Author: Kolibri 4
Në vazhdim të fushatës për ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi higjienën kibernetike dhe mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me CRDF Global dhe me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, organizoi në Korçë trajnimin “Higjiena kibernetike dhe praktikat më të mira të sigurisë”, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet digjitale dhe përmirësimin e aftësive për mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Ky trajnim është pjesë e një nisme kombëtare që deri më tani ka përfshirë mbi 2400 pjesëmarrës. Trajnimet do të vazhdojnë edhe në qytete të tjera me synimin për të zgjeruar më tej ndërgjegjësimin për sigurinë…
Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri ka marrë pjesë këtë të enjte në ceremoninë e dorëzimit të një mjeti të ri eskavator bashkisë së Pustecit, si një donacion i popullit japonez, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të kësaj zone. Nga ana e tij, kryebashkiaku Pali Kolefski falenderoi shtetin Japonez, dhe shprehu dëshirën e tij që ky bashkëpunim të vijojë edhe në të ardhmen. Ky mjet i dhuruar është mjaft i domosdoshëm për banorët e zonës jo vetëm për pastrimin e kanaleve kulluese por edhe për përmirësimin e masave mbrojtëse ndaj fatkeqësive natyrore dhe civile. Ambasadorja Kato tregoi…
Gjashte kontrolle policie ne aksin rrugor Kapshtice- Qafe-Thane perfshi ketu edhe dy drone, njëri në afërsi të fshatit Vloçisht e tjetri në afërsi të fshatit Libonik, dhe një radar pranë ish-SMT-së, në të hyrë të qytetit të Korçë, duket kanë funsionuar për qëllimin e Policisë së Tiranës te ardhur prej dy ditesh. Policia e Tiranës ka zbarkuar dy ditët e fundit në qytetin e Korçës duke “thithur” plot 100 leje drejtimi te drejtuesve te mjeteve ne juglindje. Krahas heqjes së lejeve të drejtimit të automjeteve sipas burimeve te siguruara jane më tepër se 400 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve…
Pas 34 vjetësh sovranitet të pakufizuar si një shtet brenda shtetit, Mbretëria e vetëshpallur e Shpifarakëve ka cënuar mijëra e mijëra jetë njerëzish e familjesh dhe ndotur përditë e përditë mjedisin publik të Shqipërisë, duke llahtarisur të madh e të vogël me jashtënxjerrjet e gojëve të shthurrura të mexhelisit tonë politik e mediatik, përmes abuzimit ekstrem me Lirinë e Fjalës dhe triumfit të Lirisë së Shpifjes si një kancer i përbindshëm shoqëror, i cili e ka epiqendrën e vet në organin jetik të kuvendarëve të Shqipërisë, ku ata që i kanë bërë ligjet kundër shpifjes (dhe e kanë ligjëruar kallzimin…
Ervin Salianji është dorëzuar në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit në kryeqytet Tanimë, pritet ekzekutimi i vendimit të gjykatës së apelit, teksa e dërgon nje vit mbrapa hekurave të burgut Me arrestimin e Salianjit ndodh një precedent i ri, pasi një deputet i PD shkon në burg për kallëzim të rremë, teksa vitet e fundit ka patur disa të tillë por janë “ledhatuar” nga drejtësia, Salianji tanimë është e shkuara e politikës së selisë blu.
Andrea Mano do të jetë deputeti i ri i PD për qarkun e Korçës. Mano ka qenë kandidat për kryetar bashkie në Korçë ndërkohë që prej vitesh ka drejtuar selinë blu të Korçës, me një kontribut jo të pakët politik. Ai i cili erdhi te përzinte “të zotin e shtëpisë” nga selia, dora vet Ervin Salianji pritet ora orës të arrestohet, dhe njeriu që u sulmua nga Salianji, Andrea Mano, do të shkojë në karrigen e tij në parlamentin shqiptar Sot me siguri Andrea Mano po thotë; “Karma is a bi*ch”
Ish-kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Korçës, Andrea Mano, njëkohësisht kandidat për kryetar bashkie do të jetë në parlamentin 140 vendësh të Republikës së Shqipërisë. Kjo për shkak se Ervin Salianji do të shkojë në burg, e pas tij radhën në listë e kishte Andrea Mano, i cili duhet pranuar se është një nga vlerat politike të Korçës. Ndërkohë pritet që javën në vijim Kuvendi t’i heqë mandatin Ervin Salianjit dhe t’i hapë rrugë prangosjes së tij.
Gjykata e Apelit në Tiranë ka marrë vendimin – Ervin Salianji duhet të shkojë një vit në burg. Ka qënë ky vendimi i lënë në fuqi i gjykatës së apelit për deputetin Ervin Salianji. Ky duket se është fundi i tij politik, pasi gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për të çuar Ervin Salianjin një vit në burg.
Teksa fansat e tyre prisnin për një ribashkim, burime bëjnë me dije se këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku, janë parë pranë Gjykatës për të zgjidhur martesën e tyre prej më shumë se 7 vitesh. Mësohet se Kallaku dhe Myrtezaj, para se të shkonin në Gjykatë, kanë tentuar që martesës së tyre t’i japin fund me marrëveshje, pa qenë nevoja për beteja ligjore. Por në momente të fundit, Kallaku ka kërkuar që këngëtarja të heqë dorë nga pasuria e çiftit, gjë që nuk është pranuar prej saj. Burime për Kolibri.al bëjnë me dije se pas këtij ‘ndryshimi’…
Një lajm shumë i mirë vjen nga nëna e Çiljet Xhilagës. Majlinda Xhilaga ka treguar në profilin e saj në Instagram se ka fituar betejën më kancerin. “E fitova betejën për jetën. Faleminderit Allahut”, ka shkruar ajo krah disa fotove të saj. Gjatë qëndrimit në Ferma VIP, Çiljet Xhilaga rrëfeu se nëna e saj vuante nga kanceri dhe ky ishte meraku i saj më i madh gjatë qëndrimit në reality show.

