Author: Kolibri 4
Konvikti i shkollave të mesme profesionale në Korçë për vitin e ri mësimor do të ofrojë kushte më optimale për akomodimin e nxënësve. Ndërhyrja ka nisur nga kati i vajzave dhe konsiston në përmirësimin e infrastrukturës së godinës Veç kësaj, po punohet edhe për trajnimin e stafit për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme me të rinjtë Këto ndërhyrje janë bërë të mundura falë financimit të projektit Austriak AL-VET që shtrihet në shkollat profesionale të 3 qyteteve, Korçë, Sarandë dhe Tiranë. Vitin e kaluar në këtë konvikt u akomoduan 40 nxënës ndërsa tashmë kanë nisur dhe regjistrimit për këtë vit shkollor.
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar çeli ekspozitën me punime në gdhendje druri të një prej artizanëve më të njohur të Korçës. Në punët e tij reflektohet folklori dhe tradita, ndërthurrur me pasionet. Kjo ekspozitë vjen në kuadër të projektit “Origjina dhe artizanati”, që ka për qëllim njohjen prej brezit të ri të trashëgimisë kulturore, si dhe përcjelljen ndër breza të punës së dorës e trashëgimisë popullore, në përgjithësi. Të ftuar ishin fëmijë të moshave të ndryshme të cilët u njohën nga afër me punën e palodhur, dhe me mënyrat e trajtimit të gdhendjes së drurit. Interes shfaqën dhe vizitorët e…
Kandidati i PS-së Himarën, Vangjel Tavo ka premtuar se pas fitores do t’i japë kundërshtarit të tij Petro Gjikurinsë postin e nënkryetarit të bashkisë. I bindur se do të fitojë këto zgjedhje, Tavo tha: “Nëse Petro Gjikuria, i ardhur nga Amerika dhe është kaq i interesuar që të ndihmojë Himarën – humb zgjedhjet, por a do të qëndrojë këtu për të kontribuar për të mirën e Himarës? Për të kontribuar në zhvillimin e Himarës pas disfatës së tij? Unë kam një propozim. Do të doja shumë të thoshte që do të qëndrojë këtu sepse do t’i ofroja të vinte në…
Është shkarkuar nga Kadastra, Dallëndyshe Bici pasi u emërua në krye të IKMT-së. Në krye të Kadastrës është emëruar Lorena Goxhabelli, ndërsa Bici zëvendësoi Ervin Hoxhën, i cili mori postin e ministrit të Brendshëm. Lorena Goxhabelli më herët ka punuar si Këshilltare Ligjore në Ministrinë e Bujqësisë. Goxhabelli ka qenë po ashtu Këshilltare e jashtme ligjor për pronësinë në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes që prej qershorit 2022. Gjatë viteve 2014 – 2017 ka mbajtur postin e Këshilltares Ligjore të Zëvendëskryeministrit dhe më pas Këshilltares Ligjore të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deri në maj 2022. Goxhabelli ka qenë…
Dallëndyshe Bici emërohet në krye të IKMT dhe largohet nga ASHK. Në vend të Dallëndyshe Bicit në krye të ASHK-së ështe emëruar Lorena Goxhabelli, këshilltare e ish-ministrit Niko Peleshi në ministrinë e mbrojtjes. Ndërkohë sot ka një post të rëndësishëm , drejtoreshë e përgjithshme në një nga institucionet më të rëndësishme në vend.
Për të dytën herë fermerët e fushës së Maliqit dhe jo vetëm kanë protestuar në aksin nacional Korçë – Pogradec. Shkak i protestës së tyre është bërë mosshitja e prodhimeve bujqësore si gruri, misri e patatja, kultura këto që zënë sipërfaqen me të madhe të kësaj fushe. Edhe njëherë tjetër fermerët maliqarë kanë kërkuar ndërhyrjen e ministrise se linjës por dhe të qeverisë për të gjetur rrugën e duhur të ruajtjes së ekuilibrave import – eksport, pasi sipas tyre kulturat bujqësore që vijnë nga vendet e rajonit e më gjerë kanë dëmtuar shitjen e prodhimeve vendase. Edhe kësaj here në…
Për herë të dytë, fermerët e Maliqit janë ngritur në protestë lidhur me produktet e tyre të pa shitura, çmimin shumë të ulët teksa kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme nga qeveria shqiptare për të bllokuar mallin që vjen nga vendet e rajonit, kryesisht nga Kosova e Serbia. Ndryshe nga hera e parë, këtë herë numri i ferrmerve që kanë dalë në protestë është më i pakët. Sipas tyre, një kg grurë kushton 17-22 lek, një kg patate 30 lek e kjo bën që fermerët të shkojnë drejt falimentimit. Fermerët protestojnë përsëri në kryqëzimin e Libonikut në afërsi të rrugës…
Në ditën e 5, zjarri në majën e malit të Bodes në njësinë administrative Lozhan të bashkisë Maliq vijon ende të jetë aktiv. Në terren ndodhen mjetet zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Pustecit e Pogradecit, punojësit e këtyre shërbimeve, punojësit e shërbimit pyjor si dhe banorë të zonës të cilët prej orës 05:00 kanë nisur përsëri ndërhyrjen në vatrat e zjarrit për t’i izoluar ato. Situata vijon ende të jetë e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor e për shkak edhe të largësisë e furnizimit të mjeteve me ujë. Nga dita e djeshme janë bashkuar dhe forcat e armatosura…
Shqiperia turistike…. Aq here e kishin shkruar “Prone ne konflikt”, sa po prisja te shfaqej dikush me shkop bejsbolli ne dore… Nje nga resortet malore me te bukur ne Shqiperi, Montrelux ne malin e Moraves, me pamje panoramike mbi qytetin e Korces, prej nje viti eshte kthyer ne “fushe beteje”…. Nderkohe, beteja e IKMT-se, Policise se Shtetit, policive private dhe “milicive private”, e kane kthyer ne nje “germadhe turistike”….
Pogradec, vijon përhapja e zjarrit në Guras Pas më shumë se 7 orësh është arritur të fiket zjarri mbi kodrat e fshatit Guras në Pogradec. Zjarr I cilI ka djegur një sipërfaqe të konsiderushme kryesisht shkurre, barishte dhe dushk. Në fikjen e tij pati angazhim maksimal nga emergjencat civile, zjarrfikësit, punonjës të pyjores, ujësjellsit, rruga urës dhe banorë të zonës. Ndërsa situata agravoi pasi era favorizonte përhapjen e flakëve me shpejtësi. Rreth orës 22.30 u njoftua nga forcat e zjarrfikësve se zjarri u arrit të shuhet totalisht, por do të mbahet për disa orë në vëzghim për ndonjë riaktivizim të…

