
Mbyllja e kësaj gjykate ndodhi si pasojë e reformës së re të gjyqësorit e cila në qarkun Korçë ka mbyllur gjykatën e apelit, atë civile Gjykatën e Pogradecit, Prokurorinë dhe Shërbimin e Provës të këtij qyteti.