Author: Kolibri 4
Kanë nisur punimet për rehabilitimin e përroi të Zëmblakut dhe pritave malore. Investimi është duke u kryer nga Emergjencat Civile dhe bashkia Maliq, pas daljes nga shtrati të përroit një vit më parë si pasojë e rreshjeve të dendura, duke shkatërruar edhe rrugët e këtij fshati. Punimet konsistojnë në thellimin e zgjerimin e përroit si dhe veshjen e tij me beton në të gjithë gjatësinë e tij prej më shumë se 1 km. Edhe për banorët ky investim është i domosdoshëm, pasi do ti mbrojë nga përmbytjet e mundshme. Me përfundimin e punimeve në fshatin Zëmblak do të kryhet e…
Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udënisht. Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se mjetet kanë goditur nga pas njëra tjetrën duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Drejtuesit dhe pasagjerët janë në gjëndje të mirë shëndetësore por janë dërguar për një kontroll në spitalin e Pogradecit. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Po hidhen shtresat e fundit të asfaltit në rrugën Korçë-Ersekë, e cila e shkurton distancën mes dy qyteteve në vetëm 20 minuta. Asfaltimi ka nisur nga qyteti i Ersekës duke vijuar deri në fund të lotit të dytë. Aktualisht është duke u hedhur shtresa e binderit në 2 km e fundit të këtij aksi, ndërsa më pas do të hidhet edhe shtresa e fundit, tapeti në një gjatësi prej 3,5 km I gjithë loti ku është duke u punuar ka një gjatësi totale prej 14 km dhe pritet të përfundojë së shpejti. Kjo është një rrugë që gjarpëron përgjatë peizazheve…
Fitorja e fundit në kampionat përballë Laçit duket se ka larguar makthet e rezultateve në Korçë. Pas suksesit 2-1 korçarët janë më të qetë dhe mbi të gjitha pa presionin e pikëve të munguara në këtë fillim sezoni. Duket se kjo fitore ka risjellë qetësinë dhe mbi të gjitha besimin tek grupi bardhekuq që ka filluar të mendojë për ndeshjen e radhës. Lucho Vásquez shënoi golin e parë në sfidën kundër kurbinasve, dhe tashmë kolumbiani kërcënon Tiranën. “Goli im i parë me këtë fanellë është një ndjesi akoma më pozitive dhe më kënaq më shumë. Jam i lumtur që arrita…
Korçë/ Informacion paraprak Rreth orës 21:40, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, motomjeti me drejtues shtetasin E. V., 37 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin S. M., 20 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Një aksident ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit. Një mjet ka përplasur një motor, ku ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorit. Mësohet se i lënduari është dërguar drejt spitalit të Korçës, për të marrë ndihmën mjekësore dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.
2 pallate të tjerë në lagjen 17 të qytetit të Korçës janë kthyer në kantier ndërtimi, për tërmoizolimin e tyre. Bëhet fjalë për 2 objekte kolektive të ndërtuara para viteve ’90 të pasuvatuar ku nuk janë bërë më parë ndërhyrje të jashtme për mirëmbajtjen e tij. Bëhet fjalë për një degradim të fasadës së objektit, i cili vjen kryesisht nga kushtet atmosferike, prania e lagështirës, etj. Burime në Drejtorinë e Urbanistikës në bashkinë Korçë bëjnë me dije se rikualifikimi konsiston në rritjen e performancës së energjisë së pallateve duke ndërhyrë në elementët e jashtëm përmes veshjes së fasadës me sistem…
Duke filluar nga viti i ardhshëm, çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve nuk do të jenë të njëjta për të gjithë. Tarifat e reja do të jenë të diferencuara, bazuar në një listë faktorësh që ndikojnë në rrezikun për të shkaktuar dëme nga drejtuesit e mjeteve. Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë njëllojë për të gjithë. Nga viti i ardhshëm, drejtuesit do të paguajnë çmim të diferencuar, i cili do të përcaktohet nga disa faktorë. Rregullat e reja janë caktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si pjesë e një projekti të diskutuar disa vite më parë, por kompanitë…
Një farë egjre anti-kombëtare e mbjellur në Stamboll në vitin 1993 duket se mbiu tani, në viti. 2024 SHTETI I “BEKTASHINJËVE” BRENDA SHQIPËRISË?! Të dashur miq! Tek po dëgjoj dhe po lexoj idenë e një shteti shqiptar bektashian, brenda territorit të Shtetit Shqiptar, vendosa t’i kthehem një ngjarje që ka pikërisht këtë subjekt, dëshmitar i së cilës u bëra në vjeshtën e vitit 1993, në Hotel Marmara, në Stamboll. Ja ngjarja e plotë siç e kam përjetuar dhe botuar në librin tim “Amabasador i pushtetit të butë” në faqen 73. TAKIMI I FEVE MONOTEISTE NË STAMBOLL, VJESHTË, 1993 Në vjeshtën…
Dy drone, njëri në afërsi të fshatit Vloçisht e tjetri në afërsi të fshatit Libonik, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, dhe një radar pranë ish-SMT-së, në të hyrë të qytetit të Korçë, duket kanë funskionuar për qëllimin e Policisë së Tiranës. Policia e Tiranës ka zbarkuar dy ditët e fundit në qytetin e Korçës duke “thithur” plot 100 leje drejtimi nga juglindorët. Përpos heqjes së lejeve të drejtimit të automjeteve ka më tepër se 400 gjoba të cilat u janë vendosur drejtuesve të mjeteve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

