Author: Kolibri 4
Tre persona është raportuar deri më tani se kanë humbur jetën si pasojë e infektimit nga virusi i quajtur “Ethet e Nilit” dhe 17 persona rezultojnë të jenë prekur nga ky virus. Lidhur me këtë ka reaguar mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, i cili akuzoi qeverinë se nuk po publikon raportet e sakta. Sipas mjekut duke marrë parasysh 3 vdekjet e regjistruara nga ky virus, do të thotë që kemi me mijëra persona të cilët janë të infektuar. “Ethet e Nilit Perëndimor nuk është dicka e re, është dicka që ne e njohim, transmetorhet vetëm nga mushkonjat kështuqë defakto veprimi i…
Radhë të gjata në tokën neutrale në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Radhë e cila ka ardhur për shkak se pala greke vijon të punojë me sportele të reduktuara në hyrje dhe dalje. Në rrethana të tilla shtetas shqiptarë e jo vetëm kanë qenë të detyruar të presin për minuta të tëra për të kaluar nga Shqipëria në drejtim të vendit fqinj Burime zyrtare thanë se autoritetet tona të kufirit kanë patur disa takime me policinë kufitare greke duke u kërkuar shtimin e numrit të sporteleve e në rast të fluksit të lartë të punohet me procedurë të përshpejtuar.…
Në Spitalin infektiv në QSUT janë të shtruar 9 pacientë të prekur nga virusi i nilit perëndimor. Shefja e këtij shërbimi Najada Çomo bën me dije, se pacientët janë të moshës mbi 70 vjec, ndërsa thotë se sëmundja që prek trurin është shpesh jetë kërcënuese për disa kategori. Çomo thotë se në këtë periudhë në shërbimin që drejton janë shtuar rastet e meningiteve edhe encefaliteve e disa prej tyre kanë shkaktarë ethet e nilit perëndimor. Simptomat më të shpeshta nga infektimi me virusin e nilit janë temperatura , dhimbje të forta koke, lodhje, dhimbje të nyjeve apo skuqje në lëkurë.…
Për herë të parë, ylli i muzikës greke Konstandinos Koufos do të performojë në Festa e Birrës në Korçë më 15 gusht. Ngjarja do të zhvillohet te Terminali i Autobusëve, me hyrje të lirë për të gjithë. Pritet një atmosferë plot ritëm, energji, dhe birra.
Një rast “i paprecedentë” ka ndodhur në Francë, ku një ish-anesteziolog nga Besançon është në gjyq për helmimin e dyshuar të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve vdiqën gjatë operacionit, thanë prokurorët. Pas një hetimi shtatëvjeçar, dy hetues nënshkruan sot urdhrin për të dënuar Fréneric Pessier, 52 vjeç, në Gjykatën Penale të Dube, tha prokurori publik Etienne Mandeau. Pessier, i cili është deklaruar i pafajshëm, përballet me burgim të përjetshëm. Rasti doli në dritë kur një anesteziolog në një nga klinikat e qytetit informoi autoritetet për tre arreste kardiake “të pashpjegueshme” të pacientëve gjatë operacioneve. Besohet se midis 10 tetorit…
Sarandë/Informacion paraprak Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe. Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje. Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku…
Pas qepës dhe grurit, fermerëve të Korçës rrezikohet t’u mbetet stok edhe prodhimi i ri i patates. Shkak është çmimi i shitjes nën koston e prodhimit nga mungesa e tregut. Aktualisht, patatja në tregun e shumicës po kërkohet të blihet te fermeri me çmim 20-30 deri në 33 lekë për kg apo rreth 20 lekë më lirë se vjet. Krahasuar me vitin e kaluarm çmimi i shitjes është 40% më pak. Mikel Plasa, një nga kultivuesit më të mëdhenj të patates në zonën e Korçës, tha për “Monitor” se këtë vit ka mbjellë 20 ha tokë me patate, në sasi…
Qafë Thanë Pika e kalimit doganor në Qafë Thanë vijon të përballet edhe në këto ditë të para të Gushtit me fluks të lartë automjetesh të cilat futen në territorin shqiptar. Fluksi tashmë nuk është vetëm në fundjavë por çdi ditë në orare të caktuara të ditës. Edhe paraditja e sotme deri në mesditë ka shënuar fluks shumë të lartë të automjeteve që kalojnë kufirin me destinacion bregdetin shqiptar. Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, turistë nga vendet e Europës lindore që zgjedhin Shqipërinë për pushime. Burime pranë policisë kufitare të doganës bëjnë me dije se punohet me 5 sportele,…
policia e kosoves kerkon bashkepunimin e qytetareve per arrestimin e Noizyt pasi dyshohet se ka dhunuar nje person ne nje lokal nate ne peje : Kërkesë për bashkëpunim Pejë, 08 gusht 2024 Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personat e kërkuar janë: 1. Rigels (Bashkim) RAJKU i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri. 2. Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI i lindur me 22.05.1992 nё…
Kjo video e mbrritur në redaksinë tonë tregon radhën kilometrike në aksin nga Struga drejt Qafë Thanës. Me qindra mjete në radhë për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë. Ndërsa pritja deri në doganë ngjason me ferrin pasi temperaturat jamë të larta. Sot ne raportuam sr ka fluks shum të lartë në Qafë Thanë nga ata që vijnë me pushime, ndërsa vetëm gjatë korrikut në këtë doganë kanë lëvizur rreth 300 mijë persona.

