Author: Kolibri 4
Sot mori flakë shtëpia e doktor Dhimitraq Sofronit, e për afro 2 orë zjarrfikësit e Korçës u desh të luftonin me zjarrin për t’a mbajtur në izolim, pasi flakët rrezikonin të preknin dhe shtëpitë ngjitur. Burri që shihni në foto është Alfred Kalemas, komisar zjarrfikës pranë stacionit të Korçës, i cili me mish e shpirt punonte për fikjen e flakëve, thërriste në kupë të qiellit, bërtiste, dukej sikur ishte ingranazhi i gjithë të tjerëve. Më bëri përshtypje dhe në fund, pa lejen e tij i bëj dy foto. Me sheh dhe thotë; “Po e ti më duhesh bre, kam 2…
Pogradeci ka një barazim e dy fitore, duke marrë një frymëmarrje të lehtë përsa i përket renditjes në kategorinë e parë. Në fund të kohës shtesë, erdhi goli që me ne fund ngriti peshë pogradecarët, duke shpëtuar edhe trajnerin Nikaj nga gjykimet e shumta që po merrte se fundmi. Ndeshja përballë Erzenit pavarësisht rezultatit minimal, ishte një ndeshje cilësore dhe e kënaqshme për djemtë liqenore.
Për të dytin vit radhazi ka dështuar transferimi i mbrojtësit Randi Dumfur, këtë herë në Arabinë Saudite. Futbollisti ganez është rikthyer te Skënderbeu dhe shprehet se është gati të japë kontributin e tij me fanellën bardhekuqe. Pasi nuk arriti akordin me një klub në Arabinë Saudite, ku pretendonte të vijonte karrierën, mbrojtësi është kthyer në Korçë edhe për faktin se ka një kontratë aktive me Skënderbeun. “Jam i lumtur që u riktheva te Skënderbeu, pasi nuk u transferova në Arabi. Falënderoj klubin që më hapi sërish dyert dhe më bëri pjesë të tij. Isha pranë nënshkrimit të një kontrate mjaft…
Qeveria Shqiptare ka çelur dritën jeshile për investimin e lagjeve muzeale në Pogradec. Bëhet fjalë për mëhallën ku kanë jetuar Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli. Projekti prek vitesh priste financimin dhe më në fund qeveria e ka miratuar. Lajmin e bëri të ditur ditë më parë edhe kryebashkiaku i Pogradecit Ilir Xhakolli, i cili njoftoi se fondi i ka kaluar Fondit të Zhvillimit, i cili do realizojë procedurën e prokurimit për përzgjedhjen e firmës që do të zbatojë projektin. Projekti do të prekë “Toplecin” dhe “Naim Frashërin” dhe ka në qendrë sistemin rrugor, fasadat, çatitë, dritare, sistemin e ndriçimit etj…
Një 8 vjeçar është përplasur nga një mjet “Mitsubishi” që drejtohej nga një 22 vjeçar nga fshati Vreshtas. Ka qënë drejtuesi i mjetit ai që pas përplasjes ka transportuar me mjetin e vet 8 vjecarin në spitalin e Pogradecit, edhe i mituri banues në të njëjti, e me pas është rikthyer në vendin e ngjarjes. Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti.
Maliq/Informacion paraprak Rreth orës 20:20, në fshatit Vreshtas, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin J. G., 22 vjeç, ka përplasur një të mitur, 8 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Trajneri Armando Cungu ka vendosur të largohet nga drejtimi i Laçit. Ishte vetë tekniku i kurbinasve, që e bëri të ditur vendimin, pas humbjes ndaj Skënderbeut. Ai tha se do i komunikojë largimin presidentit Pashk Laska, pasi theksoi se nuk është trajner për mbijetesë. Pas gjashtë javëve kampionat, Laçi renditet në vendin e fundit me vetëm 3 pikë të grumbulluara.
Ndeshja e sotme mes Skënderbeut dhe Laçit në Kategorinë Superiore është një përballje mes dy skuadrave që mbajnë vendet e fundit në renditje. Edhe pse është herët për të gjykuar në këtë moment të sezonit, të dy ekipet duan që të marrin tri pikët për t’i ikur këtij pozicioni dhe një krize që mund të thellohet në javët në vijim. Skënderbeu vjen pas dy humbjeve radhazi dhe në shtëpinë e vet, përballë tifozerisë korçarë, do të përpiqet që të kthehet te sukseset për të ngjitur përsëri shkallë në renditje. Ndërsa Laçi kërkon fitoren e parë për këtë edicion në Superiore,…
Korçë/Informacion paraprak Rreth orës 16:55, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Lumalas, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Korçë – Maliq, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Biranj Një mjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur një këmbësore duke e lënë të plagosur. Sipas policisë mjeti që po lëvizte nga Korça në drejtim të Maliqit ka humbur kontrollin e mjetit duke mos shmangur aksidentin Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se këmbësorja ka qenë në afërsi të stacionit të udhëtarëve të fshatit Biranj E dëmtuara është dërguar menjëherë me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës dhe mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën Nga ana tjetër policia…

