Author: Kolibri 4

AADF hap thirrjen e rradhës për aplikim të Programit të Praktikës Profesionale (MIP) në SHBA! Për të gjithë të interesurit në datën 03 Tetor 2024 në orën 12:00 në Sallën e Mbledhjeve, Fakulteti Ekonomik, Korçë, AADF do të bëjë një prezantim të projektit. Synimi i këtij programi është që të zhvillojë aftësitë e profesionistëve të rinj shqiptarë, si dhe të përmirësojë perspektivat e karrierës së tyre duke kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë Programi u ofron pjesëmarrësve një eksperiencë profesionale në SHBA nëpërmjet një praktike profesionale 6-mujore në fusha të tilla si Arsimi, Teknologjia dhe inovacioni, Biznesi dhe Sipërmarrja, Turizmi dhe…

Read More

1 Tetori njihet si Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, e këta të fundit në Korçë tregojnë se nuk trajtohen me dinjitet në Shqipëri e se pensionet e tyre janë qesharake. Një tjetër pensionist tregon se merr vetëm 10 mijë lek te rejat pension e se buken në tryezë detyrohet ta hajë thatë. Kërkesa e përvitshme e të moshuarve përveç rritjes së pensionit është dhe hapja e qendrave ditore për ta, për shkak të temperaturave të ulëta, ku të kenë mundësi të strehohen gjatë ditës për të kaluar kohën.

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 39 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 17, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: R. A., 47 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi të konsiderueshme rrushi në vreshtat e një 61-vjeçari; I. T., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij; M. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, pasi dyshohet…

Read More

132 persona kanë rënë pre e dhunës në familje në dy muajt e fundit në Qarkun e Korçës Sipas të dhënave zyrtare të policisë për periudhën korrik-gusht janë regjistruar 122 raste të dhunës në familje çka ngre alarmin për këtë problematikë sociale. Pavarësisht kuadrit të plotë ligjor për mbrojtjen nga dhuna në familje fenomeni shqetësues po shënon rritje. Sipas avokatit Esmerald Xhafa instrumentat ligjorë të zbatuar në rastet e dhunës në familje mbeten të pazbatueshëm sa kohë shërbimet sociale nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare çdo rasti dhune. “Rritja e dënimeve për dhunën në familje…

Read More

Korçë, 27 Shtator 2024 – Katër ditë më parë, në një atmosferë emocionuese, u promovua vëllimi i parë me poezi “Puthma shpirtin”, nga poetja korçare Pranvera Karafili. Ky libër shënon një hap të rëndësishëm në karrierën letrare të autores dhe sjell për lexuesit një përmbledhje të poezive që prekin tema të thella të dashurisë, ndjeshmërisë dhe reflektimit të brendshëm. Poezitë e Karafilit dallohen për përdorimin e një gjuhe të pasur dhe të ndjerë, duke kapur momente të intimitetit shpirtëror dhe përjetimeve të fuqishme emocionale. Në këtë veprimtari, e cila u zhvillua në ambientet e bibliotekës së qytetit të Korçës, ishin…

Read More

Prej 5 vitesh në Leskovik, në trevën e njohur të juglindjes së vendit organizohet Festivali Kombëtar Tipologjik i Sazeve Këtë vit ndryshe nga vitet e tjera, pjesë e këtij festivali janë bërë emrat më të njohur të instrumentave popullore mes të cilëve Bashkim Hoxha i “Bilbilave të Vrionit” dhe Aleks Xhelili, klarinentisti i njohur kolonjar. Ata tregojnë se sazet mund të përkufizohen si jeta e tyre. Instrumentisti i njohur Fatos Qerimi, pjesë e jurisë së këtij festivali është shumë i kënaqur për vëmendjen e treguar ndaj sazeve të muzikës burimore shqiptare. Për kryetarin e bashkisë së Kolonjës Erion Isai dhe…

Read More

Avokatja Eni Çobani e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku komentoi një deklaratë që ka bërë para disa kohësh, kur tha se impotenca e meshkujve është një problem kryesor në divorcin e çifteve. Çobani tha se ky problem ndikon të tradhtia dhe pastaj te dhuna në familje. Roland Qafoku: Ju keni bërë një deklaratë për impotencën e meshkujve, si një problem kryesor në divorcin e çifteve. Eni Çobani: Ështe e vërtetë. Kam dashur të bëj një komunikim me mjekët. Unë them se familja shqiptare një nga elementet kryesore ka pikërisht këtë. Ne duhet ta themi në sy. Ky problem…

Read More

Aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë nuk përfaqësojnë thjesht një aksion politik nga opozita, por janë një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, që tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm. Djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve, pikërisht në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për bashkimin e forcave në rrugën e hapur drejt Bashkimit Europian. Sot nga ne pritet përgjegjshmëri, maturi politike dhe përkushtim ndaj reformave që përqafojnë vlerat europiane. Seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji…

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Parlament, ku deputetët e Partisë Demokratike kanë protestuar duke djegur simbolikisht karriget e tyre brenda sallës plenare. Ky akt simbolik erdhi si një shenjë e fortë revolte ndaj qeverisë dhe politikave të saj, të cilat PD i ka cilësuar si abuzive dhe të dëmshme për vendin. Deputetët e PD-së, përmes këtij akti, kërkuan të shprehin zhgënjimin e tyre të thellë për drejtimin e qeverisë dhe rolin e saj në proceset vendimmarrëse. Protesta përfshiu momente të tensionuara, ndërsa forcat e sigurisë ndërhynë për të shmangur përshkallëzimin e situatës. PD ka paralajmëruar se ky…

Read More

Një ndeshje e dobët ishte ajo e djeshmja përsa i përket gjykimit nga kryesori Enea Jorgji dhe ndihmësit e tij. Një paraqitje për mbetje në klasë, pasi kryesori më i mirë i Shqipërisë nuk kupton një penallti pesë metra larg, për të mos folur për raste të tjera që kompromentojnë edhe asistentët e tij. MINUTA E 18-të: Haxhiu niset me shpejtësi drejt zonës kundërshtare, ndërhyrje vendimtare e Vangjelit, i cili shpëton skuadrën e tij. Lojë e rregullt, pasi Vangjeli heq pastër topin dhe nuk ka penallti. 34′-38′ Rashica rrëzohet në zonë pas një depërtimi nga e majta. Enea Jorgji i…

Read More