Author: Kolibri 4
25 vjeçari kosovar Liridon Balaj është futbollisti më i ri i cili vihet në dispozicion të Skënderbeut Ivan Gvozdenoviç. Burime zyrtare pranë klubit korçar bëjnë të ditur se 25 vjeçari Balaj është sulmues krahu, lojtar të cilin serbi i pankinës korçare e ka thirrur për ta patur pjesë të ekipit Liridon Balaj para se të vinte në Skënderbeut ka luajtur në kampionatin belg me ekipin e Deinze ashtu siç ka luajtur në Zvicër me ekipin e Arau e po ashtu në Kosovë me ekipin e Besës së Pejës. 25 vjeçari ka veshur për disa ndeshje edhe fanellën e ekipit kombëtar…
Autoritetet greke janë në alarm për zhdukjen e një 25-vjeçari nga Paleo Faliro në Athinë. Ai është është Kristian Tozaj me origjinë shqiptare, gjurmët e të cilit humbën më 05.09.2024. “Buzëqeshja e Fëmijës” është njoftuar për zhdukjen e tij ditën e hënë 16.09.2024 dhe ka vazhduar me publikimin e të dhënave të të rriturit, me kërkesë të familjarëve të tij, pasi mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e tij. Tozaj është 1,80 m i gjatë, i hollë, ka flokë kafe dhe sy kafe. Nuk dihet se çfarë kishte veshur ditën kur u zhduk. Kushdo që ka…
Nikos Gelia është një aktor me origjinë shqiptare që jeton dhe punon në Greqi prej mëse 25 vitesh. Gelia është i njohur në kinematografinë greke dhe për të arritur karrierën që ka sot i është dashur mund e punë. Së fundmi, në një intervistë të dhënë për një revistë greke, Nikos Gelia ka treguar edhe një episod me policët grekë disa vite më parë Para disa vitesh më ndaloi policia pranë shtëpisë time dhe kërkoi të verifikonte patentën. Kur mësuan se isha nga Shqipëria më kërkuan të hapja bagazhin, ku kisha dhe kostumet e shfaqjeve. Më pyetën se çfarë punoj…
Pak ditë më parë, janë publikuar në një emision televiziv disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, ku ky i fundit shfaqej duke flirtuar me një mashkull tjetër për të kryer marrëdhënie s**suale me të. Lidhur me këtë ka folur së fundmi edhe nëna e Xhufkës, e cila është shprehur se asgjë nga ato që janë publikuar nuk është e vërtetë apo e vërtetueshme. Ajo theksoi se e mbështet të birin në rrugën e vet dhe i kërkoi të vazhdojë pa u ndalur në misionin e tij. “Momenti normal që është shokues, por për sa kohë fëmija im nuk ka…
Nga sot (17 shtator 2024), Kinema Mazhestikut të Korçës, i hapen dyert që i rrinë mbyllur për 360 ditë dhe zemra i gufon për këto 5 ditënata, deri të shtunën, me rastin e Festivalit të Filmit me metrazh të shkurtër (KO:SH). Eja edhe ti. Gjeje kohën dhe bëju mukahet, se ja vlen. Mbase filmi i shkurtër dhe fuqia që ky ka, për të përcjellë emocion dhe mendim në pak kohë, nuk të vjen dhe aq familjar. Apo që në vend se të shohësh 1 film të gjatë, gjen çudi në përjetimi i 1 dyzine filmash të shkurtër, njëri pas tjetrit,…
Historia famëkeqe e tharjes së kënetës të Maliqit është përkujtuar me anë të botimit të librit “E vërteta e inxhinierëve të kënetës të Maliqit”. Gentiana Sula, kryetare e autoritetit për informimin mbi dosjen e sigurimit të shtetit e pyetur nga Euronews Albania se a ka një plan për gjetjen e eshtrave të personave të zhdukur në këtë kënetë është përgjigjur se procesi është I vështirë. “Tani institucioni ynë angazhohet të bëjë aq sa i takon në bazë të ndryshimeve ligjore që vjet parlamenti ka bërë. Fakti është që ne nuk do mbivendosim punën e asnjë institucioni, institucionet e dinë se…
Dinamo ishte menjëherë kërkuese dhe gjeti shpejt rrjetën me anë të Zabërgjës. Më pas blutë ulën ritmin e ndeshjes dhe u munduan që të gjenin të papërgatitur përsëri prapavijën e korçarëve, të cilët dhuruan pak në fazën ofensive. Por pjesa e dytë nisi me shumë ritëm nga Skënderbeu që kërkoi dhe gjeti falë një penalltie golin e barazimit. Më pas rastet nuk munguan në të dy portat, por askush nuk dukej se kishte saktësinë për të çuar topin në rrjetë. Megjithatë në minutën e 90, pas një pavëmendje në prapavijën korçarë, Mandela i cili kishte qenë në hije gjatë ndeshjes,…
Kthimi i Ilir Dajës te Dinamo ka përkuar që në fillim me dy përballje të veçanta për trajnerin. Pas takimit me Partizanin që kishte drejtuar së fundmi në Superiore, sot ai gjendet përballë Skënderbeut që e ka drejtuar në momentet më të lavdishme të tij, në Superiore dhe në Europë. Të dy skuadrat duan tre piktë në këtë duel, për t’u kthyer te fitoret, pas ndalesave në javët e fundit të të dy ekipeve që kanë humbur paksa terren me ekipet pretendente për Final 4. DINAMO-SKËNDERBEU 1-1 6′ Zabërgja / 54′ (p) Rashica NGJARJET KRYESORE 66’ Ndryshime edhe te Skënderbeu…
DVP Tiranë Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit dhe platformave virtuale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm). Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet. Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese…
Rreth 30 vizita në ditë kryhen gjatë kësaj periudhe pranë senatoriumit në spitalin rajonal të Korçës, gjë që tregon një situatë normale, edhe pse gjatë këtyre ditëve të fundit ka patur një ulje të ndjeshme të temperaturave. Sipas mjekëve në javët në vijim pritet që situata të ndërlikohet. Me fillimin e virozave të stinës situata nis e komplikohet kryesisht për të sëmurët kronikë, ndaj mjekët apelojnë për më shumë kujdes. Bluzat e bardha rekomandojnë që orët e para të mëngjesit por edhe mbrëmja kur temperaturat janë më të ulëta, duhet të shmangen nga moshat më vulnerabël, siç janë të vegjlit,…

