Author: Kolibri 4
38 vjeçarja D.A banuese në fshatin Borsh të Devollit është proceduar penalisht nga policia e komisariatit të Devollit pasi dyshohet se i ka vjedhur kuletën me një shumë parash 49 vjeçares me të cilën udhëtonte me të njëjtin mjet. Nga ana tjetër ne Pogradec, një 38 vjeçare është proceduar pasi ka kanosur me fjalë një vajzë 20 vjeçare për motive të dobëta ndërsa një 50 vjeçar banues në Korçë është proceduar penalisht pasi ka shkelur urdherin e mbrojtjes të caktuar ndaj gruas së tij
Salvatore Riina i njohur nga të gjithë si “Totò”, lindi në qytetin e Korleones, në afërsi të Palermos, më 16 nëntor 1930. Ai është bos i Mafia Siçialiane dhe u bë kapoja më i fuqishëm që pati njohur ndonjëherë historia e Italisë. Ai mori pseudonimin “Bisha” (La Belva) prej natyrës së dhunshme dhe i Njëshi i shkurtër (L curtu) prej trupit të shkurtër. Gjatë karrierës së tij mafioze ka urdhëruar vrasjen e qindra personave. Dënimi i tij i parë i madh për të shërbyer iu dha në vitin 1949, kur ishte vetëm 19 vjeç, gjashtë vjet burg. Dënimi iu dha…
PKK Kapshticë Kishte fshehur në kabinën e kamionit që drejtonte, 30 000 euro që t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar, procedohet penalisht 38-vjeçari. Sekuestrohet shuma e eurove. Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, më qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, kamioni tip “Volvo”, me drejtues shtetasin G. Gj.. Gjatë kontrolleve, në kasetën e kabinës së kamionit, u gjetën të fshehura 30 000 euro, të cilat shtetasi G. Gj. synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konfrom…
Ervin Salianji, një ditë para vendimit për çështjen “Babale”, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër kundër gjyqtarit Artan Gjermeni, duke e akuzuar atë për manipulim të hapur të procesit. Ai pretendon se Gjermeni, i përfshirë në përgjimet Sky ECC Salianji është dënuar me një vit burg nga gjykata e shkallës së parë, e në qoftë se vendimi do vazhdojë të jetë i njëjtë, e sigurte është që vend në burgun e Drenovës për të nuk ka. Nga ana tjetër, qoftë dhe në zbutje të vendimit, ai përsëri do të shkojë në arrest shtëpie, duke bërë që kështu të jetë fundi…
David Shaholli, i njohur gjerësisht me emrin artistik DJ Tronky, është një DJ dhe producent shqiptar i lindur në Korçë, i cili po shkëlqen në skenën ndërkombëtare të muzikës latine, sidomos në zhanrin e bachata-s. Pas studimeve në Itali, ai u përfshi në industrinë e muzikës ku arriti të bëhet një ndër emrat më të njohur të remix-eve latine. Përmes punës së tij kreative, DJ Tronky ka arritur mbi 210 milionë shikime në YouTube dhe më shumë se 1.4 milion ndjekës në platforma të ndryshme si Facebook, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes globale. Ai është i njohur…
Maliq – Një incident i pazakontë ka ndodhur në fshatin Pirg, ku shtetasi M. R., 23 vjeç, banues në fshatin Shqitas, ka lënë automjetin e tij pa e siguruar pasi ka dalë prej tij. Automjeti ka lëvizur dhe është përplasur me ambientet e jashtme të një lokali, duke shkaktuar dëme materiale. Policia ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit M. R. Materialet janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë; Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi…
Maliq – Komisariati i Policisë Maliq ka referuar materialet në Prokurori, ku kanë filluar procedimet penale për dy shtetas. F. Xh., 38 vjeç, banues në fshatin Mëmël, akuzohet për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, procedohet penalisht shtetasja E. P., 50 vjeçe, banuese në fshatin Burimas, e cila dyshohet se ka dëmtuar disa pemë frutore në pronësi të një 66-vjeçari, për shkak të një konflikti pronësor. Njoftimi i policisë; Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: F. Xh., 38 vjeç, banues në fshatin Mëmël,…
Korçë – Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë ka referuar materialet në Prokurori, ku ka filluar procedimi penal për shtetasin S.M., banues në Korçë. Ky shtetas u kap në lagjen nr. 9 duke ushtruar aktivitet këmbimi valutor pa licencë. Në cilësinë e provës materiale, Policia i sekuestroi shtetasit 150,000 lekë dhe 210 euro, të cilat përdoreshin në këtë aktivitet të paligjshëm. Materialet procedurale janë kaluar tashmë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore. Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethana të…
Fermerët e fshatit Kreshpanj të njohur për kultivimin e fasules për shkak të kushteve atmosferike këtë vit kanë humbur më shumë se 70% të prodhimit të fasules trenare dhe pllaqi. Ka prej atyre fermerëve të cilët kanë lënë sipërfaqe të tëra të pavjela. Fatmir Ferhatllari, një nga fermerët me sipërfaqen me të mëdha të fasules thotë se rendimenti i ulët nuk rrezikon rritjen e çmimit për shkak të cilësisë së dobët. Në fshatin Kreshpanj ka të mbjella me shume se 30 hektarë me fasule trenare e afro 5 hektarë me fasule pllaqi.
Një ndër simbolet e qytetit të Korçës janë serenatat. Këngë që lindën si dedikime dashurie rrugicave të këtij qyteti e që luheshin me kitarë, mandolinë e buzuk poshtë dritareve. Për të risjellë edhe njëherë këtë traditë të vjetër të qytetit, Qendra e Artit dhe Kulturës po përgatit një Festival me serenata. Disa prej artistëve që i kanë kushtuar jetën serenatave të bukura do të interpretojnë për 2 netë live në Korçë. Provat tashmë kanë nisur ndërsa kompozitori Josif Minga bën me dije se do të rijetësohen disa materiale të serenatës që do të jenë surprizë për këto mbrëmje. Këngët e…

