Author: Kolibri 4
Tirana ka zhvilluar edhe një stërvitje për sfidën me Skënderbeun, atë të ditës së shtunë. Trajneri Bledi Shkëmbi ka bërë gati bardheblutë për sot. Korçari, për këtë sfidë, me shumë mundësi nuk do të ketë në dispozicion Ermal Metën në përballjen me ish-ekipin e tij edhe pse mesfushori është stërvitur rregullisht. Me shumë mundësi, Shkëmbi nuk do ta rrezikojë mesfushorin për këtë sfidë. Pjesa tjetër e grupit do të jetë ajo e sfidës kundër Partizanit. Dilema e vetme është nëse Shkëmbi do të aktivizojë nga minuta e parë Tolën në vend të Metës apo do të kthehet me 3-4-3 dhe…
Kolibri.al në një transmetim të drejtpërdrejtë në dy video, duke qenë transparent e duke fiksuar orarin disa herë të nisjes dhe mbërritjes, ka provuar për herë të parë rrugën Korçë – Ersekë. Nga burgu i Drenovës e deri në hyrje të qytetit të Ersekës, makina e stafit të Kolibrit e ka përshkruar për vetëm 16 minuta Pavarësisht kësaj, rruga vijon ende të jetë kantier ndërtimi dhe pritet ingaurimi i saj shumë shpejt Për 16 minuta, tanimë, nga Korça, arrini në Ersekë
Max Mavrud është absolutisht një nga verat në të mira në Shqipëri – kjo për shumë faktorë. Cilësia e një nga verave më të kërkuara nga restorantet shqiptare është çelësi i promovimit të brandit ndërkombëtar tanimë, e reklamuar pothuajse në gjithë revistat botërore të njohura për përzgjedhjen e verave me të mira në botë. Investimi i Maksit, Eraldit dhe gjithë familjes Fejzullah është përkthyer në duartrokitje nga degustuesit shqiptarë, një krenari e zonës së juglindjes. Kushtet atmosferike të favorshme të Leskovikut, zonës së njohur për prodhimin e verës dhe rakisë patjetër që janë një tjetër faktor i rëndësishëm, për të…
Skënderbeu fiton lehtesisht ndaj Vllaznise ne volejboll per femra me rezultatin 3 me 0 duke treguar se dhe kete sezon mbetet ekipi per tu mundur. Ne tri jave te luajtura Skenderbeu ka fituar me Teuten, Dinamon e kete jave me Vllaznine. Vajzat e trajnerit Orlando Koja kane fituar shpejt setin e pare ne rezultatin 25 me 13 ndersa te dytin 25-19, për ta mbyllur me setin e tretë të kësaj ndeshje me rezultatin 25-10 Edhe në këtë ndeshje, ashtu si në dy ndeshjet e këtij fillimsezoni, trajneri Orlando Koja ka aktivizuar pothuajse të gjitha lojtaret e stolit, duke treguar se…
Mungesa e krahut të punës në vendin tonë si pasojë e emigrimit masiv ka bërë që kompanitë shqiptare të kërkojnë puntorë nëpër botë. Vetëm në një kompani ndërtimi në Pogradec e cila punon në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, disa shtetas indianë, mes tyre inxhinerë, manovratorë deri tek puntorë të thejshtë. Anuj Upadhayay dhe Vinay Challapalli në profesion inxhinerë tregojnë eksperiencën e tyre në Shqipëri. Ata tregojnë se këtu po përjetojnë një eksperiencë të re pune por kanë gjetur edhe një bashkëpunim shumë të mirë me shqiptarët. “Jam nga India, erdha këtu për punë sepse të provoja një eksperiencë dhe teknologji…
Tradita e pasur muzikore e Kolonjës do të celebrohet sërish këtë vit me Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Sazeve Popullore. Dhjetëra grupe muzikore nga qytete të ndryshme të Shqipërisë do të mblidhen për të sjellë meloditë autentike popullore përmes instrumenteve tradicionale, duke ruajtur dhe promovuar trashëgiminë muzikore të vendit. Eventi do të zhvillohet më 29 dhe 30 shtator në Leskovik, si dhe më 1 tetor në Ersekë, duke filluar nga ora 18:00. Ky festival, i kthyer tashmë në një traditë të rëndësishme, pritet të tërheqë jo vetëm banorët vendas, por edhe vizitorë të shumtë, duke ofruar një përvojë unike…
Ka ndërruar jetë Diana Kapo, një nga emrat që i dha shumë arsimit në Devoll për më tepër se 4 dekada. Ky është postimi në fb i Bashkisë Devoll Me hidhërim të thellë, në emër të kryetarit të bashkisë Devoll, Z. Eduard Duro dhe gjithë institucionit, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve të Znj. Diana Kapo. Prej shumë vitesh, Diana punoi në bashkinë Devoll, ku ishte përgjegjëse në Sektorin e Arsimit, ndërsa doli në pension dy vite më parë. Për kolegët do të mbetet njeriu me shpirtin e pastër, me kontribut të madh në këtë bashki,…
Alqi Karanxha, i biri i mjekut të njohur korçar Llambo Karanxha prej vitit 2000 jeton në Toronto të Kanadasë. Ka qënë 26 vjeç kur është larguar nga Korça për t’u vendosur në kryeqytetin kanadez, aty ku sot mban plot dinjitet një nga pozicionet më të larta të kompanisë së njohur LCBO, e cila është importuesi me i madh në botë me shitje prej 7.5 miliard dollarë në vit. Drejtori i marrëdhënieve komerciale në kompaninë prestigjioze është Alqi Karanxha, korçari që në rininë e tij ka dashur të luajë pothuajse në të gjitha sportet për t’u pozicionuar si organizator me ekipin…
“Vijmë nga një fitore dhe kjo është tepër e rëndësishme për ne. E them këtë, pasi kemi pasur një nisje jo të mirë të sezonit dhe kemi vuajtur shumë mungesën e pikëve. Edhe gjatë kësaj kohe ne kishim besimin se ishte diçka momentale, pasi kemi luajtur mirë, por nuk kemi marrë atë rezultat që dëshironim apo atë që kemi treguar në fushë. Fitorja e fundit na largoi presionin dhe ngarkesën negative, që kemi pasur këto javë. Tani jemi më të qetë, pasi kemi kthyer një faqe të këtij sezoni dhe vijmë nga një fitore. Tani na lind për detyrë që…
Korçë/Informacion paraprak Rreth orës 13:00, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi O.C, banues në lagjen nr 3, Korçë, i cili ka deklaruar se mesditën e sotme kur është kthyer nga Greqia ka konstatuar se i kishin vjedhur në banesë televizorin, një shumë parash dhe sende të tjera. Pas kallëzimit të marrë nga shtetasi O.C, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera në vendngjarje dhe informacionet e marra në rrugë operative nga Specialistët për Hetimin e Krimit, rezultoi se autori i dyshuar i vjedhjes ishte shtetasi E.B, 37 vjeç,…

