Author: Kolibri 1

Qarku i Korçës do të përjetojë një ditë tipike të fillim-shtatorit, me mëngjese të freskëta dhe pasdite të ngrohta. Sipas të dhënave meteorologjike, moti do të mbetet kryesisht i kthjellët në të gjashtë bashkitë e qarkut, pa reshje shiu dhe me kushte të favorshme për aktivitete në natyrë. Në qytetin e Korçës, temperaturat e mëngjesit do të luhaten rreth 11–13°C, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 26–30°C, nën një qiell të pastër dhe me diell të plotë. Pogradeci do të ketë një ditë të kthjellët dhe të qetë, me temperatura që do të variojnë nga 10°C në orët…

Read More

Një dhuratë me vlerë për qytetin e Korçës – Monografia e piktorit Fatmir Haxhiu i shtohet fondit kulturor të qytetit Një tjetër vlerë i shtohet trashëgimisë kulturore të qytetit të Korçës. Familja Haxhiu ka dorëzuar zyrtarisht në Bashkinë e Korçës monografinë e piktorit të njohur shqiptar, Fatmir Haxhiu, titulluar si “Piktor i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”. Ky botim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në dokumentimin e jetës dhe veprës së një prej figurave më të rëndësishme të artit figurativ shqiptar. Monografia do të pasurojë fondin e Galerisë së Arteve dhe Bibliotekës “Thimi Mitko”, duke u vënë në…

Read More

Ajla, një vajzë e vogël vetëm 3-vjeçare, po kalon muajt më të vështirë të jetës së saj, duke luftuar me një sëmundje të rëndë në zemër. Pas ekzaminimeve të kryera në Shqipëri, mjekët konstatuan probleme serioze kardiake – disa arterie dhe një valvul që kërkojnë ndërhyrje të ndërlikuara kirurgjikale. Për shkak të kompleksitetit të rastit dhe moshës së njomë të Ajlës, familja u detyrua të kërkonte ndihmë mjekësore jashtë vendit. Ajo ndodhet aktualisht në spitalin “Memorial” në Turqi, një nga qendrat më të specializuara për sëmundjet e zemrës tek fëmijët. Deri tani, vogëlushja i është nënshtruar tre operacioneve të rënda.…

Read More

Me ardhjen e stinës së verës dhe rritjen e temperaturave, Korça dhe zonat përreth saj po shndërrohen në një nga destinacionet më të kërkuara të turizmit malor në Shqipëri. Turistë vendas dhe të huaj po zgjedhin gjithnjë e më shumë juglindjen për të shijuar natyrën, kulturën, historinë dhe freskinë që ofron ky rajon. Guida turistike Nuredin Nazarko tregon se tashmë janë disa agjenci që po organizojnë ture për turistë nga vende të ndryshme europiane. Ai thekson se interesimi është në rritje, sidomos për aktivitetet në natyrë si ecjet malore, vizitat në fshatrat karakteristikë, eksplorimet kulturore dhe gatimet tradicionale. “Janë grupe…

Read More

Ndërhyrja e radhës në Libonik: Bashkia Maliq nis punimet për sistemim dhe asfaltim rrugësh me buxhetin 2025 Bashkia Maliq ka nisur një tjetër investim të rëndësishëm në Njësinë Administrative Libonik, konkretisht në zonën e Klocës. Kryetari i Bashkisë, Gëzim Topçiu, ka njoftuar nisjen e punimeve për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve dhe shesheve, një projekt që financohet nga buxheti i vitit 2025. “Puna sapo ka filluar dhe ndërhyrje të tjera do të vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë,” shprehet Topçiu, duke theksuar angazhimin e Bashkisë Maliq për të përmirësuar infrastrukturën rrugore në të gjitha njësitë administrative të saj. Ky projekt është…

Read More

Kayak Fest Albania 2025 është ngjarja më e madhe e kajakimit në Shqipëri, që zhvillohet nga 27 deri më 29 qershor në ambientin spektakolar të Liqenit të Prespës. Tre ditë plot aktivitete në natyrë, aventura në kajak, tradita lokale dhe muzikë live ju presin për një eksperiencë të paharrueshme. Programi i Kayak Fest Albania 2025 Dita 1 – E premte, 27 Qershor Dita e parë fillon me mikëpritjen dhe njohjen me ambientin e bukur natyror të Liqenit të Prespës, ku pjesëmarrësit do të mësojnë rreth terrenit dhe zonës. Më pas, në orën 18:00, do të prezantohen llojet e ndryshme të…

Read More

Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ka marrë pjesë në një takim pune të organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ku ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë së Chambéry-së dhe ish-ministër francez, z. Thierry Repentin, Ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj. Catherine Suard, si dhe përfaqësues të Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD). Gjatë takimit, u diskutua mbi dy projekte të rëndësishme për rajonin e Korçës: • Zhvillimi i Master Planit të Turizmit të Qëndrueshëm, që synon një qasje të re për promovimin e turizmit cilësor, me fokus te ruajtja e mjedisit dhe trashëgimisë kulturore; • Trajnimi profesional në fushën…

Read More

Në ambientet e Bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua sot një tryezë bashkëpunimi në kuadër të programit Zero City Lab, një nismë inovative që synon afrimin e aktorëve lokalë për zgjidhje të qëndrueshme në menaxhimin e mbetjeve dhe zhvillimin e ekonomisë qarkulluese. Në qendër të diskutimeve ishte bashkëpunimi i institucioneve vendore me universitete, biznese dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për të adresuar sfida konkrete në sektorë si bujqësia, turizmi dhe industria tekstile. Gjatë tryezës u njoftua se së shpejti do të hapet thirrja për grante, ku bizneset vendore do të kenë mundësinë të aplikojnë për mbështetje financiare deri në…

Read More

Nga data 1 deri më 31 Korrik 2025, Bashkia Devoll në bashkëpunim me Qendrën Shumëfunksionale Komunitare organizon Kampin Veror për Fëmijë, një iniciativë për të ofruar një verë të paharrueshme për fëmijët e moshës 5 deri në 15 vjeç. Kampi do të zhvillohet gjatë ditëve të javës, me pushim në fundjavë (të shtunave dhe të dielave). Gjatë këtij muaji, fëmijët do të përfshihen në një program të pasur me aktivitete që nxisin zhvillimin social, fizik dhe krijues: • Aktivitete artistike • Eksplorime në natyrë • Sporte të ndryshme • Lojëra dhe punë në grup Vendndodhja: Qendra Shumëfunksionale Komunitare, Devoll Për…

Read More

Dy shtetas janë proceduar penalisht në Bilisht nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Korçë, të dyshuar për evazion fiskal. Gjatë një kontrolli të ushtruar në një kamion të drejtuar nga shtetasi U. L., 57 vjeç, me mallra në pronësi të shtetasit G. Xh., 69 vjeç, policia konstatoi një sasi më të madhe aksesorësh për mobilieri sesa ajo e deklaruar në faturat tatimore përkatëse. Strukturat e policisë bëjnë me dije se hetimet vijojnë, ndërsa theksojnë se do të ketë kontrolle të vazhdueshme në funksion të parandalimit të abuzimeve me dokumentacionin fiskal dhe mbrojtjes së tregtisë së ndershme. Policia…

Read More