Author: Kolibri 4

Qani Baki është një nga muzikantët me të njohur në qytetin e Korçës. “Cacani” është rritur që i vogël në një familje muzikantësh të qytetit me të madh në juglindje të vendit, është nipi i këngëtares së famshme korçare Qerime. Cacani ka luajtur në fizarmonikë, llahutë dhe kitarë me orkestrën e pallatit të kulturës ashtu siç ka patur grupin e tij në dasma dhe gëzime të shumta të këtij qyteti. Qani Baki krejt ndryshe nga gjithë instrumentistët e tij ka interpretuar mrekullisht edhe muzikë të huaj, në veçanti kancionizmat italiane por edhe këngët ruse. Cacani deri vonë ka qenë pjesë…

Read More

Korçë/Si rezultat i zbatimit të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, goditet një rast i kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. Iu gjetën në automjet dhe në banesë, 160 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar nga Greqia, arrestohet në flagrancë 46-vjeçari (shtetas grek). Sekuestrohen stekat me cigare, një shumë parash, automjeti dhe 2 celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kondrabandës së mallrave, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjnca policore, kanë…

Read More

Rriten çmimet e të gjitha kulturave bujqësore në Markaten e Shijes në Korçë Rritjet me të mëdha i kanë molla, kumbulla, domate, speci dhe patatja Për blerësit rritja e këtyre çmimeve ka bërë që shporta e tyre e ushqimeve ditore të ulët në mënyrë drastike, duke ulur kështu konsumin. Edhe tregtarët e pranojnë rritjen e çmimeve të frutave dhe perimeve, të cilët shtojnë se kjo rritje vjen për shkak të mungesës së prodhimit vendas dhe futjes së mallit nga jashtë. Një vit më parë, një kg domate do të kushtonte 100 lekë ndërsa këtë vit kushton 140 lekë, një kg…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. M., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në fshatin Vreshtas, Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Në vijim të informacionit të paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor në aksin “Korçë-Pogradec”, Sektori i…

Read More

Projekti i gasifikimit së qytetit të Korçës është ende në fazën paraprake. Kështu ka deklaruar nga Korça ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri Anar Huseynov, i cili shtoi se vitin e ardhshëm pritet që të kemi një projekt konkret Sinkroni “Jemi ende në bisedime me shtetin shqiptar, jemi në fazën që po përgatitim dokumentacionin dhe bazën ligjore. Këtë vit po finalizojmë këtë fazë, ka ende dhe pak punë, është projekt i madh ndaj ka pak burokraci dhe pas pak do të nisim dhe ideimin e projektit. Ne kemi dëshirë që projektin pilot ta kemi gati për vitin e ardhshëm. ” Për…

Read More

Devolli barazon në transferte me Turbinen në javën e parë të kategorisë së dytë Duhet thënë se ekipi i Trifon Marakut ka merituar me tepër se një pikë në këtë ndeshje të parë, pikë të cilat mund t’i kishte fituar nëse sulmuesi e ne mënyrë të veçantë Joni Ivan do ishte treguar më i saktë në finale ashtu siç duhet të kishin shënuar e të tjerët Pas barazimit 2-2 nga vendasit, çuditërisht devollinjte shfaqen pasiguri në mesfushë dhe mbrojtje. Gjithsesi një pikë në këtë nisje sezoni nuk është pak për devollinjtë

Read More

Tiranë, Shqipëri — 22 shtator 2024 — Selia Botërore e Bektashinjve mirëpret shpalljen e nismës së jashtëzakonshme për krijimin e Urdhrit Bektashi si një entitet plotësisht sovran, duke sjellë një epokë të re për tolerancën fetare globale dhe promovimin e paqes. Ky hap historik synon të njohë Urdhrin Bektashi si një shtet të pavarur, vetëqeverisës – i përkushtuar për të mbështetur traditën e tij shekullore të moderimit dhe përfshirjes shpirtërore. Urdhri Bektashi, i njohur për mesazhin e tij të paqes, tolerancës dhe harmonisë fetare, do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin, duke e lejuar atë të qeverisë në mënyrë…

Read More

Festivali i Filmit të Shkurtër në Korçë ka mbyllur edicionin e 11-të, i cili solli 45 filma nga 22 vende të ndryshme të botës. Gjatë 5 ditëve në kinemanë e qytetit u shfaqën filmat me metrazh të shkurtër të cilët trajtonin tematika nga më të ndryshmet duke sjellë në vëmendje luftën, emigrimin dhe probleme të tjera sociale. Në natën e fundit juria shpalli dhe fituesit që garonin në 4 disiplina. Me sy të lirë, një film që përcjell natyrën artficiale të jetës bashkëkohore dhe paaftësinë e të përballuarit realitetin u vlerësua si filmi i shkurtër më i mirë Anëtari i…

Read More

Në përfundim të fazës së parë universiteti i Korçës ka ruajtur thuajse të njëjtin numër regjistrimesh. ​Pavarësisht faktorëve demografikë në këtë universitet nuk është reflektuar ulje e numrit të studentëve i cili mbetet i përzgjedhur kryesisht nga studentët e qarkut të Korçës. Rektori Lorenc Ekonomi thotë: “Në përfundim të fazës së parë kemi thuajse të njëjtin numër madje pak më shumë se vitin e kaluar. Ajo që mund të vërejmë është se ky numër erdhi si rezultat i regjistrimeve të ditëve të para ku janë edhe studentët që kanë mesataret më të larta. Janë 381 studentë të regjistruar kundrejt 375…

Read More

Moglica shtesë, projekt madhor hidroenergjitik me investim mbi 1.3 miliard euro që pritet të punësojë afro 1 mijë persona. Kompania Statkraft po shikon mundësinë e zhvillimit të një hidrocentrali me sistemin e rezervës së pompimit në Shqipëri. Bëhet fjalë për një projekt me vlerë investimi mbi 1.3 miliard euro, dhe që parashikohet të ketë afro 1 mijë persona të punësuar, bëjnë me dije burime zyrtare nga bashkia Maliq Në vijim të ndërtimit të Hidrocentralit të Moglicës dhe fillimit të operimeve tregtare në Hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës në luginën e Lumit Devoll në Shqipëri, Statkraft po vlerëson mundësinë e optimizimit…

Read More