Author: Kolibri 1
Një 23-vjeçar u arrestua nën dyshimin se i përvetësoi një shume prej rreth 180 000 lekësh një të riu që po përgatitej të udhëtonte jashtë shtetit. Burime pranë hetuesve thanë se G. T. premtoi sigurimin e një vize pune në Itali kundrejt pagesës paraprake. Kur dokumentet nuk mbërritën, viktima bëri kallëzim. “Është rasti tipik i shitjes së ‘shpresës për emigrim’,” sqaroi një oficer hetimor, duke paralajmëruar për shtimin e skemave të tilla pas liberalizimit të tregut evropian të punës sezonale. Ndaj të dyshuarit rëndon akuza “Mashtrim” që parashikon deri në 5 vite burg. Njoftimi zyrtar i policisë; “G. T., 23…
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Korçës, H. Ledian Cikalleshi, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë të qarkut, duke theksuar rëndësinë e mirënjohjes ndaj Zotit dhe solidaritetit me ata që kanë nevojë. “T’ju sjellë kjo festë paqe, lumturi dhe begati në familjet tuaja”, – u shpreh Myftiu në mesazhin e tij. Ai kujtoi simbolikën e sakrificës së profetit Ibrahim (a.s.) dhe të birit të tij Ismail (a.s.), si një shembull i devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit, por edhe i marrëdhënies së drejtë prind-fëmijë. “Të bëhemi falënderues për të gjitha mirësitë që kemi dhe…
Dikur simboli i shpirtit ortodoks, kulturës dhe rezistencës identitare të qytetit të Korçës, Katedralja e Shën Gjergjit – e njohur si “Engjëlli Mbrojtës i Korçës” – nuk ekziston më. U hodh në erë në vitin 1968 nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, në një nga aktet më të errëta të luftës ndaj fesë dhe kujtesës historike shqiptare. E ndërtuar mes viteve 1881–1905, kjo katedrale madhështore ishte dhuratë e filantropit Anastas Avramidhi-Lakçe dhe u kthye shpejt në një pikë referimi për komunitetin ortodoks. Ajo mbeti në histori si vendi ku u mbajt për herë të parë meshë në gjuhën shqipe në…
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Qinam, në njësinë administrative të Ersekës, ku një burrë 66-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike, ndërsa ishte duke punuar në tokën e tij. Sipas informacioneve paraprake të bëra publike nga Policia, dyshohet se shtetasi A. A., banor i zonës, është goditur nga një rrufe, teksa ndodhej në arat e tij rreth orës 18:30. Goditja e rrufesë dyshohet të ketë qenë fatale, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj…
Një 30-vjeçar nga fshati Boboshticë ka rënë në prangat e Policisë së Korçës, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar një automjet pa qenë i pajisur me leje drejtimi. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, arrestimi është bërë nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, të cilët gjatë kontrolleve të zhvilluara në territorin e njësisë administrative të Boboshticës, kanë ndaluar mjetin që drejtohej nga shtetasi Dh. Gj., 30 vjeç. Gjatë verifikimeve të dokumentacionit të drejtuesit, rezultoi se ai nuk ishte pajisur asnjëherë me leje drejtimi, duke kryer kështu një shkelje të rëndë të rregullave të qarkullimit rrugor.…
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi punimet në kantierin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Balluku u shpreh se punimet në kantier po shkojnë shumë mirë. “Kantieri po shkon shumë mirë, por atje pak më lart, te kodra, kemi problematika. Këtu jemi në lartësitë e zonës dhe në dimër kantieri nuk funksionon, për shkak të motit. Edhe tani në maj, këtu është ftohtë. Ecuria në këto kantiere është në pranverë dhe deri në fund të vjeshtës. Duhet mirëmbajtja e kësaj rruge”, theksoi Balluku ndër të tjera.
Myftinia e Zonës Korçë ka njoftuar se falja e Namazit të Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë të qytetit do të zhvillohet ditën e premte, më 6 qershor 2025, në një ceremoni të përbashkët në oborrin e xhamisë historike “Iljas Bej Mirahori”. Sipas njoftimit, programi i Bajramit do të nisë në orën 06:15 me ligjërata fetare, ndërsa namazi i Kurban Bajramit do të falet në orën 06:45, për të gjitha xhamitë e qytetit. Organizimi i përbashkët për të dy xhamitë e qytetit synon të forcojë ndjenjën e bashkësisë, solidaritetit dhe paqes mes besimtarëve, në një nga festat më të…
Një reagim i fortë ka ardhur nga eksperti i pasurive të paluajtshme, Gerhard Kreka, përmes një postimi të publikuar në profilin e tij në Facebook, ku kritikon ashpër praktikat e gabuar në tregun imobiliar shqiptar, veçanërisht fryrjen e çmimeve të pronave nga agjentët. “Mjaft më me mashtrime – po e helmoni tregun imobiliar!”, shkruan Kreka, duke e cilësuar listimin e pronave me çmime të fryra si mashtrim, dhe jo si “gabim” apo “strategji”. “Nuk po ndihmoni pronarët – po i mashtroni. Nuk po i shërbeni blerësve – po i largoni nga tregu. Nuk po rrisni vlerën e tregut – po…
Një 37-vjeçar nga qyteti i Korçës është vënë nën hetim nga autoritetet pas një kontrolli të ushtruar në subjektin e tij privat, ku u konstatua se kishte një punonjës të padeklaruar pranë institucioneve përkatëse. Ngjarja është bërë e ditur nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, e cila në bashkëpunim me strukturat tatimore, ka nisur hetimet për këtë rast të punësimit informal. Sipas burimeve zyrtare, gjatë kontrollit në ambientet e biznesit, efektivët kanë konstatuar se një prej të punësuarve nuk figuronte i regjistruar në organet kompetente, çka përbën një shkelje të rëndë të ligjit për marrëdhëniet e punës dhe kontributet shoqërore.…
Një vajzë e re me origjinë nga Çekia, e cila ndodhej në qytetin e Korçës për qëllime turistike, ka përfunduar në spital pasi u rrëzua nga motori që po drejtonte. Ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme, teksa 24-vjeçarja po eksploronte zonën me mjetin e saj. Sipas të dhënave paraprake, e reja humbi kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe u rrëzua, duke pësuar dëmtime të lehta. Ajo është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur një procedim penal për shkelje…

