Author: Kolibri 4
Pas kryerjes së testit të shpejtë nga ana e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë, rezultojnë 5 raste pozitive me këtë virus. Megjithatë Kroi bën me dije se nuk ka vend për panik pasi tashmë virusi shfaqet me simptoma më të lehta por vë theksin tek rëndësia e grupeve të riskut me një dozë buster. Rastet e identifikuara me Covid-19 nuk kanë kaluar në komplikacione shëndetësore.
Neli Naçon lehtësisht mund ta identifikosh si njeriun qytetar, model të Pogradecit. Intelektualin e heshtur, të cilin e dallon nga hapat e shpejtë, teksa çdo ditë “vrapon” drejt një libri, një miku, një biblioteke, një auditori me nxënës Profesorin e njohin të gjithë në qytet, të vegjël e të mëdhenj, madje e duan, sepse di të tejcojë pozitivitet. Një pinjoll i familjes të vjetër autoktone pogradecare Naço, asnjëherë nuk u përlye me politikë, madje diti t’i kundërshtojë për projekte të cilat nuk ishin në të mirë të qytetit. Profesori nuk diti të bëhet i pasur, sepse u fokusua në pasuria…
Për herë të parë, dronët “Bayraktar” kanë zhvilluar fluturime natën. Ky lloj trajnimi ka si qëllim stërvitjen e pilotëve në kushte më të vështira, për t’u dhënë operatorëve mundësinë të përvetësojnë sa më mirë sistemin UAV të këtyre mjeteve fluturuese. Kjo stërvitje i pajis pilotët me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të orientuar nga distanca, në mënyrë të sigurt këto mjete, në kushtet e errësirës. Trajnimi përfshin edhe përdorimin e pajisjeve për të vëzhguar natën si dhe sistemet e imazhit termik. Pilotët dhe Operatorët e Ngarkesave u trajnuan gjithashtu për të interpretuar imazhet termike, të cilat janë thelbësore për…
Greqia ndalon importin e bagëtive jashtë vendit për shkak të rasteve të konfirmuara të murtajës te delet dhe dhitë. Ministria e Agrikulturës dhe Bujqësisë deklaroi se masat e marra synojnë të ndalojnë përhapjen e sëmundjes. Rasti i parë i murtajës u regjistrua në 11 korrik në Greqinë qëndrore. Veterinerët thonë se sëmundja ka aftësi përhapëse të mëdha, por nuk ka asnjë rrezik për jetën e njerëzve. Ministri Kostas Tsiaras deklaroi se po merren të gjitha masat për të mos dëmtuar bizneset dhe turizmin, që është i lidhur ngushtësisht me produktet blektorale. Gjatë kësaj jave janë konfirmuar raste me murtajën në…
Burime të siguruara pranë policisë dhe autoriteteve greke bëjnë me dije se 15 vjeçarja greke e cila deklaroi fillimisht se u përdhunua nga një 19 vjeçar shqiptar, ditën e sotme para trupit të gjykatës të Ilisë ka pranuar se ka gënjyer në rrëfimin e saj 19 vjeçari shqiptar A.V është liruar nga gjykata e këtij rrethi pas pranimit të 15 vjeçares se ajo kishte gënjyer. I njëjti burim bën me dije se 15 vjeçarja ka treguar para gjykatës por edhe psikologes se ka gënjyer për shkak se i vinte turp nga prindërit për të treguar se ajo kishte kryer marrëdhënie…
Panajoti Libanovnos, Kostas Kapsalis dhe këngëtarja Zoi Andhrikopolou janë ata të cilët sot do të çlodhin shpirtin tuaj në Brau Haus Korça Për të gjithë ata që e duan muzikën greke, sot në hyrje të parkut, përpos freskisë, birrave të shumëllojshme do mund të kënaqeni edhe me meloditë helene, në natën greke të organizuar. Fundja, në Korçë gjen gjithçka – edhe Greqinë
Plaka dhe qumështi Para pak ditësh, po udhëtoja në Rrugën e Arbërit, drejt Peshkopisë. Pa kaluar Bulqizën, në anë të rrugës pash një grua të moshuar me një trastë të madhe mbushur me bidona me qumësht. Ndalova dhe e mora në makinë. Pa u ulur mirë, më lëshoi një breshëri falenderimesh e urimesh që e ndihmova. Pastaj, shpejt e shpejt, më pyeti: Mos je gjë Mentor Kikia ti, ai që flet në televizor? – Po, i thash duke qeshur. I shikon programet televizive ti? – Po po, i shikoj nëna. Pastaj, siç e kemi zakon ne shqiptarët, për 5 minuta…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me mësues të rinj për të prezantuar programin e kredive me interes zero, i cili për herë të parë këtë vit përfshin edhe sektorin e arsimit. Ky program është një hap i rëndësishëm në mbështetje të profesionistëve të sektorit arsimor dhe synon të përmirësojë kushtet e jetesës për mësuesit. Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e zgjerimit të programit të kredive me interes zero, duke përfshirë mësuesit, si një hap të natyrshëm pas mbështetjes së filluar vitin e kaluar për kategori të tjera profesionistësh. Më pas, një komision do të vlerësojë…
Qarku Korçë Shërbimet e PKK Qafë Thanë kapën shtetasen e shpallur në kërkim Shpresa Allmuça, 39 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin E. A., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “Dhuna në familje”. Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal…
Elon Musk, Bill Gates, Jeff Besos 3 miliarderët më të mëdhenj të botës Gruaja e Elon Musk e ndau atë… Gruaja e Bill Gates e ndau atë… Gruaja e Jeff Bezos e ndau atë… Pra, a sigurojnë vërtet paratë dashurinë dhe besnikërinë e një gruaje? Këta burra janë ndër më të pasurit në botë, por pasuria e tyre e madhe nuk mund të ruante dashurinë dhe besnikërinë e grave të tyre. Nëse trilionat e tyre nuk mund ta bënin atë, çfarë ju bën të mendoni se mund të blini dashurinë dhe besnikërinë e një gruaje? Kjo duhet t’ju tregojë se…

