Author: Kolibri 4

Skënderbeu luajti miqësoren e radhës në shtëpi, këtë herë ndaj skuadrës nga Kategoria e Parë, Besa e Kavajës. Sfida e zhvilluar në qytetin e Korçës përfundoi në barazim 1-1. Ishin korçarët që kaluan të parët në avantazh me anë të Bismark, i cili është kthyer në një “bomber”, pasi shënon për të dytën ndeshje radhazi. Në krahun tjetër, Besa e gjeti golin e barazimit me ish-kapitenin e korçarëve, Erlis Frashërin që shënoi një supergol. Ky ishte dhe goli vendimtar në këtë sfidë. Qendërmbrojtësi Frashëri vulosi rezultatin final me atë gol të shënuar në mesin e pjesës së parë. Skënderbeu luajti…

Read More

Një foshnjë gjashtëmuajshe ka vdekur pasi u harrua në një makinë në temperatura të larta për shtatë orë. Travis Carter Jr u ​​gjet në sediljen e pasme të makinës së një fqinji pasi dyshohet se kishin harruar ta linin atë me të atin. Ai u shpall i vdekur nga mjekët kur mbërritën në vendngjarje rreth orës 21:00 të së martës në Cordes Lakes, Arizona. Fqinji i cili është një adoleshent, u arrestua dhe u akuzua për vrasje nga pakujdesia. Më herët atë ditë, nëna e Travis-it, Aleesia Phillips, i kërkoi fqinjit adoleshent që ta çonte në Luginën e Preskotit. Ajo…

Read More

Maliq Komisariati i Policisë Maliq, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë të paligjshme të lojërave të fatit, ka finalizuar operacionin policor “Skedina 1”. Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë që ushtronin këtë veprimtari. Sekuestrohen 5 celularë. Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme nga shërbimet e Policisë, për evidentimin dhe goditjen e rasteve në fushën e lojërave të fatit, janë goditur disa raste në këtë fushë. Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste u arrestuan shtetasit: R. G., 21 vjeç, banues në fshatin Velitërne, Maliq dhe G. E., 39 vjeç,…

Read More

“Mos harroni këtë vrapues kenian Abel Mutai, i cili ishte vetëm pak metra larg vijës së finishit, por u hutua me sinjalistikën dhe ndaloi, duke menduar se kishte përfunduar garën. Një vrapues spanjoll, Ivan Fernandez, ishte menjëherë pas tij dhe duke kuptuar se çfarë ishte Duke ndodhur, filloi t’i bërtiste kenianit që të vazhdonte të vraponte. Një gazetar e pyeti Ivanin, “Pse e bëre këtë?” Ivan u përgjigj: “Ëndrra ime është që një ditë ne të mund të kemi një lloj jete në komunitet ku të shtyjmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin për të fituar.” Gazetari këmbënguli: “Por pse e latë Kenianin…

Read More

Në pikë të diellit, mesditën dhe mesmuajin e këtij korriku, kur njerëzia duket se nuk gjejnë derman nga vala e të nxehtit disi të pazakontë në Korçë, ai shpërndan pako postare. Ndalet një çast sa të pijë një kafe dhe me doza humori tregon maja-maja epidode të jetës së tij si postier veteran i Korçës. Theodhoraq Pano është gati 70 vjeç, dhe mbi shtatin e tij të pakët por tip sportivi duket se nuk peshon mosha pasi vazhdon të jetë aktiv në një profesion që e ka ushtruar prej të paktën tre dekadash. Në Korçë njihet gjërësisht si ‘Dhori postieri’…

Read More

Endri dhe Stefi munguan vjet në festa e Birrës. Mbase me të drejtë, publiku por dhe vet këngëtarët shprehen pakënaqësi që dy ikona të muzikës korçare si ata të mungonin në këtë festë të madhe. Këtë vit, nuk ka më ankesa. Burime të siguruara pranë grupit të organizatorëve bëjnë me dije se Endri dhe Stefi do të performojnë në festën me të madhe në Shqipëri. Po Devisi? Po, edhe Devis Xherahu është ftuar të marrë pjesë e të njëjtat burime shprehen se është gjetur dakortesia që Xherahu të jetë pjesë e grupit të këngëtarëve. Epo, një arsye më tepër për…

Read More

E gjithë kjo situatë është krijuar edhe ditën e sotme per shkak se pala greke vijon të punojë me vetëm dy sportele në hyrje ndërkohë që pala shqiptare punon me 4 sportele në dalje. Për të normalizuar situatën autoritetet tona në Kapshticë mësohet të kenë patur disa takime me homologët e policisë greke, por këta të fundit ende nuk kanë shtuar numrin e sporteleve edhe kur në muajin Gusht ka fluks të shtuar në hyrje – dalje. Gjatë ditës së djeshme nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë mbi 8800 shtetas, e thënë ndryshe, dyfishi i hyrje daljeve…

Read More

Pavarësisht se ndonjë lokal i ri buzë gjolit mundohet të imitoje diskot e zhurmshme të Sarandës, e pavarësisht se ndonjë plazh privat pogradecar mundohet të imitojë prepotencën e Ksamilit, Pogradeci mbetet magneti veror i turizmit vendas. Kam ardhur rregullisht këtu në behar qysh kur kam qene 6-muajsh. Pra, e kam parë trajektoren zhvillimore të këtij qyteti, nga një magnet primitiv i turizmit vendas, në një magnet modern të turizmit, po vendas. Doni mëngjese e mbrëmje të freskëta? I gjeni ne Pogradec, teksa pjesa tjetër e vendit zhuritet nga vapa. Doni restorante me ushqime të shijshme, shërbim të këndshëm, e çmime…

Read More

Në Pogradec peshkatarët vendas, të Shkodrës e Pustecit janë takuar së bashku në një festival që për nga mënyra e organizimit vjen për herë të parë. Koço Trajçe dhe Petrit Merko janë dy nga peshkatarët e vjetër të liqenit, të cilët tregojnë sesi i kanë gatuar dikur tavat e krapit e koranit me ujin e liqenit. Juli Murka tregon se në restorantet e Pogradecit tani gatuhen lloje të ndryshme tavash të koranit por në asnjë rast thotë ai gatimi nuk bëhet me ujin e liqenit. Për tre netë me radhë e tre liqeneve të vendit tonë do të tregojnë për…

Read More