Author: Kolibri 4
Rruga Maliq – Lozhan, e cila bënte dhe lidhjen me rrugën e re të Gramshit dhe pritej të ishte një “frymëmarrje” për banorët e këtyre fshatrave dhe udhëtarët, ende nuk ka përfunduar. Sipas tabelës informuese por edhe burimeve të sigurta bëhet me dije se afati i fundit, atëherë kur “duhej prerë dhe shiriti” ishte Shkurti i këtij viti, por teksa 2024 po mbyllet, ende rruga ka ngelur rrugëve. Gjikuria SHPK është kompania që po bën punimet e kësaj rruge, e cila pavarësisht se ka shkelur afatet, në terren nuk shihet asnjë automjet të punojë, duke ngritur pikëpyetjen e madhe se…
Skënderbeu kërkon rikthimin te rezultatet pozitive në ndeshjen e sotme me Dinamon në transfertë. Pas humbjes me Teutën në shtëpi, duan maksimumin sot në “Elbasan Arena”, siç pohon edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç në një intervistë për “Panorama Sport”, ku ai tregon gjendjen e ekipit. Numri 1 i stolit të Skënderbeut thekson se ekipi i tij ka cilësi dhe mund të luftojë për fitoren kundër Dinamos.Ivan, humbja me Teutën e ka trazuar pak ambientin në Korçë. Si është situata në grup? Vijmë nga një humbje në shtëpi dhe normalisht nuk jemi në momentin tonë më të mirë psikologjik. Ishte një humbje…
Autoritetet lokale të Selanikut kanë ngritur alarmin për një vajzë 23-vjeçare të zhdukur nga zona e Harilaou. 23-vjeçarja u zhduk pasditen e 11 shtatorit dhe mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e saj. Më në detaje në njoftimin e saj Buzëqeshja e Fëmijës shprehet: Më datë 09.11.2024, pasdite, u zhduk nga zona e Harilaou, Artiola Mesi, me origjinë shqiptare, 23 vjeçe. “Buzëqeshja e Fëmijës” u njoftua për zhdukjen e saj sot më 16.09.2024 dhe ka vazhduar me publikimin e detajeve të të rritures, me kërkesë të familjes së saj, pasi mund të ketë arsye që e…
Brenda këtij viti do të nisë puna për ndërtimin e muzeut “Dritëro Agolli”, në Menkulas, një investim që do të financohet në masën 60% nga Këshilli i Qarkut Korçë dhe 40% nga Bashkia Devoll. Në mbledhjen e fundit Këshilli i Qarkut ka miratuar projektvendimin për ndryshimin e emërtimit dhe shtimin e fondit për këtë investim, duke i hapur kështu rrugën nisjes së punimeve. Kjo godinë pritet të jetë një qendër edukative dhe kulturore, që do të ruajë dhe promovojë vlerat dhe identitetin tonë kombëtar. ERION NEXHIPI Kryetar i Këshillit të qarkut Korçë Vlera totale e këtij investimi kap shifrën e…
Pogradeci ka marrë humbjen e rradhës në futboll, ndoshta më të keqen deri tani. Kjo pasi liqeorët humbuën 2-1 në Burrel në minutat e fundit të ndeshjes më konkretisht në minutën e 100-ind. Një humbje sa dramatike aq edhe turpëruese për Pogradecin. Ekipi arrit të mbante barazimin në pjesë të parë ndërsa të dytën pësoi një karton të kuq dhe Lipo në minutën e 73-të. Prej minutës së 88-të ndeshja ishtr sfilitëse, pasi në këtë minutë Ferruku për vendasit do të shënonte golin e avantazhit. U duk se kjo ndeshje do të mbyllej me këtë rezultat, por në të 97-ën…
Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë shtetasin J. L., 29 vjeç, banues në Korçë, i cili akuzohet se prej disa ditësh po përndiqte të dashurën e tij. Komisariati i Policisë Korçë ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për hetime të mëtejshme lidhur me këtë rast. Njoftimi i policisë; Drejtoria Vendore e Policisë Korçë. Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shetasin J. L., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi prej disa ditësh përndiqte të dashurën e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Jutidiksionit të Përgjithshëm Korçë,…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin L. Dh., 31 vjeç, banues në Korçë, dhe referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi: Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që kishte në përdorim 31-vjeçari, në fshatin Pirg, Maliq, në telefonat e këtyre shtetasve u gjetën faqe që shërbenin për vendosje të basteve sportive. Telefonat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po nga ky Komisariat u arrestua në flagrancë shtetasi E. E., 29 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e…
Universiteti “Fan Noli” në Korçë në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës kanë hapur një program të përbashkët studimi të ciklit të parë Bachelor në “Inxhinieri Informatike”. Në përfundim të këtij programi studimi, studentët kanë mundësi punësimi si Inxhinierë Informatike në institucione, ndërmarrje, organizata të ndryshme të sektorit publik dhe privat. Edhe pse është një program i ri studimi, “Inxhinieri Informatike” ka tërhequr vëmendjen e maturantëve të cilët janë ende në fazën e regjistrimeve për studimet e larta. Programi bachelor në “Inxhinieri Informatike”, zhvillohet me kohëzgjatje 3 vite akademike ose 6 semestra, me formë studimi me kohë të plotë.
Mungesa e reshjeve gjatë stinës së verës, ka dhënë dhe ndikim pozitiv në bujqësi. Kjo sepse prezenca e saj sjell shfaqjen e sëmundjeve e dëmtuesve, që këtë sezon nuk kanë qenë prezentë duke bërë që prodhimi të jetë i pastër dhe cilësor. Specialisti i sektorit të pemtarisë Nevjon Telha bën me dije se fatmirësisht këtë vit, nuk ka pasur goditje nga breshëri, një fenomen natyror që vitet e fundit ka sjellë dëme të konsiderueshme në pemtari. Moti i ngrohtë i verës këtë vit, bëri që një pjesë e konsiderueshme e prodhimit bujqësor të piqej më herë dhe të nisë vjelja…
Juristi i njohur Ivi Kaso është prezantuar përballë strukturave të Partisë Demokratike në qarkun e Korçës si drejtuesi politik i juglindjes. Kaso është shprehur përballë strukturave blu se fillimisht duhet një bashkim i kësaj force, duke marrë parasysh krizat që ka patur se fundmi e më pas duhet menduar e analizuar objektivi për zgjedhjet e 2025. Per Ivi Kason kjo është eksperienca e parë si drejtues politik në një qark ndaj pritet me kërshëri mënyra sesi do të organizojë PD e Korçës, Maliqit, Pogradecit, Devollit, Kolonjës e Pustecit.

