Author: Kolibri 4
Serenata korçare është e njohur jo vetëm në qytetin më të madh në juglindje të vendit por në mbarë Shqipërinë, këngë të cilat janë kënduar prej shumë vitesh në rrugicat e kalldremta të këtij qyteti, poshtë dritareve, në sokaket e sheshet e vogla Serenatistët Jorgjeta Lalazi, Tomi Selimi e Kostika Zdruli tregojnë se serenatën e kanë mësuar me familjarët e tyre dhe e kanë kënduar në gjithë rrugicat e qytetit të tyre. Tomi Kondakçi, një prej këngëtarëve më të njohur të serenatës ka merak për dy gjëra – së pari, mungesës së besnikërisë ndaj origjinalitetit dhe së dyti, nëse serenata…
Korçë: Procedime penale për tregti të paligjshme dhe prerje të pyjeve – Punonjësi i pyjeve kapet duke prerë pemët që duhej të ruante Sektori i Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë ka referuar materiale në Prokurori, duke filluar procedime penale për dy shtetas të përfshirë në veprimtari të paligjshme, që përfshijnë tregtinë e paligjshme dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore në mënyrë të paligjshme. Shtetasi G. S., 36 vjeç, banues në Rrogozhinë, u procedua penalisht pasi gjatë një kontrolli në aksin “Maliq-Lozhan”, u gjet duke transportuar mallra industrialë për të cilët nuk dispononte dokumentacionin e…
Kur thuajse shtatori po përfundon, surprizat në ekran vijojnë ende. Të shumta kanë qenë lëvizjet këtë sezon, duke bërë që shumë personazh të njohur të rikthehen në ekran, e disa të tjerë të vijojnë të jenë larg tij. Këtë herë është momenti i Rudina Dembacajt që të rikthehet në postin e moderatores. Burime për Kolibri.al bëjnë me dije se aktorja do të jetë në sezonin e ri televiziv si moderatore në krah të Heidit Baci, tek emisioni “Goca dhe Gra”. Pas disa eksperiencave sporadike që ajo ka pasur si moderatore tashmë ajo do të jetë çdo javë në ekran, ku…
Skënderbeu fiton në shtëpi me Vllazninë 3-0 në volejboll për meshkuj, në një ndeshje që në setin e parë e të tretë ka patur rivalitet deri në pikët e fundit Në setin e parë rezultati është barazuar disa herë, kjo edhe për atë se Vllaznia e ka patur të vështirë për të besuar se Skënderbeu është ekipi për t’u ndjekur pikë pas pike Megjithatë, lojtarët e Skënderbeut ja kane dalë ta mbyllin këtë set me rezulton 25-20 ndërkohë që setin e dytë e kanë mbyllur më shpejt, edhe në kushte kur shkodranët kanë kërkuar të kthejnë diçka deri në pikët…
Venezuelasja Fabiana Pesce ishte ndër lojtaret e huaja më të spikatura në fitimin e titullit kampion një sezon më parë me Skënderbeun. Volejbollistja nga Bolivari vijon të mbrojë ngjyrat e skuadrës korçare edhe në edicionin e ri, që ka nisur vetëm pak javë më parë dhe është një prej pikave më të rëndësishme të ekipit. Por 23-vjeçarja nuk shkëlqen vetëm në parket, pasi ajo është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, sidomos në “TikTok”, aty ku numëron rreth 126 mijë ndjekës.
Korça, qyteti i serenatave, do të jetë skena e një eventi të veçantë për dy netë me radhë, më 27 dhe 28 shtator. Ky festival, i cili feston traditën shumëvjeçare të serenatave korçare, do të sjellë një atmosferë unike për qytetarët dhe vizitorët e shumtë që adhurojnë këto këngë shpirtërore. Serenatat, të cilat kanë shoqëruar breza të tërë me meloditë e tyre plot ndjenja si dashuri, gëzim, dhimbje dhe hidhërim, do të rikthehen në jetë përmes performancave të artistëve më të njohur të qytetit. Rrugët e Korçës dhe Pazari i Vjetër do të mbushen me tingujt e ëmbël të kitarave,…
Përfundon edicioni i dytë i kursit të UEFA-s për trajnerë në Korçë, 33 pjesëmarrës marrin licencën Përfundon edicioni i dytë i kursit të UEFA-s për trajnerë në Korçë, 33 pjesëmarrës marrin licencën. Kursi për trajnerë të licencave UEFA C, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në zonën e Korçës, ka mbyllur me sukses edicionin e dytë me diplomimin e 33 pjesëmarrësve që ishin pjesë e këtij kursi. Në ceremoninë e organizuar me grupin e trajnerëve më të rinj korçarë, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Ylli Çekiçi, sekretari i Shoqatës Rajonale të Korçës, z.Renato Rapi, dhe përfaqësuesi i FSHF-së,…
Një drejtues biçiklete është plagosur teksa kthehej në banesë mbrëmjen e sotme rreth orës 21, duke drejtuar biçikletën. Mësohet se teksa po tentonte të futej nga rruga kryesore për në banesë ai ka humbur komtrollin, është përplasur me bordurën dhe është rrëzuar duke mareë goditje në kokë. Pas njoftimi i plagosur u transportua për në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën e mjekëve. Policia mbrriti në vendngjarje dhe nisi hetimet mbi shkaqet e aksidentit. Pista që po hetohet është edhe mundësia që burri të ketë qenë nën efektin e alkoolit. Ai është rrëzuar në aks nacional dhe fatmirësisht gjatë…
Deklarata e kryetarit të PD Pogradec, Genti Çela: Prej muajsh, ndaj bizneseve në Pogradec, ushtrohet një presion i egër dhe barbar, me metoda gjobëvënëse, për shitjen me detyrim të impianteve të trajtimit të Ujërave të Ndotura, çka në Pogradec është tërësisht e panevojshme. Me anë të Aktit Normativ (nr 8 dt 28.12.2023) firmosur nga kryeministri, detyrohen të gjitha bizneset pranë zonave bregliqenore dhe bregdetare, të pajisen me impiante që variojnë nga 10-100 mijë € dhe 5 mijë € çdo vit për mirëmbajtjen. Shumë që rrezikon seriozisht falimentin e mijëra bizneseve në vend. Vlen të kujtohet fakti se në vitin 2008,…
Në 80-vjetorin e ekzekutimit të Llazar (Zai) Fundos, drejtuesi politik i PS-së për Korçën, Niko Peleshi, ka njoftuar një lajm të rëndësishëm që përjetëson figurën e intelektualit korçar. Niko Peleshi bëri të ditur se shumë shpejt, një nga sheshet afër shtëpisë së lindjes së tij, do të mbajë emrin e Llazar Fundos. Ai nxiti institucionet vendore që të vendosin emrin e Llazar Fundos në shkolla apo auditore të universitetit të Korçës, në nder të figurës së tij të shquar dhe në shenjë vlerësimi e mirënjohje për kontributin e madh të tij. “Dua të ndaj me ju një informacion që unë…

