Author: Kolibri 4

Në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur Tirana-Skënderbeu ishin mbi 2000 tifozë. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet. Tirana del e para në nxemje, ndërsa menjëherë pas tyre edhe korçarët. Skuadrat stërviten me dritën natyrale, pasi kursehen dritat, që ndozen pak minuta më vonë. -Në tribunë, Jaku që vazhdon i dëmtuar, ndërsa Meta në stol. Jashtë skuadre si zakonisht Kozi. Nga minuta e parë, Prengaj që dy ndeshjet e fundit i kishte nisur nga stoli. Ai rezultoi deciziv për bardheblutë. Shumë pak tifozë korçarë ndjekin ekipin e tyre në tribunën e miqve. Stafi teknik i federatës si zakonisht ndjek…

Read More

Tirana dhe Skënderbeu kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 7-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 2-1 në favor të bardhebluve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç. Tirana dhe Skënderbeu kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 7-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 2-1 në favor të bardhebluve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç. “Në 15 minutat e para kishim problem midis linjave për shkak të lojtarëve të Tiranës. Shënuam golin e…

Read More

Në mbështetje të ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm Nr. 160, datë 2.9.2024 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, Ministria e Brendshme shpalli thirrjen publike për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Komisioni i Posaçëm i ngritur sipas parashikimit të të njëjtit ligj, zhvilloi seanca dëgjimore me qëllim vijimin e procesit të vlerësimit për 11 kandidatët e kualifikuar, sipas kritereve të këtij procesi. Seancat dëgjimore u ndoqën nga misionet partnere pranë Ministrisë së Brendshme dhe…

Read More

Detaje të reja nga shantazhi ndaj Kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Në mesazhin e publikuar nga Gazment Bardhi nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog” ku i shkruan: “Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës së dërguar në SPAK. Kolibri.al ka siguruar të tjera mesazhe nga biseda mes Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit. Në mesazhe flitet për pazare dhe financime fushate, në pah del edhe emri i një analisti ku aludohet se i kanë dhënë 5 mijë euro. Bardhi beson se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur…

Read More

VANGJEL KOJA, magjistari, BABAI i volejbollit shqiptar të meshkujve, ndërroi jetë në orën 2 të mëngjesit. Në moshën 91-vjeçare. Sot, i gjithë sporti shqiptar është në zi. Sepse Xhela ishte NJË ndër më të mëdhenjtë e tij! Një institucion, i vërtetë! Me një kontribut të jashtëzakonshëm në volejbollin e moshave në Itali. Trajneri-Kampion i madh i Dinamos dhe i Kombëtares. 23 herë fitues i titullit ”Kampion Kombëtar” si volejbollist e trajner, 17 herë fitues i kompeticionit ”Kupa e Republikës” si volejbollist e trajner. Finalist (vendi i 4-t) në Kupën e skuadrave Kampione të Europës, Bruksel 1972. VANGJEL KOJA, kampioni i…

Read More

Shkelje në tender dhe tentativa për të penguar zgjedhjet/ Fitoi pafajësinë nga Apeli i GJKKO, paraqitet në SPAK ish-kryetari i Bashkisë Pogradec, Eduart Kapri. Paraqitet në SPAK ish-kryetari i Bashkisë Pogradec, Eduart Kapri. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta. Pak ditë më parë Kapri fitoi pafajësi nga Apeli i Posaçëm. SPAK e akuzonte Kaprin se në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano abuzuan me tenderin me vlerë 9.2 milion lekë për blerje dru zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte. Me një vendim te…

Read More

Niko Peleshi: Kemi diskutuar për rendin e ditë, dua të konfirmoj se Grupi Parlamentar i PS do të ndjekë me përgjegjësi të gjitha mbledhjet. Edhe seanca e sotme është një seancë e rëndësishme, pas javës së gjelbër. Deputetët kanë qenë në terren. Si e komenton aksionin e opozitës? Sot është zhvilluar një seancë e Komisionit për Çështjet Europiane, ku ka kaluar raportin për pozicionin e Shqipërisë në raport me BE, është një hap para në këtë proces. Në mbledhje kanë marrë pjesë edhe disa deputetë të opozitës. Ka dhe komisione të reja. Jeta parlamentare po vazhdon. Ne do ta vazhdojmë…

Read More

Traktori këtë sezon bujqësor në tokat e fermerëve tanë nuk po punon me naftën pa akcizë, por ata po e blejnë ata me çmimin e tregut. Të gjithë fermerët që u shpallën fitues të Skemës Kombëtare 2024 deri më tani në llogarinë e tyre bankare nuk ju kanë kaluar paratë për naftën. “Bujqësinë nuk e shikon askush, sikur të na jepnin subvencionim. Kam marrë një herë naftë, por të këtij viti jemi akoma në pritje”. Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku thotë se kjo vonesë e ka një shpjegim, por punët e tokës nuk presin. “Nafta nuk është dhënë sepse nuk…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi është përplasur me kryetaren e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabakun. “Ta fillosh një mbledhje pa e deklaruar të hapur, pa parë nëse ka kuorum ose nëse s’ka, pa njoftuar se çfarë kemi në diskutim, të shfrytëzosh këtë mikrofon për të bërë deklarata, është shumë politike por nuk është qytetare. Kjo deklaratë politike do t’ju lutesha qytetarisht të paktën këtu jo, të mos kemi marrje peng të mikrofonit dhe të vazhdojmë me deklarata politike duke injoruar atë që pritet sot nga ne. Ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt anëtarësimit të…

Read More

Në liqenin e Prespës, janë hedhur 620,000 rasate krapi autokton. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vuri në dukje se hedhja e rasatit të peshkut po jep rezultate në ripasurimin dhe ripopullimin e krapit që konsiderohet pasuri natyrore. Denaj theksoi se, kjo periudhë e hedhjes së rasatit të peshkut korrespondon edhe me periudhën e shtimit natyral dhe vjen në zbatim të menaxhimit të qëndrueshëm të peshkimit dhe në kuadër të zbatimit të programit të ripopullimit të kategorive ujore me specie autoktone. Sipas saj, në Liqenin e Prespës ka nisur procesi i lëshimit të rasatit të krapit autokton i…

Read More