Author: Kolibri 1
Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ka marrë pjesë në një takim pune të organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ku ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë së Chambéry-së dhe ish-ministër francez, z. Thierry Repentin, Ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj. Catherine Suard, si dhe përfaqësues të Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD). Gjatë takimit, u diskutua mbi dy projekte të rëndësishme për rajonin e Korçës: • Zhvillimi i Master Planit të Turizmit të Qëndrueshëm, që synon një qasje të re për promovimin e turizmit cilësor, me fokus te ruajtja e mjedisit dhe trashëgimisë kulturore; • Trajnimi profesional në fushën…
Në ambientet e Bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua sot një tryezë bashkëpunimi në kuadër të programit Zero City Lab, një nismë inovative që synon afrimin e aktorëve lokalë për zgjidhje të qëndrueshme në menaxhimin e mbetjeve dhe zhvillimin e ekonomisë qarkulluese. Në qendër të diskutimeve ishte bashkëpunimi i institucioneve vendore me universitete, biznese dhe përfaqësues të shoqërisë civile, për të adresuar sfida konkrete në sektorë si bujqësia, turizmi dhe industria tekstile. Gjatë tryezës u njoftua se së shpejti do të hapet thirrja për grante, ku bizneset vendore do të kenë mundësinë të aplikojnë për mbështetje financiare deri në…
Nga data 1 deri më 31 Korrik 2025, Bashkia Devoll në bashkëpunim me Qendrën Shumëfunksionale Komunitare organizon Kampin Veror për Fëmijë, një iniciativë për të ofruar një verë të paharrueshme për fëmijët e moshës 5 deri në 15 vjeç. Kampi do të zhvillohet gjatë ditëve të javës, me pushim në fundjavë (të shtunave dhe të dielave). Gjatë këtij muaji, fëmijët do të përfshihen në një program të pasur me aktivitete që nxisin zhvillimin social, fizik dhe krijues: • Aktivitete artistike • Eksplorime në natyrë • Sporte të ndryshme • Lojëra dhe punë në grup Vendndodhja: Qendra Shumëfunksionale Komunitare, Devoll Për…
Dy shtetas janë proceduar penalisht në Bilisht nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Korçë, të dyshuar për evazion fiskal. Gjatë një kontrolli të ushtruar në një kamion të drejtuar nga shtetasi U. L., 57 vjeç, me mallra në pronësi të shtetasit G. Xh., 69 vjeç, policia konstatoi një sasi më të madhe aksesorësh për mobilieri sesa ajo e deklaruar në faturat tatimore përkatëse. Strukturat e policisë bëjnë me dije se hetimet vijojnë, ndërsa theksojnë se do të ketë kontrolle të vazhdueshme në funksion të parandalimit të abuzimeve me dokumentacionin fiskal dhe mbrojtjes së tregtisë së ndershme. Policia…
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Egjiptianëve të Ballkanit, Bashkia Korçë organizoi një takim me përfaqësues të komunitetit egjiptian dhe shoqatave mbështetëse, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes sociale dhe integrimit të plotë të këtij komuniteti në jetën publike dhe institucionale. Ky aktivitet synon të promovojë modelet pozitive brenda komunitetit egjiptian, të fuqizojë të rinjtë përmes edukimit dhe mundësive të punësimit, si dhe të nxisë barazi dhe pjesëmarrje aktive në shoqëri. Në qendër të diskutimeve ishin arsimi, punësimi dhe angazhimi qytetar, si faktorë kyç për zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin e plotë të komuniteteve të ndryshme që bashkëjetojnë në qytetin e…
Policia e Korçës ka proceduar penalisht dy shtetas të dyshuar për zjarrvënie në zona me bimësi natyrore, duke shkaktuar dëme mjedisore. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi J. Ç., 60 vjeç, nga fshati Vinçan, dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur mbeturina, por për shkak të përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me bimësi. Në një rast tjetër, shtetasi M. Gj., 71 vjeç, banues në Goricë të Madhe, dyshohet se ka ndezur qëllimisht zjarr në një sipërfaqe tjetër me bimësi, në territorin e fshatit të tij. Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, ndërsa hetimet vijojnë. Policia…
Rikonstruksioni i rrugës Lumalas–Melçan–Porodinë: Ecuria dhe impakti lokal Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e segmentit rrugor që lidh fshatin Lumalas me Teqenë e Melçanit, me një gjatësi prej 1.2 km dhe gjerësi 4.5 metra. Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe parashikon ndërhyrje të plotë në strukturën rrugore, përfshirë shtresat asfaltike dhe sistemimin e trupit të rrugës. Me përfundimin e këtij investimi, krijohet një lidhje funksionale përmes unazës Lumalas–Melçan–Porodinë, e cila do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve, qasjen ndaj zonave përreth dhe shërbimeve publike. Ky projekt është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës rurale…
Në kuadër të Javës Franceze në Korçë, Kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo, mirëpriti homologun e tij francez, Thierry Repentin, Kryetar i Bashkisë së Chambery-së, si dhe Ambasadoren e Francës në Shqipëri, znj. Catherine Suard. Vizita zyrtare erdhi si një hap tjetër drejt forcimit të marrëdhënieve mes dy qyteteve tashmë të binjakëzuara. Në fokus ishte zgjerimi i bashkëpunimit konkret dhe shkëmbimet kulturore me vlera të qëndrueshme mes komuniteteve. Gjatë vizitës, të ftuarit ndoqën nga afër një program të pasur artistik që përfshiu ekspozita, instalacione digjitale, performanca dhe muzikë bashkëkohore, duke shndërruar Korçën në një skenë të gjallë të artit europian dhe…
Në një reflektim të rrallë dhe të thelluar mbi shpirtin qytetar dhe kulturor të qyteteve shqiptare, At Gjergj Fishta ndalet me një vlerësim të veçantë mbi Korçën. Në një përshkrim që shkon përtej peizazhit urban, ai shpalos thelbin e qytetnisë korçare si shenjë e përparimit, mendjes së hapur dhe ndjenjës së përgjegjësisë kolektive. Ky pasazh i shkëputur nga publicistika e tij, botuar në “Hylli i Dritës” më 1932, mbetet një nga dëshmitë më domethënëse të mënyrës si e ka parë Fishta qytetin e Korçës, si një vatër ku qytetërimi perëndimor nuk është huazim i jashtëm, por ndjesi e brendshme e…
I gjithë stafi i Disneyland Paris u trondit nga ajo që pa: një burrë kishte marrë me qira të gjithë parkun, duke e mbyllur për publikun, për të organizuar një martesë përrallash. Po pranë tij ndodhej një vajzë vetëm 9 vjeç, e cila pretendonte se donte të martohej me të. Ngjarja ka ndodhur në agimin e së shtunës, në një orar kur parku zakonisht është i mbyllur për vizitorët dhe përdoret për evente private. Siguria e parkut, fillimisht e habitur, ndërhyri menjëherë dhe dorëzoi burrin në polici. Lajmi u bë publik nga e përditshmja “Le Parisien”, duke shkaktuar zemërim dhe…

