Author: Kolibri 4
Një nismë e pazakontë po merr formë në Shqipëri, ku kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se po planifikohet krijimi i një shteti të stilit të Vatikanit për komunitetin bektashi. Sipas një artikulli të fundit në New York Times, ky projekt ka për qëllim të promovojë tolerancën fetare dhe të ofrojë një enklavë sovrane për anëtarët e këtij besimi, duke e bërë atë shtetin më të vogël në botë, brenda territorit shqiptar. Roli i Baba Mondit Baba Mondi, udhëheqësi i bektashinjve, do të luajë një rol kyç në këtë mikroshtet. Ai është një figurë me ndikim, jo vetëm në…
20.8 mln euro është vlera që nevojitet për gazifikimin e qytetit të Korçës, ndërkohë që pjesa më e madhe prej 13.3 mln euro do të duhet të investohet nga rezidentët. Detajet përfshihen në draftin e planit 10-vjeçar të investimeve të kompanisë shtetërore të gazit, ALBGAZ ku specifikohet se 7 mln euro janë projeksionet e bashkisë për vlerën e investimeve që do të zëvendësojnë burimet primare të ngrohjes, sikurse është lënda drusore, përfshirë instalacionet e boilerave. Investimet e kërkuara mbulojnë stacionin e uljes së presionit dhe matjes, një tubacion 5 km të gjatë nga pika e daljes së TAP deri në…
New York Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, ku shkruan se kryeministri Rama është zotuar se do të ndërtojë brenda Tiranës një enklavë sovrane të stilit të Vatikanit, e cila do t’i përkasë komunitetit Bektashi. Ky model i Vatikanit sipas Ramës lejon që kryeqyteti i vendit të ketë për Bektashinjtë një hapësirë sa 5 blloqe të New Yorkut. Sipas kryeministrit në këtë hapësirë do të lejohet alkooli, gratë do të veshin çfarë të duan dhe nuk do të vendosen rregulla të stilit të jetesës. NYT shkruan se nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, enklava bektashie do të bëhet shteti…
Prej vitesh në përdorimin e gjuhës së shkruar, shpesh edhe në institucione zyrtare të të gjitha niveleve gjen rëndom shkresa që nuk përdorin më shkronja Ë-ë dhe shkronja Ç-ç. Nga Denis Dyrnaja Ato janë zëvendësuar në mënyrë masive dhe rutinore me shkronjat E-e dhe C-c. Situata drejtshkrimore dhe gjuhësore bëhet më skandaloze, kur konstaton gjerësisht se burimi info/kulturor, sikurse është media dhe gazetarët apo raporterët televizivë në mënyrë masive nuk kanë as kujdesin më minimal për të shkruar një gjuhë korrekte dhe të plotë. Ky është produkti i një sistemi arsimor sipërfaqësor që falë neglizhencës, paaftësisë të kombinuar me papërgjegjshmërinë,…
Dy humbje radhazi kanë zhytur Skënderbeun në një krizë rezultatesh dhe në ndeshjen kundër Laçit të gjithë kërkojnë medoemos reagimin. Trajneri Gvozdenoviç është ai që ndjen më tepër presionin e mungesës së rezultateve dhe në konferencën për mediat ka deklaruar se ndaj kurbinasve ekipi do të futet në fushë vetëm për 3 pikët. Për ndeshjen kundër Laçit, dy afrimet e fundit, Doka dhe Balaj nuk janë ende gati, ndaj trajneri pritet t’i besojë të njëjtit ekip si takimin e fundit. Pas dy humbjeve radhazi, a është ndeshja më e rëndësishme e kësaj periudhe kundër Laçit? Normalisht që në një moment…
Renditja nuk është në favor të Laçit, me kurbinasit që ndodhen në fundin e renditjes me vetëm 3 pikë dhe pa një fitore ende në këto pesë javë të para të kampionatit. Bardhezinjtë kanë barazuar tri herë në shtëpi me Tiranën, Bylisin dhe Partizanin, ndërkohë janë mposhtur me Egnatian dhe Af Elbasanin. Në kërkim të fitores së parë, sot Laçi do të udhëtojë drejt Korçës, aty ku do të përballet me Skënderbeun vendës. Në këtë takim, Armando Cungu me shumë mundësi nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë, Myrta dhe Traore. Të dy futbollistët braktisën fushën të dëmtuar në…
Skënderbeu pas fitores së një jave më parë në shtëpi me Teutën, fiton 0-3 në transferte me Dinamon, e rikthyer tashmë në volejbollin e femrave Dinamo e Skënderbeu janë historia e volejbollit shqiptar. Duelet e këtyre dy skuadrave në kampionate e kupa janë forta të njohura, ndaj e për këtë kur luanin këto dy ekipe pallatet e sporteve mbusheshin plot Dinamo e rikthyer kësaj radhe nuk e ka patur “takatin” për të kundërshtuar fitoren e Skënderbeut, edhe në kushte kur në përbërje të ekipit blu kishte lojtare te huaja ashtu si tek Skënderbeu. Por Skënderbeu në këto 3 sezonet e…
Arben Kosturi ishte më tepër se një aktivitet në qytetin e Korçës dhe me tepër se një drejtues organizate. E gjeje pothuajse kudo, në televizion si gazetar, një baba shembullor afër familjes së tij, si një hero ndaj familjeve egjiptiane në qarkun e Korçës e sidomos ndaj atyre në nevoja financiare Kolibri.al zgjedh të kujtojë qytetarin model të Korçës, Arben Kosturin për kontributin e veçantë që i dha jo vetëm komunitetit që ai përfaqësonte, por mesazhin e fortë që dëshmoi, se gjithçka arrihet, me vetëm pak britma e forcë, siç bënte Beni kur nuk e dëgjonin institucionet Sot, Ben Kosturi…
Arjan Çani në puntaten e fundit të Zone e Lirë në ABC News tha – “Nuk dihet a do jemi më këtu” Diçka dihej, e diçka ndodhi. Abc News duket se nuk ka më të njëjtën ide dhe shërbim për Zonë e Lirë, e cila çdo të premte do të shfaqet në MCN TV. Te paktën, Çani vazhdon ende të jetë aktiv
Teksa kthehesha nga Kolonja, pas perëndimit qielli mori këtë pamje. Sikur ishte gati të nxirrte flakë. Ndaloj, dal jashtë makinës, ndeza një cigare dhe po filloja të mendoja; -Sa shumë fort punon njeriu, sikur do jetojë përjetë. Sa shumë zihet, sikur do jetojë përjetë. Sa shumë hipokrizi ka, sa smirë ka, sa inat ka, sa xhelozi ka, sa intriga ka, sa poshtërsi ka, mbase ngaqë mendon se do jetojë përjetë. Sot Gert Bogdani teksa varrosej, a pa gjithçka ndodhte rreth trupit të tij që nuk frymonte më? Çfarë mund të ketë qënë duke menduar nga qielli teksa shihte gjithë skenën?…

