Author: Kolibri 1

Në kuadër të 31 Majit, Ditës Botërore Kundër Duhanit, Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në Korçë, në bashkëpunim me nxënësit e gjimnazit “Faik Konica”, organizoi një aktivitet sensibilizues me qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve për rreziqet e duhanit. Aktiviteti u mbajt në ambientet e Galerisë së Arteve “Guri Madhi”, ku u hap një ekspozitë me titullin “Jeto me ngjyra”. Nëpërmjet punimeve artistike dhe thënieve simbolike, nxënësit përcollën një mesazh të qartë: të rinjtë duhet t’i thonë JO duhanit dhe t’i japin përparësi një jete të shëndetshme, të mbushur me ngjyra, art dhe pozitivitet. Koordinatori i COD Korçë, Ardi Karanxha,…

Read More

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve festohet çdo vit më 1 Qershor në shumë vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë. Kjo është një ditë e veçantë që i kushtohet fëmijëve, me qëllimin për të theksuar rëndësinë e të drejtave të tyre dhe kujdesin që ata meritojnë nga shoqëria. Origjina e kësaj feste lidhet me një ngjarje të rëndësishme të vitit 1925, Kongresin Botëror për Mbrojtjen e Fëmijëve që u mbajt në Gjenevë më 1 Qershor. Në të njëjtën ditë, në Kinë u organizua një festival për fëmijët jetimë, dhe përputhja e këtyre dy ngjarjeve ndikoi që kjo datë të zgjidhej për të…

Read More

Këtë të dielë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Qytezën e Fëmijëve në Korçë do të organizohet një festë e veçantë për më të vegjlit, e mbushur me aktivitete argëtuese dhe surpriza të shumta. Aktiviteti do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 13:00 dhe synon të krijojë një atmosferë festive, ku fëmijët të ndihen të vlerësuar, të gëzuar dhe të lirë për të shprehur talentin dhe energjinë e tyre. Të pranishmit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në lojëra sportive, këndim karaoke, kërcime, interpretime artistike, pikturim në fytyrë, si dhe të argëtohen me maskotat e tyre…

Read More

Në pedonalen e qytetit të Korçës, gjen një hapësirë unike kushtuar artit të trashëgimisë shqiptare: Etno Art, një galeri etnografike e konceptuar dhe realizuar nga kostumografja Lirika Pojani. E vendosur në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, galeria përfaqëson një ndërthurje mes artit, historisë dhe identitetit kombëtar. Etno Art është më shumë se një ekspozitë, është një rrëfim i gjallë i veshjeve tradicionale shqiptare, të cilat janë ruajtur, rikrijuar dhe interpretuar me mjeshtëri nga Lirika Pojani, një emër i njohur në fushën e kostumografisë dhe artit skenik. Çdo kostum i paraqitur në këtë galeri mbart një histori dhe…

Read More

Studentët e Departamentit të Marketing-Turizmit në Universitetin “Fan S. Noli” zhvilluan një veprimtari në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Parqeve Kombëtare, me fokus në ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e të rinjve në mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit. Aktiviteti u zhvillua në Parkun Kombëtar të Prespës, një nga zonat më të rëndësishme të mbrojtura në Shqipëri, ku studentët morën pjesë në trajnime për identifikimin e specieve, punë në terren në shtigjet e parkut dhe monitorim të biodiversitetit në zonën bregliqenore. Përmes kësaj nisme, studentët përcollën mesazhin se edhe zonat e mbrojtura, si Parku i Prespës, përballen me kërcënime të shumta, përfshirë prerjet…

Read More

Studentët e Departamentit të Marketing-Turizmit në Universitetin “Fan S. Noli” zhvilluan një veprimtari në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Parqeve Kombëtare, me fokus në ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e të rinjve në mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit. Aktiviteti u zhvillua në Parkun Kombëtar të Prespës, një nga zonat më të rëndësishme të mbrojtura në Shqipëri, ku studentët morën pjesë në trajnime për identifikimin e specieve, punë në terren në shtigjet e parkut dhe monitorim të biodiversitetit në zonën bregliqenore. Përmes kësaj nisme, studentët përcollën mesazhin se edhe zonat e mbrojtura, si Parku i Prespës, përballen me kërcënime të shumta, përfshirë prerjet…

Read More

Në ambientet e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës (UNIKO), u zhvillua sot një aktivitet i veçantë akademik, ku u prezantua puna 5-vjeçare studimore dhe botuese e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), e fokusuar në gjuhën, letërsinë, historinë, antropologjinë dhe folklorin arbëresh. Takimi u hap me përshëndetjen e dekanes së Fakultetit, prof. as. dr. Jonela Spaho, e cila falënderoi organizatorët dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me Qendrën përmes projekteve të reja të përbashkëta. Veprimtaria u organizua nga Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë, ku përgjegjësi i departamentit, prof. as. dr.…

Read More

Është mbyllur zyrtarisht afati për aplikimet në skemat kombëtare të subvencioneve bujqësore, ndërsa Qarku i Korçës ka rezultuar sërish një ndër qarqet me numrin më të lartë të aplikimeve në nivel kombëtar. Sipas drejtorit të Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Korçë, Vullnet Gjolla, interesi i fermerëve ka qenë i qëndrueshëm përgjatë gjithë periudhës së aplikimeve, të cilat këtë vit janë zhvilluar në një afat më të gjatë dhe më të lehtësuar krahasuar me vitet e mëparshme. “Sivjet ka pasur një risi, ku afatet e aplikimit kanë qenë më të gjata. Kemi pasur afërsisht një muaj e gjysmë kohë dhe s’ka…

Read More

Në Pogradec do të organizohet një aktivitet festiv me rastin e çeljes së sezonit turistik veror, duke sjellë një ditë të mbushur me argëtim, kulturë dhe sport për të gjithë qytetarët dhe vizitorët. Qyteti liqenor do të gjallërohet me ngjyra, muzikë dhe energji pozitive, duke e shndërruar këtë ngjarje në një pikënisje simbolike të verës. Aktivitetet do të nisin në orën 10:00 me performancën e bandës frymore, e cila do të parakalojë nëpër rrugët kryesore të qytetit për të krijuar një atmosferë festive, e më pas do të ngjitet në skenën qendrore. Në orën 10:30, të ftuarit do të shoqërohen…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka pritur në një takim zyrtar në ambientet e bashkisë kryetarin e Bashkisë së Kosturit (Greqi), Giannis Korentsidis. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe u fokusua në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy qyteteve fqinje. Gjatë diskutimeve, palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në fusha si kultura, arti, sporti dhe turizmi, duke identifikuar gjithashtu mundësitë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta që mund të mbështeten nga fondet e Bashkimit Europian. “Korça dhe Kosturi ndajnë një histori të hershme bashkëpunimi dhe jemi të vendosur ta çojmë këtë marrëdhënie edhe më tej me projekte konkrete…

Read More