Author: Kolibri 4

Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident tragjik me makinë në Greqi. Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në në rrugën Ioniane në zonën Agrinio, ku mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmysur në greminë. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë gruaja e identifikuar Ana Prifka, ndërsa në spital, jashtë rrezikut për jetën janë vajza e saj 22 vjeçare, Karolina Prifka dhe bashkëshorti që ishte shofer, Vasil Prifka. Në vendin e aksidentit sot rreth orës 11:30 shkruan menjëherë 8 zjarrfikës dhe 4 ambulanca. Familja shqiptare prej vitesh jetonte në Athinë, ndërsa policia po heton shkaqet…

Read More

Ziso Kuro është plot 85 vjeç. Dhe pse në moshë të thyer, nuk e ka lënë pas dore traditën e nxjerrjes së rakisë së manit në mënyrë artizanale. Ai na tregon se cili është sekreti i nxjerrjes së rakisë Në shtëpitë e boboshtarëve nuk mungojnë kazanët e rakisë. Procesi i zjerjes së manave në këto kazanë zgjat deri në 2 orë Kuro na thotë se kërkesat në treg për këtë raki, nuk mungojnë pasi ka edhe veti kurative Ndër elementët e trashëgimisë kulturore jomateriale të zonës së Korçës ngelet edhe procesi i nxjerrjes së rakisë së manit.

Read More

Vetëm 46 sekonda… Kaq zgjati ndeshja e boksit për femra në peshën 66 kg mes Angela Carinit të Italisë dhe algjerianes Imani Kelif… Një përleshje që kishte nisur që në momentin që u hodh shorti. Carinin ishte e pafate teksa u rrëzua mbi rivalin e saj interseks. Kujtojmë se vendimi i IOC për të lejuar Kelif dhe Lin Yu-Ting (Tajvan, kategoria 57 kg) të garojnë normalisht në turneun e boksit për femra në Lojërat Olimpike, shkaktoi reagime të forta pasi të dyja janë femra, por me kromozome mashkullore (interseks). Pasi nuk kaluan as testet e përshtatshmërisë gjinore, ato u përjashtuan…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin K. H., 36 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin kontenierit ku banonte. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin S. A., pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke në pronësi të një 64-vjeçari, në fshatin Vishocicë, Devoll. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. S., 43 vjeç, banues në…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin E. T., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike në lagjen nr. 6, Korçë. Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 11.07.2024, në lagjen nr. 7 Korçë, ka vjedhur disa steka me cigare dhe një shumë parash. Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin R. K., 44 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka shpërndarë të dhëna dhe…

Read More

Olsi Ziso është i riu nga Maliqi që vendosi për t’u bërë zjarrfikës, një punë e vështirë, sidomos në periudhën e verës. Prej 5 ditësh, 26 vjeçarit i duhet të luftojë me flakët në malin e Bodesë, duke rrezikuar jetën e qënë larg familjes. “Zjarrfikësi nuk ka kohë, kohë, shi, diell dëborë. Je ne terren. Kur kërkohet ndihma e zjarrifikesit, kemi 4 ditë larg familjes, veprojmë që në orët e para të mëngjesit dhe e mbyllim në orën 8. Japim maksimumin, çunat e zjarrifikses, por terrenet e vështira. Era e fortë. Është e pamundur ta vendosesh në kontroll”. Por a…

Read More

Kolonja vijon të jetë e preferuara e turistëve edhe stinën e verës, pasi me freskinë që e karakterizon, natyrën e bukur dhe ushqimet tradicionale, kjo zonë po vizitohet gjithmonë e më tepër nga vendasit dhe të huajt. E gjithë rruga që lidh Korçën me Kolonjën të ofron një pamje panoramike dhe çlodhëse. Gjelbërim pafund dhe male të bukura të shoqërojnë gjatë udhëtimit, ndërsa me rrugën e re tashmë distanca nga Korça drejt Ersekës është vetëm 30 minuta. Rruga e re ka shkurtuar ndjeshëm distancën me të gjitha pikat turistike të Kolonjës dhe vizitorët mund të shkojnë drejt Llixhave të Sarandoporit,…

Read More

Babë e bir, shitës të lajthive dhe dinjitetit Teksa ngjitja Qafë Plloçën, në anë të rrugës, duke rrezikuar të përplaseshin, babë e bir kishin nxjerrë qese me lajthi, si për t’i reklamuar me dy fytyra të skuqura nga dielli e temperaturat e larta. Hap krahun, vjen me vrap djali i vogël, sikur po shkonte të ngrinte një trofe. “Kemi lajthi të mira, të buta kemi dhe arra. Çfarë do?” -Lajthi dua. Sa kushtojne? “1 mijë e 5 qind” -Mirë, ma jep. I jap një 2 mijë lekshe, duke tentuar të largohem, i fut marshin makinës. “Jo jo, prit të të…

Read More

Duke nisur që nga muaji gusht, në xhepat e rreth 30 mijë mësuesve do të ketë më shumë para me reformën e pagave. Ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu shpjegon arritjen e pagës në 950 euro mesatarisht për punonjësit shkollorë si një objektiv të përmbushur për qeverinë, që ka prioritet mbështetjen e mësuesve. “Tashmë është një zotim i mbajtur premtimi për rritjen e pagave të mësuesit deri në 40% për 4 vite. Vërtet motivuese për mësuesit e cila shkon në 950 euro mesatarisht, ndërsa rritja në vlerë pagese do të jetë 180 euro mesatarisht”, tha Manastirliu. Sistemi arsimor do të ketë…

Read More

Që kur kam lindur,në atë vit të lashtë e deri sot,asnjëherë Pogradecin nuk e kam quajtur me emrin zyrtar. Përherë i kam thënë thjesht,Poradec. Notin e mësova në Poradec,isha me pushime në Poradec,çova të dashurën në Poradec,hëngra një koran në Poradec,qenë fjali që i bëra kaq herë gjatë jetës sime në muhabete me shokë e miq. Ka ndodhur kështu nga që ai vend i bekuar më është bërë si i familjes. Njësoj si motrës psh i them Mozkë,mgjse quhet Mimoza . Ledha të tilla i sjell veç aferia me dikë,pasioni,dashuria,respekti që të është injektuar në damarë. Kjo ndodh edhe nga…

Read More