Author: Kolibri 4
“Kam dashur në fillimet e mia të punoja në televizion. E kam nisur si gazetare bote, duke qenë se flas 5 gjuhë të huaja. Unë për gjuhët e huaja jam e frikshme. Unë kam nisur punë që në gjimnaz, dhe mua më panë ambicien. E bën këtë? E bëj”. Kanë qenë këto fjalët e Ester Bylykut, vajzës sharmante të RTV Ora që prej 9 vitesh punoi si moderatore emisioni në këtë televizion, në një intervistë dhënë për Rozana Radin në “Një gotë rose”, vitin e kaluar. Por shumë prej jush nuk e shihni më në ekran. Po pse. Tani Esteri…
Pas shumë kohësh, këngëtari i famshëm grek, Notis Sfakianakis ka folur publikisht në një emision. Këngëtari i njohur, i cili i është larguar pistave që prej vitit 2020, ka sqaruar se nuk do t’i rikthehet performancave live. Madje, ai tha se ndjen se bota nuk e kupton dhe se nuk është në planet e tij të publikojë këngë të reja pasi nuk ka publikun e duhur për t’iu drejtuar. “Nuk do të kthehem. Nuk më pëlqen të flas me njerëz që nuk më kuptojnë. Këngët nuk i kam bërë vetëm për mua, i kam bërë për botën, tani nuk kam…
Skënderbeu pas humbjes së një jave më parë me Dinamon këtë të shtunë luan në shtepi me ekipin e Laçit, ndeshje që për trajnerin Ivan Gvozdenoviç është delikate si ndeshja e parë e këtij sezoni. Kryepankina korçare edhe në kushte kur Skënderbeut i mungojnë jo pak pikë në këto 5 javë, kursen kritikat për futbollistët e tij aq sa nuk shprehet për ndryshim grupi por vendosje dhe mënyrë loje. Trajneri Ivan Gvozdenoviç në konferencën për shtyp ka lënë për të kuptuar se për gjithçka do vendosë pas konsultimit që do ketë me pjesën tjetër të stafit ndërkohë që ka bërë…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin Sh. L., 30 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi u kap në rrugën “Rexhep Telha”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. D., 22 vjeç, banues në Bilisht, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, u gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të…
Në Korçë ka nisur këtë të premte edicioni special i UPSHIFT Albania, i fokusuar në Ndryshimet Klimatike. Ky workshop inovativ sjell së bashku 60 të rinj nga i gjithë qarku i Korçës, të cilët po punojnë për të propozuar ide kreative që trajtojnë sfidat e ndryshimeve klimatike. Eventi organizohet me mbështetjen e ambasadave të Suedisë dhe Azerbajxhanit. Pjesëmarrësit do të konkurrojnë për 5 çmime që variojnë nga 1000 deri në 1500 euro, me qëllim nxitjen e projekteve që adresojnë ndikimet e klimës në nivel lokal dhe më gjerë. Idetë më të mira do të vlerësohen jo vetëm me mbështetje financiare,…
Dy ditë më parë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare, për shkak të një arresti kardiak. Të shumta kanë qenë pjesë nga intervistat që ai ka dhënë në media, të cilat janë publikuar në nderim të figurës së tij. Një videon e publikuar, tregon edhe një herë njeriun qytetar dhe familjar që ai përfaqësonte. Teksa ka treguar një episod që ka ndodhur, Gerti Bogdani thekson se në një bisedë me një figurë të njohur, ky i fundit i kishte thënë se kishte zgjedhur të ishte burrë, ndërsa Gerti i kishte thënë që nxitonte…
Një figurë e shquar e Medias Shqiptare Vërtet që këllqet e mia nuk e mbajnë peshën e fjalëve që duhen thënë për Muharrem Mekon , të këtij dishepulli të fjalës së lirë mediatike , por edhe shenjtorit të shpirtit human të njerëzillëkut që rrezaton kulturën e gjithanshme si përfaqësuesi i një krahine siç është Kolonja , kjo krahinë me famë në histori , me njerëz të mëdhenj që kanë qënë boshti qëndror në fatet e Atdheut dhe Kombit Shqiptar dhe kjo krahinë po “ta shtrydhësh në çdo cep e skaj pikon gjak trimërie dhe dritë diturie” për Atdhe dhe Komb…
Aurela Gaçe do të jetë çdo javë në televizorin tuaj – kjo është ajo gjithçka duhet të dini Këngëtarja e famshme shqiptare ka vendosur që më në fund të jetë aktive në tregun mediatik shqiptar, duke u shfaqur njëherë në javë me një program të sajin Burime të siguruara thanë se Aurela Gaçe do të shfaqet në Top Channel, në një program muzikor që pritet të tërheqë vëmendjen e shqiptarëve. Te paktën, Aurela është origjinale…
Genti Begollin e gjen pothuajse në çdo pavijon të spitalit. Sot, qysh herët ne mëngjes e pashe te dilte nga makina, ndryshe nga disa doktorë që ditën e nisin në kafe, veshi përparësen e bardhë dhe menjëherë në spital Për shkak të një familjari që pata sëmurë në spital, mu desh ta prisja për afro një orë të vinte për konsultë. Fillova ta marr inat. Doktor që vonohet një orë. Me të njëjtin inat vendosa të shkoj ta gjej e ti bërtas. Kur e gjeta, pashe një doktor që më tepër se me ilaçe, të shëronte me fjalën. Bëhej familjar…
Në një moment historik për prodhuesit shqiptarë të verës, vera Kallmet Rezervë “AMË”, e prodhuar në fshatin Fishtë, u dhurua si një simbol i trashëgimisë dhe pasurisë kulturore të Shqipërisë për Papa Françeskun. Kjo verë, e cila ruan shekuj historie, u shoqërua me një plis tradicional shqiptar si suvenir, i dorëzuar nga Monsinjor Arjan Dodaj. Kjo ngjarje përkujton një traditë të vjetër që daton deri në kohën kur Shqipëria kishte një Papë me origjinë shqiptare, Papa Albani. Kultura vreshtare shqiptare, e cila i mbijetoi sfidave të komunizmit dhe tranzicionit, është rikthyer më e fuqishme se kurrë, duke mbajtur amanetin e…

