Author: Kolibri 4

Fermerët potenciale e superpotenciale të fushës së Maliqit që kanë marrë toka me qera nga fermerë të tjerë nuk përfitojnë naftë falas. Aris Shkëmbi dhe Martild Lalollari janë dy nga fermerët superpotencialë në fshatin Sovjan të bashkisë së Maliqit, fermerë që kanë deri në 80 hektarë të mbjellë me kultura të ndryshme bujqësore. Si njëri dhe tjetri thonë se nuk përfitojnë naftë pa akcizë pasi tokat i kanë marrë me qera dhe naftën e marrin fermerët që kanë tapinë e tokës. Te dy fermerët e njohur kërkojnë një zgjidhje nga pushteti lokal. Problemin e pranon edhe kryetarin i bashkisë Maliq…

Read More

3 mjete përfshihen në një aksident në afërsi të shkollës profesionale mekanike të qytetit të Korçës Aksident qe duket ka ardhur për shkak të manovrës së gabusr të njërit prej mjeteve në rrethana kur rruga përgjatë parkut “Rinia” të këtij qyteti nuk lejon parakalimin e mjeteve për shkak të ngushtësisë se rrugës. Nga përplasja kanë prsusr dëme të shumta materiale të dy automjetet e përfshira në këtë aksident. Policia mësohet se ka shoqëruar në komisariat njërin nga drejtuesin e mjeteve për të sqaruar më shumë rrethanat e këtij aksidenti që për fatin e mirë nuk ka patur të lënduar në…

Read More

Zyra Vendore Arsimore Maliq, drejtoria e shkollës dhe stafi pedagogjik i shkollës së Pirgut shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për kontributin e çmuar dhe punën e palodhur të mësuese Natashës, e cila ishte një shembull i përkushtimit dhe dashurisë për profesionin. Ajo do të mbetet në kujtimet tona si një kolege e dashur, mirëkuptuese dhe e gatshme për të ndihmuar këdo që kishte nevojë. Mësuese me zemër të madhe, grua e fortë dhe nënë e përkushtuar, imazhi i saj do të jetojë gjithmonë mes nesh dhe korridoreve të shkollës që gumëzhinin nga zëri i saj dhe i nxënësve të…

Read More

Alba Pollozhani shkakton sërish debat në rubrikën “Trotuar” në E Diell. Shkak këtë herë u bë deklarata e saj, e cila tha se “meshkujt nga jugu janë ‘bes-prema’”, gjë që iu kundërvuan nga të ftuarit. Pollozhani vazhdoi t’i qëndronte stoike deklaratës së saj, duke thënë disa herë që nuk i pëlqejnë toskët, por vetëm gegët. Pjesë nga debati në studio: Pollozhani: Unë e shoh jetën time ashtu si unë dua ta jetoj. Unë kam gjithë të drejtën e botës, si cdo njeri që të bëj zgjedhjet e mia. Zgjedhja ime në jetë për momentin është për sa i i përket…

Read More

Pagat e punonjësve të bashkisë Maliq janë rritur me 15-20%, ndërsa është riorganizuar edhe e gjithë struktura. Vendimi është marrë në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, ndërsa efekti financiar i rritjes së pagave është 5,2 milionë lekë në muaj. Sipas kryebashkiakut të Maliqit rritja e pagave do të vijë në mënyrë progresive, pasi të akordohet edhe buxheti për vitin e ardhshëm nga ana e qeverisë. Në bashkinë e Maliqit janë 630 punonjës duke përfshirë të gjitha funksionet që kryhen nga ana e bashkisë.

Read More

Numër i pakët aplikimesh për mbështetjen në investime të stallave, makineritë bujqësore dhe rrjetat antibresher në qarkun e Korçës. Drejtori i drejtorise rajonale të ekstensionit bujqësor Vullnet Gjolla i pyetur nëse ky numër vjen për shkak të mundësisë së pakët financiare nga ana e fermerëve për të përballuar 50% të investimit nga ana e tyre, tha se fermerët për të përballuar shumën duhet të hashkohen ndërkohë që ka bërë me dije se fermerët potenciale e superpotenciale e kanë një mundësi të tillë. Vetëm në qarkun e Korçës ka me shume se 12.000 fermerë të pajisur me NIPT.

Read More

Duke filluar nga 1 Tetor 2024, rruga e re që lidh qytetin e Pogradecit me pikën kufitare Dogana Tushemisht është hapur zyrtarisht për qarkullim. Ky projekt i rëndësishëm rrugor, i cili ka përfunduar pas një periudhe intensive punimesh, synon të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe shërbimet për drejtuesit që udhëtojnë drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut. Autoritetet informojnë se rruga e vjetër që shërbente për të arritur në doganë nuk është më e aksesueshme, dhe tashmë i vetmi itinerar për të shkuar drejt pikës kufitare do të jetë ky aks i ri rrugor. Rruga e re pritet të rrisë…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në fshatin Zvezdë, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. L., 32 vjeç, banues në fshatin Pojan, drejtuesi i automjetit tip “Audi” që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin E. T. Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. L., 39 vjeç, banues në fshatin Proptisht, Pogradec, pasi ka dëmtuar fizikisht një 60-vjeçare, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të…

Read More

Tetë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm me të shtëna në Tel Aviv të martën, thanë shërbimet e urgjencës të Izraelit Magen David Adom (MDA). Policia tha se ngjarja tashmë është nën kontroll. Ata “neutralizuan” dy sulmues që ata i përshkruan si “terroristë”. Mjekët izraelitë thanë më herët se ata trajtuan të paktën shtatë persona të plagosur në vendngjarje, tha një zëdhënës i MDA. Shërbimi kombëtar i emergjencës i Izraelit thotë se ngjarja ndodhi pranë një stacioni hekurudhor të lehtë në Jaffa.

Read More