Author: Kolibri 4
385 maturantë janë regjistruar në vitin e parë të universitetit Fan Noli në Korçë në përfundim të raundit të parë të regjistrimeve. Këtë vit janë 10 maturantë më shumë se një vit më parë, ndërsa më të preferuara kanë qenë programet infermieri mami dhe sportet në të cilat janë plotësuar të gjitha kuotat për vitin e parë. Më pak të regjistruar ka në programet e mësuesisë dhe bujqësisë, ndërsa pa asnjë regjistrim deri më tani është programi ekonomiks dhe gjuhë shqipe e gjuhë pakicash. Për të dyja këto programe departamentet përkatëse do të marrin një vendim në rast se nuk…
4 raste dhune ne familje gjatë 24 orëve të fundit në bashkinë e Korçës Sipas policisë lokale një 49 vjeçar banues në fshatin Goskove e Poshtme është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërkohë që një 42 vjeçar nga qyteti i Korçës arrestohet gjithashtu për dhunë ndaj bashkëshortes Policia në një njoftim zyrtar bën të ditur se një 36 vjeçar është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij ndërsa 28 vjeçe, edhe kjo banuese në qytetin e Korçës është ndaluar pasi ka dyshime të forta se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj…
Strategjia për sigurinë kibernetike Korça e para bashki në vend me një dokument bashkëkohor Strategjia, plani i veprimit dhe politikat e sigurisë kibernetike janë miratuar në Këshillin Bashkiak të Korçës, duke synuar që ekspozimi ndaj teknologjisë të jetë në kushte dhe standarde bashkëkohore të mbrojtura, pa përbërë risk, si për institucionin e bashkisë por edhe për qytetarët, që i kanë besuar të dhëna dhe informacione të rendësishme këtij institucioni. Ky është një projekt që zbatohet për herë të parë në një bashki në vend, ndaj edhe për kryebashkiakun Filo një gjë e tillë ka të bëjë me një pozicion të…
Kanë nisur punimet për ndërtimin e një palestre të re në shkollën e fshatit Pirg. Ky është një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe bashkisë Maliq me vlerë 40 milionë lekë, i cili synon të lehtësojë kryerjen e orëve të edukimit fizik për rreth 800 nxënësit e kësaj shkolle. Sipas administratorit të njësisë Pirg Ermal Gjona ky është një investim i shumëpritur nga nxënësit e shkollës për shkak se nuk ka pasur mjedise të përshtatshme për kryerjen e orëve të edukimit fizik: Afati për përfundimin e punimeve është 5 muaj, ndërsa pritet që sëbashku me palestrën e re…
Ti e dije qe jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di qe une nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashe ndonjehere mjaftueshem sa te adhuroj!!! Zoti merr prane vetes me te miret, por ty s’duhet te te kishte marre, se une, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje per ty, per dashurine tende per jeten, per keshillen e drejte qe jep gjithmone, per modelin e duhur qe je gjithmone! Bota eshte nje vend…
Pogradec Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ngacmim seksual” Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 17.09.2024, në televizionin “Klan”, gjatë emisionit investigativ “STOP”, janë shfaqur pamjet filmike ku shtetasi M.M, me profesion infermier në Urgjencën e Spitalit Pogradec, është denoncuar nga një shtetase me pretendimin se është ngacmuar seksualisht nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Burime për Kolibri.al bëjmë me dije se televizioni i madh Top Channel ka vendosur që të jetë Kiara Tito, blegerja e famshme shqiptare, ajo e cila do të drejtojë sezonin e ri të emisionit të humorit Portokalli. Ende nuk dihet se kush do të jetë shoqëruesja e Kiara Titos, pasi nuk është vendosur se kush do të jetë përkrahë saj gjatë gjithë sezonit. Po ashtu moderatorja Kaira Tito ka konfirmuar se këtë sezon do të rikthehet në Top Channel dhe do të jetë nën moderimin e spektaklit të humorit, “Portokalli”. Teksa i kthen përgjigje një ndjekësi në rrjetet sociale, Kiara…
Pjesë e këtij edicioni janë bërë 45 filma të shkurtër nga 22 vende të ndryshme të botës, të cilat konkurrojnë në katër zhanera të filmit. Festivali është çelur me dy filma palestinezë, të cilët trajtojnë luftërat e viteve të fundit në këtë vend. Për drejtorin e festivalit ky film është një prodhim i disa autorëve të vendeve të ndryshme. Për studiuesen Anxhela Cikopana filmi me metrazh të shkurtër thotë gjithçka brenda pak minutave, ndaj e për këtë ka shumë interes. Pjesë e këtij festivali janë bërë edhe turistë të shumte të cilët janë suprizuar që kanë një eveniment të tillë…
Prej baltës erdhëm nën frymën që fryu i madhi Zot; e na frymoi për të qenë njerëzorë! Nga balta lindi ena; ku etja për tu shuar kish nevojë përpos duarve e grykës! Nën baltë pjekur u ngritën ngrehinat që me dashuri brenda tyre morën jetë familje! Prej baltës u përjetësuan portrete; imazhe e shtatore për të qenë “si të gjallë” e njerëzorë! Nën baltë u ngrit çdo dorë hedhur për zhul mbi trupa e shpirtëra për ta shëmkosur atë që mllefi i pa aftësisë; metastaza e inferioritetit dhe hijena e xhelozisë “këllkun” që kërcet nga mbledhja grushtet baltosëse drejt e…
Ditën e sotme ka ndërruar jetë, në moshën 44 vjeccare, ish- deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani. Mësohet se shkak për ndarjen e tij nga jeta është bërë një arrest kardiak. Bogdani lindi më 7 korrik 1980 në Tiranë, mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’. Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë. Karrierën politike e fillon…

