Author: Kolibri 4
49 familje në bashkinë e Maliqit janë përfituese të projektit të mbështetur nga Ministria e Financave për rehabilitimin e banesave të familjeve në nevojë. Ky është viti i pestë radhazi që kjo bashki shpallet fituese e këtij projekti për ti ardhur në ndihmë familjeve që nuk kanë mundësi të riparojnë banesat me të ardhurat e tyre. Kujtim Kelo është njëri prej banorëve përfitues të këtij projekti. Banesa e tij në fshatin Pojan është e ndërtuar 60 vite më parë, por ai nuk ka pasur mundësi për kryejë asnjë riparim të saj për shkak të të ardhurave të ulëta. Familjet e…
Nga Elda Zavalani Ajo nuk ishte si te tjeret. Une e takoja pak, por e njihja shume. Jeta e vuri ne shume sfida, por nuk e uli koken e nuk u ankua asnjehere ! Cfare qetesi shpirterore transmetonte tek njerezit, cfare fisnikeri ! Lufta e saj ishte e eger, e mundoi per vite te tera, por nuk e tjetersoi, perkundrazi. Duke prekur dhimbjen deri ne ekstrem, shpirti i saj u be edhe me i ndjeshem, fytyra e saj edhe me e embel, syte e saj edhe me te bute. Kur ra termeti para ca vitesh, i bera thirrje komunitetit per…
“Bukë me qepë” – vakti i nënës dhe dy fëmijëve Për Klotildën më treguan banorët e fshatit Mollas në Kolonjë. – “Është grua shumë e mirë e shkreta por përherë ka vuajtur në këtë jetë” E vuajtjen e kuptova sapo hapa derën e dhomës ku jetojnë. Sytë të shkonim menjëherë drejt tavolinës ku ishin thërrimet e bukës dhe dy qepë. -Kjo ishte dreka juaj për sot? Jo jo. Kishim e domate – ma kthen e ëma por sheh fëmijët në sy, si t’i urdhërojë që mos tregojnë të vërtetën -Po ju o yje si jeni? Ne jemi mirë kur mami…
QTTB në Korçë ka nisur procesin e triorimit të grurit të prodhur në bazën eksperimentale. Me anë të triorimit bëhet më pas përzgjedhja e farës elitë e cila shpërndahet tek fermerët të cilët kanë si qëllim kultivimin e grurit cilësor e sasior. QTTB ofron 3 kultivarë gruri, dajti, silva dhe progres të cilët i janë përshtatur më së miri klimës së vendit dhe japin prodhim të mbarë. Për këtë vit kjo qendër prodhoi rreth 500 kunjtal grurë. Qarku Korçë është një ndër kryesorët sa i takon kultivimit të grurit ku sipërfaqet e mbjella kanë shkuar mbi 12000 HA.
18 grupe muzikore performuan për 3 net me radhë në Leskovik dhe Ersekë në festivalin kombëtar tipologjik të sazeve. Jo vetëm nga juglindja por grupet pjesëmarrëse edhe nga qytete të tjera të vendit përcollën muzikën autentike popullore përmes instrumenteve tradicionale, duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë muzikore të Shqipërisë. I kthyer tashmë në një traditë të rëndësishme, Festivali Kombëtar Tipologjik i Sazeve sipas organizatorëve ju ka dhënë hapësirë edhe të rinjve që këtë vit kanë qënë të shumtë si instrumentistë. Nata finale ndau tek mjeshtrat e muzikës popullore çmime vlerësuar nga një juri profesioniste. Një nga çmimet e rëndësishme të festivalit…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin Enes Çallo, 23 vjeç, banues në fshatin Barç, pasi u kap në bulevardin “Republika”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin Denis Maxhari, 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Përdorimi pa kriter i pesticideve në tokat që shtrihen buzë liqenit të Prespës dhe atij të Ohrit, kërcënon ndotjen e ujërave të këtyre dy baseneve. Bujqësia e pakontrolluar ka rritur shqetësimin tek ekspertët për pasoja afatgjata në liqen dhe në mjedisin përreth, i cili gëzon statusin e Zonës së Mbrojtur nga legjislacioni shqiptar, por edhe nga UNESCO. Autore: Dhorjela Çule Nesti Çobani zotëron 10 dynymë tokë në afërsi të liqenit të Ohrit, të cilën e mbjell me kultura të ndryshme. Teksa del nga farmacia bujqësore e fshatit Buçimas në Pogradec, 72-vjeçari tregon se për mollën bën deri në 12 spërkatje,…
Sekretariati i etikës ka përjashtuar me 60 ditë nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati të PD Devoll Ky I fundit ishte një nga deputetët që nxori jashtë ambienteve karriget e parlamentit duke u vendosur flakën e po ashtu duke kërcënuar deputetin Petro Koçi Me siguri, 60 ditë pushim nga politika aktive për Bledjonin “janë djegëse”, sifomod kur “zotnia i penxheresë” kërkon ushtarë për qëllimet e tij.
Sot në mjediset e Fakultetit të Bujqësisë u zhvillua një veprimtari për vlerësimin e prof. as. dr. Gjergji Papa, përgjegjës i departamentit të Agroushqimit me certifikatë mirënjohjeje të shoqëruar me Emblemën e Universitetit “Fan S. Noli”, me rastin e 65- vjetorit të lindjes dhe të daljes në pension. Dekani i Fakultetit të Bujqësisë, prof. as. dr. Besnik Skënderasi, vlerësoi profesor Gjergji Papën për kontributin e tij si drejtues Departamenti, dhe për frymën e bashkëpunimit si koleg e pedagog. Ai çmoi vlerat dhe meritat e tij të veçanta si njeri, si specialist bujqësie dhe si mësimdhënës: “Tek Gjergji janë gërshetuar më…
Kuvendi njofton KQZ për vakancën e krijuar pas dënimit të Salianjit. Kuvendi ka njoftuar zyrtarisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancën e krijuar pas ndërprerjes së mandatit të deputetit demokrat, Ervin Salianji. Kjo vakancë vjen pas dënimit të Salianjit me një vit burg për shkak të dosjes “Babalja”. Ai po vuan dënimin nën akuza për “kallëzim të rremë”.

