Author: Kolibri 4
Aronia është fruti kurativ që për herë të parë po kultivohet në juglindje të vendit. Miron Mersinllari është fermeri i cili rastësisht dëgjoi në internet për këtë frut, duke e sjellë nga Hungaria në fushën e e Maliqit. “Informacioni i parë ka qenë nëpërmjet internetit, aty u hasa me këtë frut, me vone humultova, mora informacion, pyeta dhe vendosa ta kultivoj. Mbas interesimit që kreva, findanet i solla nga Hungaria. Pashe çmimin e përshtatshëm dhe i solla nga Hungaria”, – tha fermeri. Sipas fermerit, vlerat kurative të këtij fruti janë të shumëllojta. “Ky është fruti i Aronia, është një nga…
Pogradec; Shpërthen një bombël gazi brenda një banese në qytetin e Pogradecit, në katin e dytë të një pallati në rrugën kryesore të lagjes nr 2. Zjarrfikesia dhe policia në vendngjarje, dyshohet për një të plagosur i cili është transportuar drejt spitalit të Pogradecit. Dëme të shumta materiale. Dritaret kanë “fluturuar” në rrugën kryesore rrezikuar jetën e kalimtarëve pasi është një nga rrugët më të populluara të qytetit. Dyshohet se ka patur rrjedhje gazi. E moshuara në spitalin e Pogradecit me plagë të shumta në fytyrë.
Henrik Nerguti është përforcimi i radhës në merkato për Skënderbeun. 21-vjeçari, i cili numëron 2 ndeshje me Kombëtaren Shpresa dhe 8 me 19-vjeçarët kuqezinj, ka mbyllur aventurën në futbollin slloven, ku ishte pjesë e Murës, duke dalë në stërvitje me skuadrën korçare. Nerguti është një produkt i akademisë së Internacional Tiranës, teksa prej vitit 2021 ka qenë pjesë e futbollit slloven. Së fundmi ai ishte pjesë e skuadrës së Beltinçit ku luajti në formë huazimi nga Mura. Me afrimin e 21-vjeçarit mesfusha e korçarëve duket e kompletuar.
Ministria e Mjedisit i hap rrugën ndërtimeve në Zonat e Mbrojtura Pas ndryshimit kontrovers të ligjit, dhjetë projekt-vendime të shpallura nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për konsultim i japin dritën jeshile ndërtimeve të gjithfarëllojshme në zonat e mbrojtura nga jugu në veri. Bredhi i Drenovës është një masiv pyjor prej 1,380 hektarësh i shtrirë në Qarkun e Korçës në kufi me Greqinë. Kjo zonë e shpallur park kombëtar në vitin e largët 1966, është një bio-korridor i rëndësishëm midis dy vendeve për rruazorët e mëdhenj, si ariu, ujku dhe kaprolli. Por një seri projekt-vendimesh të shpallura për konsultim nga…
Rigels Rajku është arrestuar në Shëngjin. I njohur ndryshe me emrin artistik, Noizy, këngëtari është vënë në pranga bashkë me DJ-në e tij teksa po performonin në një klab në Shëngjin. Siç raporton “Indeks Online”, uniformat blu të Shqipërisë kanë zbatuar urdhërarrestin e Kosovës duke ndaluar këngëtarin për t’ia dorëzuar organeve ligjzbatuese kosovare. Noizy akuzohet dhe dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në dhunën e ushtruar ndaj një “Tik-Tokeri” në Kosovë, në qytetin e Pejës. Organi i akuzës dyshon se këngëtari ka ushtruar dhunë duke dëmtuar keq fizikisht personin në fjalë. Edhe pse për të ishte shpallur urdhërarresti, policia e Kosovës…
Pogradeci ka mposhtur skuadrën korçare në miqësoren e ditës së sotme të luajtur këtë mbasdite në Korçë. Djemtë liqenore kanë kaluar në avantazh nëpërmjet një 11 metërshi, I cili fillimisht u prit nga portieri korçar por liqenorët ishin të vëmendshëm për ta shtyrë topin drejt rrjetës. Edhe në pjesën e dytë bardheblutë dinë të shkojnë në portën e Skënderbeut, duke shkuar në 0-2 Në fund Skënderbeu ka shënuar golin e vetëm nëpërmjet penalltisë duke e përfunduar ndeshjen në 1-2
Në natën e parë më datë 14 Gusht Festën e Birrës do të performojë Xheisara, e më pas Vëllezërit Korçarë e përfundon Kelly Kelekidou Në natën e dytë Rezarta Smaja, Devis Xherahu dhe Kostandinos Koufos Në natën e tretë Xhensika Polo, Fifi dhe Luiz Ejlli Në natën e 4 Offchestra, Alban Skënderaj dhe Elefteria Në natën e 5 e të fundit Gerta Mahmutaj, NRG Band dhe 3 Dots
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. H., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka shqetësuar një 46-vjeçar, nëpërmjet telefonit. Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: ▪︎ V. B., 53 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me bimësi, në Maliq; ▪︎ Y. M., 45 vjeç dhe U. B., 35 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, pasi u kapën në fshatin Velitërnë, Maliq, duke transportuar me kamion, 13 m sterë…
Vatra të shumta të zjarrit në zonën torfike të fushës së Maliqit. Vatra që janë shfaqur pasditen e sotme duke rrezikuar edhe sipërfaqe të tjera të kësaj fushe. Kjo zonë herë pas here ka shfaqur probleme të tilla madje duke djegur sipërfaqe të tëra edhe me grurë në pragun e korrje shirjeve. Për izolimin e flakëve janë duke punuar shërbimi zjarrfikes por edhe mjete të bashkisë Maliq të cilat po bëjnë rrethimin dhe plugimin e tokave të djegura që zjarri të mos depërtojë në sipërfaqe të tjera.
Llixhat e Sarandoporit, 10 km nga Leskoviku është një nga vendet që po tërheq gjithmonë e më tepër vizitorë e turistë. Këto burime termale po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, jo vetëm turistët e apasionuar pas natyrës, por edhe ata që kërkojnë përfitime shëndetësore. Ujërat e këtyre llixhave njihen për vetitë e tyre kuruese, duke e bërë Sarandoporin një qendër të rëndësishme për turizmin shëndetësor. Vizitorët vijnë nga vende të ndryshme për të përjetuar efektet terapeutike të këtyre burimeve natyrore, të cilat janë veçanërisht të njohura për trajtimin e sëmundjeve reumatike dhe problemeve të lëkurës. Rritja e interesit për…

