Author: Kolibri 1

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së dielës, në aksin nacional Prrenjas -Librazhd, në Qukës. Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë tre automjete, duke shkaktuar plagosjen e tre qytetarëve, mes tyre një person që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit nga shërbimi i ambulancës. Nga përplasja janë shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale.Për shkak të ngjarjes, qarkullimi i automjeteve në këtë segment po vijon me një krah, duke krijuar vonesa në lëvizje. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, si dhe një ekip i shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Prrenjas…

Read More

Në kuadër të Ditës Botërore të Muzikës, Qendra për Hapje dhe Dialog në Rajonin e Korçës mirëpriti një aktivitet të veçantë kulturor, ku u mblodhën intelektualë, artistë dhe dashamirës të artit për të ndjekur një rrëfim të rrallë nga Prof. Dr. Josif Minga. Në një atmosferë të ngrohtë dhe reflektuese, mjeshtri ndau me publikun jo vetëm rrugëtimin e tij artistik dhe jetësor, por edhe mendimin e tij mbi rolin e muzikës si një mjet estetik dhe funksional në shërbim të shoqërisë. Takimi u moderua me finesë nga shkrimtarja Gerta Bandilli, duke krijuar një hapësirë frymëzuese për dialog dhe ndarje emocionesh.…

Read More

Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Kryqi i Kuq Shqiptar, dega Korçë, iu bashkua aktivitetit publik të organizuar nga Prefektura e Korçës, duke sjellë mes komunitetit mesazhe të forta solidariteti dhe mbështetjeje për refugjatët. Vullnetarët e Kryqit të Kuq ishin aktivë në ndarjen e informacionit, ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe grumbullimin e mesazheve të mbështetjes për njerëzit në nevojë. Korça, e njohur për mikpritjen dhe zemërgjerësinë e saj, tregoi edhe një herë vlerat e një komuniteti që di të qëndrojë pranë të tjerëve. Ky aktivitet vjen si pjesë e një partneriteti të ri midis Kryqit të Kuq Shqiptar dhe UNHCR-së…

Read More

Në ambientet e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë u zhvillua sot tryeza e diskutimit me temë “Fol Shqip: Një monitorim dhe debat rreth gjuhës shqipe në TV”, një nismë që synon të rrisë ndërgjegjësimin për përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe në mediat audiovizive. Veprimtaria u organizua nga Instituti Shqiptar i Medias në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA), si pjesë e një fushate për përmirësimin e cilësisë së gjuhës në raportimet mediatike. Qëllimi kryesor i kësaj tryeze ishte të nxitet përdorimi sa më i saktë dhe i pastër i shqipes në raportimet e gazetarëve, duke e konsideruar…

Read More

Në zemër të Juglindjes shqiptare, aty ku natyra bashkohet me historinë, Bashkia Kolonjë çel zyrtarisht sezonin turistik veror me një axhendë të pasur kulturore dhe festive për muajt korrik dhe gusht. Kolonja, vendlindja e patriotëve dhe rilindasve, me qytetin e bukur të Ersekës si qendër, do të gjallërohet me aktivitete që ndërthurin artin, traditën dhe muzikën moderne. Historia dhe krenaria e kësaj treve përcillet jo vetëm përmes ekspozitave e eventeve, por edhe në atmosferën e gjallë të qytetit mikpritës.  Programi kryesor i verës 2025: 4 Korrik – Koncert spektakolar me Aurela Gaçen, ora 20:00 18 Korrik – Mbrëmje argëtuese “Verë…

Read More

Një ditë e mbushur me energji pozitive, kreativitet dhe buzëqeshje është zhvilluar në Qendrën Ditore për Fëmijë në Maliq, ku të vegjlit u përfshinë në një sërë aktivitetesh argëtuese dhe edukative. Fëmijët morën pjesë në lojëra interaktive, piktura, kërcime dhe këngë, duke shprehur lirisht emocionet dhe imagjinatën e tyre. Aktiviteti synoi të nxisë zhvillimin social dhe emocional të fëmijëve përmes lojës, artit dhe ndërveprimit me njëri-tjetrin, në një ambient të sigurt dhe gjithëpërfshirës. Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në kuadër të projektit “Leave No One Behind” (#LNB), të financuar nga…

Read More

Klubi i Volejbollit për Femra Skënderbeu po punon intensivisht për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ri, duke synuar jo vetëm titullin kampion, por edhe fitimin e trofeve të tjerë në arenën kombëtare. Burime zyrtare pranë klubit bëjnë me dije se drejtuesit janë pranë finalizimit të marrëveshjeve me katër lojtare të huaja, të cilat konsiderohen të një niveli të lartë dhe me potencial për të bërë diferencën në fushën e lojës. Sipas të njëjtit burim, këto përforcime janë pjesë e një strategjie ambicioze të ndërtuar në bashkëpunim me Bashkinë e Korçës, e cila ka kërkuar nga trajneri Olsi…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Maliqit. Një 60 vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12 vjeçare. Sipas informacioneve dyshohet se 60 vjeçari e ka terhequr fillimisht duke e gënjyer me të holla dhe më pas e ka prekur në vende intime. E mitura ka arritur të largohet duke shmangur kështu kontaktin me 60 vjeçarin. Kanë qënë prindërit të cilët kanë shkuar pranë komisariatit të Maliqit bashkë me të miturën e cila në prani të psikologut ka treguar rrethanat e ngjarjes. Komisariati i Maliqit ka arrestuar menjëherë 60 vjeçarin. Sipas dëshmive të dhëna…

Read More

Klubi Shumësportësh Skënderbeu ka kënaqësinë të konfirmojë zyrtarisht rinovimin e bashkëpunimit me trajnerin Arben Prifti, i cili do të vijojë të drejtojë ekipin e volejbollit të meshkujve edhe për sezonin sportiv 2025. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku skuadra u shpall nënkampione e Shqipërisë, trajneri Prifti ka dëshmuar lidership, profesionalizëm dhe një vizion të qartë për të ardhmen. Nën drejtimin e tij, ekipi ka zhvilluar një identitet të fortë garues, disiplinë dhe një frymë të qëndrueshme grupi. Fokusi për sezonin e ri do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i elementit vendas – lojtarëve korçarë – të cilët përbëjnë zemrën e…

Read More

Shqipëria mirëpriti evenimentin e radhës ndërkombëtar në sportin e volejbollit, teksa më datat 11-15 qershor në Tiranë u zhvillua Kampionatin Ballkanik U-19 për vajza. Një kompeticion ku morën pjesë tetë shtete të rajonit, të cilat matën forcat për trofeun, ndërsa ndeshjet u luajtën në sallën e Farkës. Shqipëria shënoi 2 fitore dhe dy humbje, duke e mbyllur Ballkanikun në vendin e pestë. Vajzat e drejtuara nga trajneri Erjols Haxhillari e filluan mbarë Grupin A, duke fituar ndeshjen e parë kundër Bosnjë-Hercegovinës me rezultatin 3-2 (25:19, 20:25, 30:28, 23:25, 15:11). Më pas në sfidën e dytë u mposhtën nga Serbia në…

Read More