Author: Kolibri 4
Adriatik Brace rikthehet dhe njëherë tjetër në qytetin e tij të Ersekës. Kësaj radhe si nënprefekt i institucionit më të lartë drejtues të qarkut të Korçës. Për shumë vite Adriatik Brace ka drejtuar bashkinë e Ersekës për t’u larguar prej andej në qershorin e vitit 2011, për t’u angazhuar në punë private. Deri para pak kohësh ka punuar në drejtorinë e përgjithshme të RTSH në sektorin e antenave dhe tani nënprefekt i trevës së Kolonjës.
Nisi si një ëndërr nga një djalë i thjeshtë nga Panariti i Korçës, që më pas të kthehej si një institucion bindës për abonentët e internetit e jo vetëm. Kamberi diti të ndërtojë një skuadër e bashkë me të një imazh dinjitoz të kompanisë FastNet, e cila sot mbulon më tepër se 70% të territorit të juglindjes me internet + televizor kabllor. Por çfarë e shkaktoi dominimin e kësaj kompanie karshi kompanive të mëdha qendrore? – Mesa duket puna për të bërë një kompani të shpërndarjes së internetit në çdo zonë + teknologjia e fundit dhe cilësia e internetit…
Pogradec/Informacion paraprak Rreth orës 13:25, në lagjen nr. 5, në banesën e shtetasit D. H., dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Gjykata e Apelit la në fuqi sot vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 1 vit burg për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Deputeti u shpall fajtor për “kallëzim të rremë” për dosjen “Babale”. Por çfarë është kjo dosje dhe si u përfshi deputeti demokrat? Dosja ‘Babale’ Në 14 maj të vitit 2018, Partia Demokratike botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm asokohe, Fatmir Xhafaj, Agroni (gjithashtu i njohur edhe me emrin Geron) ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Në konferencën për mediat, denoncimi u bë nga Ervin Salianji, Enkelejd…
Një bombel gazi ka shpërthyer brenda një magazine në lagjen nr 5 të qytetit të Pogradecit vetëm pak minuta më parë. Pronari i magazinës përpos mjeteve ka lënë një bombel gazi e cila dyshohet të ketë patur rrjedhje e me pas te këtë shpërthyer Pavarësisht shpërthimit të fortë, nuk ka patur persona të lënduar por dëme të shumta materiale Zjarrfikësit ende po punojnë për izolimin e flakëve ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të ngjarjes
“I riu sot, jo vetem ne Shqiperi por ne gjithe boten, dhe studimet e shumta e mbeshtesin kete, nuk mendon per neser, per te ardhmen, per karrieren. I riu sot eshte rritur duke i patur gjerat me nje click: nje click per te porositur ushqim, nje click per te blere rroba, nje click per te bere nje detyre, nje click per te gjetur pune, madje nje click per te bere para. Ndaj, mos pretendo se duke ofruar karriere e te ardhme do kesh interes nga te rinjte. Nuk i intereson askujt e nesermja. Provoje te njejtin postim duke ofruar praktike…
Nevruz Nazarko sot është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Kolonjës. Personaliteti kolonjar i cili rrjedh nga familja Nazarko prej vitesh jeton në Amerikë, aty ku për disa vite ka qënë këshilltari kryesor ekonomik për disa bashki të Detroit, e me pas vijoi me pozicione të rëndësishme si drejtor kabineti, drejtor ekonomie, drejtor në sektorët e policisë të këtij shteti. Sot Nevruz Nazarko është një nga patriotët që mbron të drejtat e shqiptarëve jo vetëm në Michigan por njihet edhe si një kontribuues i vlerave kolonjare dhe promovimit të tyre në diasporë. Urime Nevruz Nazarko!
Korça në zemër të saj mban një kitarë e zërat e djemve të saj, të cilët rrugicave këndonin të dashurës së tyre – sot rikthehet përsëri ajo kohë, por në një formë tjetër. Në Pazarin e Vjetër të Korçës do të ngjiten këngëtarët më të mirë që qyteti ka nxjerrë, për të performuar këngën që rreh në venat e këtij qyteti, serenatën. Vëllezërit korçarë, Eli Fara, Ermira Babaliu, Aurel Thellimi, Mihallaq Andrea, Mimoza Paraveli, Ermira Kola, Tomi Kondakci, Kamela Islamaj, Bledi Polena, Lazarela Deti dhe Ëndërr Serenate Band do të ngrohin shpirtrat tuaj në këtë pragvjeshte.
Një pasion që e shoqëroi gjatë gjithë jetës, që në fëmijëri e deri më sot që është 74 vjeç. Sotiraq Kuqali është një nga piktorët më të njohur korçarë, e njihet më së shumti për peizazhet fantastike që ai hedh në telajo. Me qindra piktura të realizuara ndër vite, dhe aq të pëlqyera nga artdashësit. “Pikturën e kam filluar që fëmijë i vogël në shtëpinë e Pionerit. Pas shtëpisë së Pionerit vazhdova Liceun Artistik, dhe pas tij vazhdova krijimtarinë time në vite. Piktura është bërë pjesë e pandarë e vetes sime. Pa pikturë s’mund të jetosh dot, jo se ke…
Për të 16 vit bashkia e Maliqit organizon panairin e Ëmbëlsirave, Prodhimeve Bujqësore Blegtorale dhe Bletërritësve, panair ky që synon jo vetëm ruajtjen e gatimeve tradicionale të zonës, të kërkuara aq fort nga turistët vendas e të huaj. Kryetari i Bashkisë Maliq Gëzim Topçiu tha se shumë shpejt do të ketë një linjë të prodhimit të Zahireve dhe rikthimin e tregut të fruta perimeve në fshatin Pirg, ku fermerët do të kenë mundësi të tregtojnë dhe lidhin kontrata me grumbullues të mëdhenj në kushte të favorshme e jo rrugë. Nikolao Stavrelis, kryetari i bashkisë së Korinthit në Greqi, I pranishëm…

