Author: Kolibri 4

Aksident me 1 të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Lin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pojskë ku nga përplasja e dy mjeteve ka mbetur i plagosur një shtetas danez i identifikuar si Kervan Primet, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ka qenë manovrim i gabuar i danezit që ka sjellë përplasjen me një mjet volswagen brenda së cilit ndodhej një familje me 2 fëmijë të vegjël që për fatin e mirë nuk ka sjellë të lënduar. Mjeti që drejtohej nga danezi e ka goditur volswagenin në pjesnë e shoferit dhe më pas në pjesën e pasme duke rrezikuar…

Read More

DVP Korçë/Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar ”Sundimi i ligjit”. Plagosi me mjet të mprehtë, vëllanë e tij, për motive pronësie, një vit më parë, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat, u kap shtetasi D. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit…

Read More

Pogradec ; Aksident në aksin rrugor Pogradec – Lin, pranë fshatit Pojskë. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se dy mjete janë përplasur, ku për pasojë ka edhe të lënduar. Në mjetin tip “Volkswagen” ka qënë duke udhëtuar një familje, por fatmirësisht kanë marrë vetëm lëndime të lehta. Njeri nga mjetet është më targa të huaja. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Qarku i Korçës është ende “i pastër” nga “Ethet e Nilit” të cilat kanë shkaktuar edhe viktima në Shqipëri. Burime zyrtare bëjnë me dije se ende nuk ka asnjë person të identifikuar me këtë virus. Nga ana tjetër mjekët bëjnë thirrje që asnjë simptomë të mos anashkalohet dhe çdo person i dyshuar të marrë mjekim pranë doktorit të familjes apo paraqitet pranë urgjencës së spitalit.

Read More

Është punë ditësh që Qafë Plloçës t’i themi lamtumirë pas dhjetra vitesh. Rruga e kthesave të forta e të mërzitshme më në fund do të anashkalohet pasi punimet e reja do të shmangin totalisht këtë rrugë, duke dalë menjëherë në fshatin Gështenjas Kjo do të sjellë lehtësi për drejtuesit e automjeteve dhe frymëmarrje për trafikun në aksin nacional Korçë – Pogradec

Read More

Zjarrvënia e qëllimshme është vepër penale që dënohet nga 5 deri në 20 vite burg në Shqipëri. Por ndonëse çdo verë flakët kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe kullota, të dhënat e përpunuara nga Faktoje tregojnë se pandëshkueshmëria ka ‘thyer’ ligjin. Në 10 vitet e fundit janë regjistruar 225 procedime penale për shkatërrimin e pyjeve me zjarr, por pas hekurave kanë përfunduar vetëm 3 piromanë. Nga bilanci i dekadës së fundit sipërfaqja e djegur në pyje dhe kullota rezulton 162 mijë hektarë. Esmeralda Topi Edhe këtë verë vendi po përballet me zjarre të shumta nga veriu në jug. Ndonëse…

Read More

Pas 13 vitesh, në Shqipëri ka mbërritur virusi “Ethet e Nilit”, që deri tani u ka marrë jetën 3 qytetarëve dhe ka infektuar të paktën 9 persona, që janë të shtruar në spitalin Infektiv. Shefja e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino fton qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të tregohen të kujdesshëm për shëndetin e tyre. Sipas saj, në pjesën më të madhe të rasteve kjo sëmundje kalon si një grip i zakonshëm, ndërsa bën thirrje që të bëhet kujdes nga mushkonjat, që janë transmetuesi i virusit. “Virusi “Ethet e Nilit” zakonisht është pa shenja dhe vetëm 20%…

Read More

Një performim i shkëlqyer nga Elina Xhengo e cila u kualifikua në finalen e shtizës. Atletja 22-vjeçare u kualifikua në tentativën e tretë me një gjuajtje prej 63.22 m, me performancën e saj më e mirë këtë vit. Finalja e madhe do të zhvillohet të shtunën e datës 10 gusht në orën 20:35 Xhengo është me prindër korçare por përherë ka ngritur flamurin grek, duke u shprehur se ndihet greke.

Read More

Aksident me 5 të plagosur në segmentin rrugor Qafë Thanë – Doganë Dy mjete që po udhëtonin në drejtime të ndryshme, njëri nga maja e Qafë Thanës në drejtim të doganës e anasjelltas janë përplasur kokë me koke me njeri tjetrin. E gjithë kjo mësohet të ketë ardhur për shkak të një manovre të gabuar të njërit prej drejtuesve të mjeteve. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në një prej kthesave të këtij segmenti, vend që herë pas here është bërë burim aksidenti, sidomos në ditët e fundit atëherë kur edhe ngarkesa e mjeteve që përdorin këtë aks rrugor është e…

Read More

Pogradec/Informacion paraprak Rreth orës 12:00, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. R. është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin P. G. Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë në automjetin tip “Volkswagen”, të cilët po marrin mjekim në spital. Personat në automjetin e fundit janë shqiptarë të Maqedonisë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Read More