Author: Kolibri 4
Vendimi, që u propozua dy javë më parë, u miratua këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. “Për të garantuar që administrata publike, të jetë një punëdhënës më tërheqës, parashikohet për herë të parë koncepti i orëve fleksibël, me qëllim jo vetëm optimizimin e gjithë procesit të menaxhimit të burimeve njerëzore në administratën publike, por mbi të gjitha për të garantuar një balancë më të mirë midis punës dhe jetës private të të gjithë punonjësve brenda administratës shtetërore. Punonjësit mund të zgjedhin të nisin ditën e punës më herët dhe ta përfundojnë më herët ose ta nisin më…
Në ditën e 6 situata është vënë nën kontroll në pyjet e Bodesë ku janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Maliqit e qarkut të Korçës por prej dy ditësh janë duke punuar për izolimin e flakëve edhe forca të ushtrisë Flakët vazhdojnë brenda zonës së djegur ndërkohë që janë hapur korridore të shumta për të penguar vatrat e zjarreve që të depërtojnë në sipërfaqe të tjera pyjore. Shërbimi zjarrfikes ka qenë i fokusuar më së shumti në stanet e një fermeri superpotencial i cili ka më shumë se 200 krerë gjedhë, që ishin shumë pranë vatrave të zjarrit. Te…
Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar pamjet nga plazhi më i bukur në jug të vendit, pikërisht nga Gjiri i Gramës, i cili ngjan një “shkretëtirë” e vërtetë. Kjo video nga gazetari është bërë pikërisht këtë të mërkurë, 31 korrik, ku supozohet që jemi dhe në pikun e sezonit turistik. Mirëpo, ndryshe nga vitet e tjera, Fevziu na ka treguar se edhe pse ora shënon 15:30 shezlongët janë bosh. “Meqë ka një debat shumë të madh për çështjen e turizmit në Shqipëri jam në Gjirin e Gramës, Gjirin më të bukur ndoshta të jugut, gji i cili nuk gjen vend nëse…
Skënderbeu-Tirana 2-2 Shënues: Bismark 7’, Nikaj 23’/ Ndreca 80’, Ismajli 88’ SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Ramos, Vangjeli, Rabiu, Gerco, Vangjeli, Janaqi, Nikaj, Bismark, Rashica. TRAJNER: Ivan Gvozdenoviç TIRANA: Selmani, Arhan, Dembele, Mici, Përgjoni, Jonuzi, Soler, Abah, Haxhiu, Prenga, Ëalid. TRAJNER: Bledi Shkëmbi Skënderbeu dhe Tirana ndahen në barazimin 2-2 në një miqësore plot tension në fushën e lojës në mesin e pjesës së dytë, aq sa u desh që takimi të ndërpritet për më shumë se 4 minuta. Një super Skënderbe është parë sot në fushën e lojës dhe një Tiranë që luajti vetëm në 10 minutat e fundit ku përmbysi…
Një vatër e re zjarri është shfaqur në Pogradec mbrëmjen e sotme. Sipad të dhënave njoftohemi se zjarri ka rënë në fshatin Pleshisht të njësisë Trebinjë. Nga të dhënat paraprake mësohet se zjarri ka rënë në kodrat e fshatit me shkurre dhe dushk, zjarri cili dyshohet të jetë i qëllimshëm. Drejt zonës janë nisur punonjës të njësisë Trebinjë dhe pyjores dhe vullnetarë, ndërsa janë nisur edhe efektivë të zjarrfikësve nga Pogradeci. Për momentin situata paraqitet problematike për shkak se zona ku ka rënë zjarri ka bimësi të dendur dhe flakët përhapen shpejt. Vetëm një natë më parë një vatër e…
Skënderbeu vazhdon të përforcohet në këtë periudhë. Etienne Tare ka firmosur me korçarët dhe është lojtari më i ri që u bashkohet “Ujqërve të Dëborës”. Palët kanë firmosur një kontratë për 3-vjeçare me Skënderbeun. 20-vjeçari në këtë mënyrë përforcon repartin e sulmit dhe tashmë do të jetë një “armë” plus për Ivan Gvozdenovic. Tare nuk ka humbur kohë dhe ditën e djeshme ka dalë në stërvitje me ekipin, duke u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit të korçarëve. Kujtojmë se sulmuesi ka dalë nga akademia e Lazios në Itali dhe në Shqipëri ka eksperiencën e parë.
Mesa duket njeriu i cili është arkitekti i merkatos së suksesshme së Skënderbeut është pikërisht drejtori sportiv Ardi Gjanci. Vetëm me 3 lojtarë, të cilët bardhekuqtë paguan shifra minimale, këtë vit arkëtuan plot 1 milion euro, e merita është edhe e atij që di të zbulojë talente. Dean Liço, sulmuesi sot në kampionatin turk ka një vlerësim e falënderim të veçantë për Ardi Gjancin Kjo është fotoja që ai ka postuar.
Pas pothuaj katër viteve si Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, dua të shpreh mirënjohjen time për ekipin ushtarak të FARSH dhe atë civil të kësaj ministrie, puna e të cilëve është themeli i arritjeve të Shqipërisë si pjesë e Aleancës së NATO-s, krah për krah partnerëve tanë strategjikë, SHBA. Nderin dhe privilegjin për të shërbyer për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të vendit tonë, të besuar nga kryeministri Rama jam munduar ta shpërblej me punë dhe dinjitet. Është një kënaqësi e madhe të shoh Shqipërinë të renditur ndër vendet e dalluara në NATO për përmbushjen e detyrimeve dhe…
Zjarri në pyjet e Bodes në Maliq ka dalë totalisht jashtë kontrollit duke shkrumbuar dhjetra hektarë të llojit pishë. Pavarësisht pëepjekjeve disa ditore të zjarrfikësve, punonjësve të pyjores dhe strukturave të tjera ato nuk ja kanë dalë dot që të vendosin flakët nën kontroll. Bimësia e lartë por edhe era kanë ndikuar që zjarri të përhapet me shpejtësi të madhe. Bëhet me dije se është kërkuar ndihmë për ndërhyrje nga ajri, por ende nuk ka asnjë reagim mbi këtë kërkesë, ndërsa flakët vijojnë të djegin gjithçka që gjejmë përpara. Dëmet në bimësi janë të pallogaritshme, ndërsa edhe burimet njerzore janë…
Shtohen kategoritë e personave që vuajnë nga diabeti dhe përfitojnë falas fishat me anë të së cilave masin nivelin e sheqerit në gjak dhe mbajnë nën kontroll sëmundjen. Kategorisë përfituese, sipas vendimit të fundit të Qeverisë Shqiptare i shtohen edhe personat me aftësi të kufizuar dhe invalidët e punës dhe të gjitha këto do të mbulohen nga fondi i Qeverisë. Ky vendim i cili vjen në vazhdën e mbulimit shëndetësor universal, për të mbështetur pacientët në cilësinë e jetës dhe për të lehtësuar kurimin e tyre, është përshëndetur nga qytetarët. Ndërkohë burime pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të…

