Author: Kolibri 4

Prej 4 ditësh mjete dhe punojës të shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit punojnë për shuarjen e vatrave të shumta të zjarrit në pyjet e fshatit Bode në Lozhan Temperaturat e larta dhe era e fortë si dhe terreni i thyer malor sipas shërimit zjarrfikës e bën tejet të vështirë izolimin e vatrave të zjarrit të cilat përhapen me shpejtësi në sipërfaqe me pyje por dhe bimësi të ulët. Punojësit e shërbimit zjarrfikës e pyjor janë duke punuar për të hapur korridore në ato sipërfaqe problematike por gjithçka është e vështirë për shkak të terrenit. Po shihet mundësia e ndërhyrjes…

Read More

Qafë Thana rekord kalimesh Pika e Kalimit kufitar të qafë thanës rezulton zona kufitare me hyrje daljet më të mëdha nga fillimi i vitit e deri më sot. Sipas burimeve doganore nëse në 6 mujorshin e parë të 2023 në këtë pikë kalimi kufitar hynë dhe dolën rreth 600.000 mijë shtetas, e njëjta periudhë e 2024 i ka kaluar tashmë 1 milionë hyrje dalje. Fluksi më i madh mbeten 3 muajt e verës, ku mesatarja ditore e hyrjeve në këtë pikë kalimi është mbi 4500 shtetas pjesa më e madhe e tyre turistë dhe pushues nga Maqedonia e Veriut por…

Read More

30 Korriku veç ditë e lumtur nuk është në këtë qytet të vogël që hera herës kthen kokën për të kujtuar ata njerëz të mirë. Mbase më i miri ka qenë Vaska. Vaskë Berberi. Sa shumë i mungon këtij qyteti. I mungon bulevard “Republikës” kur ecte ngadalë dhe përshëndeste një qytet të tërë. Sa i mungon stadiumit kur me zemër mbështeste Skënderbeun. Pale sa i mungon miqve ai tifoz gjerman që buzëqeshjen e kishte parësore. Sa ndihmoi e kurrë nuk tregoi. Vaske Kosta ishte dhe është mbase qytetari model i Korçës. Do të të kujtojmë çdo 30 Korrik i dashur…

Read More

Me mirenjohje pafund, sot po them mirupafshim Skenderbe. Jam falenderus per cdo minute qe derdha djerse ne ate stadium se bashku me grupin e cunave me te mire, jam falenderues per cdo tifoz qe me duartrokiten ne humbje dhe ne fitore, falenderues per te gjithe stafin e klubit Skenderbeu, qe nga trajneri Ivan , stafi i tij dhe dhe deri te puntoret e fushes. Por falenderimi kryesor i shkon Presidentit Ardjan Takaj qe besoi tek une atehere kur dhe vete humba besimin. Urroj me shpirt dhe besoj fort qe ky Skenderbe do te rikthehet aty ku i takon dhe te…

Read More

Një baba u thoshte fëmijëve të tij kur ishin të vegjël: “Kur të jeni 12 vjeç, unë do t’ju tregoj sekretin e jetës. Një ditë, kur djali më i madh mbushi 12 vjeç, pyeti me ankth të atin se cili ishte sekreti i jetës. Babai u përgjigj se do t’ia tregonte, por ai nuk duhet t’ua zbulonte sekretin vëllezërve të tij. – Sekreti i jetës është ky: Lopa nuk të jep qumësht. “Çfarë po thua?” e pyeti djali me mosbesim. — Siç e dëgjon, bir: Lopa nuk të jep qumësht, duhet ta mjelësh. Duhet të ngrihesh në orën 4 të…

Read More

Po udhëtoja nga Lezha në drejtim të Shkodrës. Rrugës parakalova një çiklist, një prej të shumtëve që i gjen në rrugët e Shqipërisë. Më terhoqi vëmendjen flamuri i komunitetit LGBT+ i vendosur në timon, ashtu si veshja e tij me ngjyrat e ylberit. “Pride” shkruhej në kostum dhe në biçikletë. Kur ngeca në trafik, çiklisti ishte afër makinës sime. Hapa xhamin dhe e pyeta: -Si quhesh? -Jam Frenki. – Nga vjen Frenk? – Vij nga Holanda, i kam rënë Ballkanit kryq e tërthor me biçikletë. – Të pëlqen Shqipëria? – Po, më pëlqen shumë. Njerëzit janë paqësorë. – Më dukesh…

Read More

Bursa studimi falas për në SHBA, një skemë mashtrimi që çoi në pranga 20-vjeçarin nga Devolli Ermes Hoxhallin këtë mes korriku, fillesat i ka që në shtator të 2023. Djaloshari, i cili kishte krijuar identitet të rremë duke u hequr si Klea Rama, mbesa e kryeministrit shqiptar, mundi të depërtonte në strukturën e Ministrisë së Arsimit, pa u takuar asnjëherë me asnjë zyrtarë. Top Channel ka siguruar ekskluzivisht e-mailin që personazhi ‘fake’ i ka dërguar zv/ministres së arsimit, Nina Gugës më 15 shtator ku shkruan: “Kërkojmë që maturantët e të gjitha shkollave të arsimit publik shqiptar të plotësojnë dokumentin për…

Read More

Skënderbeu gjen zëvendësin e Dean Liços. 20 vjeçari Etien Tare, djali i legjendës Igli Tare, sulmuesi i ri i korçarëve! I formuar në Akademinë e Lacios, Tare është një sulmues i ri shumë i talentuar dhe me shumë dëshirë për të dhënë maksimumin në Skënderbeu. Në një bisedë të lirë Etieni tregoi kënaqësinë dhe mirënjohjen për besimin që Skënderbeu tregoi në Ai. “Vij të luaj në një klub që bërii histori në Europë. Të luash me Skënderbeun është nder dhe privilegj, të zëvendësosh Dean Liçon është shumë përgjegjësi. Do jap maksimumin në Korçë” I qeshur dhe plot me energji pozitive,…

Read More

Aksidenti me 8 të plagosur ne aksin rrugor Korçë – Bilisht Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Tren, ku në aksident janë përfshirë 3 mjete, brenda të cilave ndodheshin edhe fëmijë. Sipas policisë rrugore, mendohet se njëri nga mjetet ka kryer manovër të gabuar duke kërkuar të hyjë nga rruga kryesore në rrugë dytësore të fshatit Tren, çka ka sjellë edhe përplasjen me dy mjete të tjera të cilët ishin duke udhëtuar në rrugën nacionale. Gjithnjë sipas policisë, nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 8 persona përfshi dhe dy fëmijë. Te gjithë te plagosurit ndodhen në…

Read More