Author: Kolibri 4

Orges Shehi nuk është më trajneri i Partizanit. Është vetë klubi i kuq që ka njoftuar shkarkimin e teknikut nga stoli i klubit. Pas një takimi me presidentin Demi, u vendos për ndërperjen e bashkëpunimit mes palëve. Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve negative të skuadrës në muajt e fundit ku nuk arritën te fitorja e titullit si dhe dështimi në kualifikueset europiane. “Partizani njofton mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Drejtuesit dhe Shehi kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Partizani dëshiron të falënderoj Orges Shehin për…

Read More

Rrjeti social TikTok do të heqë përfundimisht funksionin e fitimit të parave nga ky aplikacion në Francë dhe Spanjë, pas një presioni të bërë nga Bashkimi Europian. Platforma TikTok Lite mbërriti në Francë dhe Spanjë, të vetmet vende të BE-së ku është e disponueshme, në prill të këtij viti. Përdoruesit mbi 18 vjeç mund të fitojnë pikë për shikimin dhe pëlqimin e videove, të cilat i shkëmbejnë me mallra si kuponë ose karta dhuratash (gift card) përmes një programi shpërblimi. “Ne ia dolëm të tërhiqnim përgjithmonë programin TikTok Lite Reëards, i cili mund të kishte efekte të varësisë”, tha komisionari…

Read More

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. V., 36 vjeç, banues në SHBA, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. N., 31 vjeç, banues në Gaza, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Read More

Disa aksidente në Korçë, mësoni se ku ▪︎ E. Xh., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Kamenicë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Motomjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale; ▪︎një 17-vjeçar, pasi në qytetin e Maliqit, u kap duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi; ▪︎ Sh. L., 21 vjeç, banues në fshatin Verri, Pogradec, pasi në fshatin Golik, automjeti tip “Volkswagen” që drejtonte është përplasur me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e përplasjes janë…

Read More

Një 41 vjeçare nga fshati Pojan i bashkisë së Maliqit ditën e djeshme ka denoncuar në komisariatin e policisë largimin e vajzës së saj Sipas 41 vjeçares vajza është larguar drejt kryeqytetit me një person me emrin “Nevruz”. 16 vjeçarja është larguar nga banesa pa lejen e nënës së saj, ndaj e për këtë policia ka kërkuar edhe ndihmën e komisariatit numër 4 në Tiranë për gjetjen e të miturës. Kjo gjithnjë sipas nënës është hera e parë e largimit nga banesa. Policia e kryeqytetit dhe e Maliqit janë vënë në lëvizje për gjetjen e 16 vjeçares

Read More

Policia e Maliqit ka identifikuar dhe proceduar penalisht një shtetas si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në pyjet e Bodesë Valdet Bezhani, 53 vjeçar lindur në Bode e banues në qytetin e Korçës sipas policisë lokale dyshohet si autor i disa vatrave të zjarrit në pyllin e Bodesë. Burime pranë shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit bëjnë me dije se zjarri i parë në këto pyje është shkaktuar për shkak të kushteve atmosferike (shkarkim rrufeje) ndaj në kushte të tilla 53 vjeçari për të shpëtuar fermën e tij të bletëve ka ndezur zjarre të kontrolluara me qëllim moslejimin e…

Read More

Pas vitesh studimi dhe eksperience në universitetet dhe strukturat më të njohura shëndetësore në Kinë, mjeku neurolog Dr. Renardo Liço, sjell për pacientët në Spitalin Amerikan 3, përvojën e një vendi i cili gëzon një pozitë të rëndësishme në elitën e mjekësisë botërore. I specializuar kryesisht në goditjet në tru, për të cilën po mbron edhe doktoraturën në Universitetin Juglindor Nanjing në Kinë, Dr. Renardo është vlerë e shtuar e ekipit të STROKE në Spitalin Amerikan 3, ku ndodhet edhe qendra më e avancuar në rajon për trajtimin e këtyre patologjive. Në vitin 2021, Dr. Renardo ka përfunduar Masterin e…

Read More

Artan Pinjolli prej shumë vitesh është pjesë e familjes socialiste, së pari i angazhuar me FRESSH e më pas deri në anëtar i këshillit të komunës e anëtar i këshillit të qarkut. Nga viti 1992 deri në vitin 1997 për të siguruar të ardhura për familjen ka bërë gazetashitësin, atëherë, siç thotë dhe vet ishte e frikshme për të shitur “Zërin e Popullit”, organin e socialistëve ZP e fshinja brenda RD dhe ua shpërndaja socialistëve derë më derë – thotë “Larisa” I ka mbetur besnik PS dhe ish liderit të kësaj force politike Fatos Nano Edi Ramën e dua vetëm…

Read More

Festa e Lakrorit në fshatin Polenë të Korçës vazhdon të tërheqë vëmendjen e turistëve vendas e të huaj Lakrori me dy petë i pjekur në saç është nga specialitetet më të kërkuara ndaj e për këtë bashkia edhe për të ruajtur traditën çdo vit organizon një festë të tillë në fshatin që nuk është më larg se 5km nga qyteti i Korçës. Morena Bilasi dhe Marsela Koroveshi janë nga fshati Voskop e Polenë. Si njëra dhe tjetra gatimin e lakrorit me dy petë e kanë mësuar nga nënat e tyre ndërkohë që edhe ato vet ja kane mësuar këtë specialitet…

Read More