Nga Elda Zavalani
Ajo nuk ishte si te tjeret. Une e takoja pak, por e njihja shume. Jeta e vuri ne shume sfida, por nuk e uli koken e nuk u ankua asnjehere ! Cfare qetesi shpirterore transmetonte tek njerezit, cfare fisnikeri ! Lufta e saj ishte e eger, e mundoi per vite te tera, por nuk e tjetersoi, perkundrazi. Duke prekur dhimbjen deri ne ekstrem, shpirti i saj u be edhe me i ndjeshem, fytyra e saj edhe me e embel, syte e saj edhe me te bute.
Kur ra termeti para ca vitesh, i bera thirrje komunitetit per ndihme per banoret e prekur. Kush ishte e para qe erdhi ne farmaci ? Shpresa Lubonja Nini me nje zarf se bashku me Ela Lubonja Thomo.
– O Shpresa, i them, po jo ti me zemer, ti je shume e harxhuar me ilacet, kimiot, hallet e tua…
– Jo Elda, une e ndjej qe duhet te ndihmoj…
Dhe vlera nuk ishte e vogel…
Hyra brenda dhe qava.
Asnje televizion nuk e xhiroi kete xhest teper altruist e human, as lajmet nuk e dhane. Madje as emrin nuk donte qe tja permendja.
Me fal Shpresa, po duhet ta them. Njerezit duhet te marin shembull nga ty…
Nese ka kuptim ndonjehere shprehja “po shkon aty lart ne Qiell, ne Parajse” eshte pikerisht sot.
Shpresa, e mira, e thjeshta, e duruara, fisnikja, vajza, gruaja dhe nena e perkushtuar, mikja e dashur, do rehatohet me ne fund ne nje vend te qete e te bukur, ne krahet e Zotit, qe sot, jam e bindur, po derdh lote edhe Ai…
Gena Nini me fal qe nuk i thashe dot te gjitha per mamin tend. Njerezit mjafton te te shohin ty dhe motren dhe e kuptojne lehtesisht kush ishte nena dhe babai juaj…
Lamtumire Shpresa ! Nuk do te harrojme kurre ! Ti do na japesh gjithmone shprese qe bota, me gjithe hallet dhe dertet, eshte nje vend i bukur dhe i mire dhe jeta eshte e çmuar e duhet jetuar !


