Author: Kolibri 4
Fermerët e Maliqit kanë njoftuar se do të dalin sërish në pritestë. Ja çfarë njoftojnë ata; Njoftimi: Beteja për bukë e gojës! Njoftim proteste! Fermerë! Njerez të punës e sakrificës, koha të mos kthehemi pas, buka e fëmijëve tanë nuk mund të tallet nga askush. Me traktora e mjete pune, familjarisht i madh e i vogel te bashkohemi ne date 31 Korrik, ora 09:00, ne kryqezimi i rruges Libonik – Drithas, aty në shesh masivisht të marrim vendim per ta kthyer përballjen tonë në fitore ! I kanë bërë llogaritë gabim, ne nuk kemi më çfarë humbasim, le të thërrasim…
“Poezia ndërkombëtare udhëton në jug” ishte aktiviteti që bëri bashkë në Kolonjë poetë nga Rumania, Bullgaria, Spanja, Greqia, Maqedonia, Kosova e Shqipëria. Fillimisht poetët u ndalën në qytetin e Përmetit, në Leskovik e duke përfunduar eventin e tyre në Ersekë. Sipas tyre, të udhëtosh me poetë të ndryshëm, krijosh ura bashkëpunimi dhe dëgjosh poezinë në gjuhë të ndryshme të jep frymëzim e emocione “Si poetë lirike shqiptare do të thoja që është një gjë e mrekullueshme, sepse ndjenjat e poezisë janë transmetuar në gjuhë tjetër, është e bukur e këtë e kam ndjerë sot” – tha Rakela Zoga. “Vij nga…
Në 10 ditët e ardhshme Skënderbeu ka planifikuar të zhvillojë jo pak, por 4 ndeshje miqësore. Katër ndeshjet e radhës miqësore tashmë jznë zyrtarizuar nga ana e drejtuesve të Skënderbeut, ndërkohë që gjithçka do të nisë ditën e martë me ndeshjen e parë. FC Helzag, Tirana, Besa dhe Flamurtari janë katër skuadrat që do të ndeshet ky Skënderbe, pa thënë se do të kemi edhe ndonjë tjetër miqësore pas datës 8 gusht, pasi koha është e mjaftueshme deri më 18 gusht që stafi teknik të bëjë skuadrën të jetë gati. Në dy testet e para miqësore ndaj Kalitheas në Greqi…
Lëvizje drejtorësh ka patur në qytetin e Korçës në disa prej institucioneve të rëndësishme shtetërore dhe jo vetëm Koreografi Jonel Asabella është njeriu i cili do të drejtojë drejtorinë rajonale të Monumenteve të Kulturës në Korçë, vend i mbajtur me pare ky nga Amanda Cici. Në krye të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për degën e Korçës do të jetë Ada Përmeti. Ndërkohë Xheni Eski, pas drejtimit të disa institucioneve të rëndësishme në qark dhe drejtimit të disa projekteve me implementim të gjerë, kryesisht në biosferen e Prespës sfidën e radhës ka vendosur ta ketë në fondacionin humanitar “Dorcas Albania”, një…
Egla Ceno ishte një nga të ftuarat e finales së “She’s On Top”, e cila ishte dhe pjesë e jurisë. Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother Albania VIP u shpreh se është gati për një film të ri, por duke mos zbuluar detaje rreth rolit të saj. Pjesë nga intervista: Argjira: Egla, si ke qenë këtë periudhë? Nuk të kemi parë shumë. Duam të dimë, ku ke qenë dhe me çfarë po merresh. Egla: Kush jeni ju që doni të dini (qesh). Kam qenë shumë mirë, sigurisht që kam marrë dhe një periudhë për t’u rikuperuar edhe pas…
Pogradec Rreth orës 20:50, në urgjencën e spitalit Pogradec, është paraqitur për ndihmë mjekësore një 15 vjeçar, banues në Pogradec, i cili gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar lehtë me mjet prerës(thikë), nga një 13 vjeçar. 15 vjeçari pasi mori ndihmë mjekësore në spital u largua në banesë. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 13 vjeçarin i cili do shoqërohet në Komisariat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin plotë të rrethanave të ngjarjes.
Bledi Çomo, ish kryetar i PS Pogradec, i cili prej disa kohësh dukej jo aktiv nga zgjedhjet e fundit parlamentare duket se rikthimin e ka zgjedhur në këtë lloj forme, duke marrë plot 72 vota si anëtar i Asamblesë së PS të qarkut Korçë, duke u renditur i pari. Nga ana tjetër, Besa Spaho ka arritur të marrë rezultat tepër të kënaqshëm nga lista e gjinisë femërore, duke marrë 67 vota e duke u renditur e para nga gratë. Vota të kënaqshme kanë marrë dhe Eri Rustemi, Erjon Kurti, Florenc Tabaku dhe Alma Kanina
Tashmë është fakt, Distria Krasniqi siguron medaljen e parë Olimpike për Kosovën. Xhudistja e njohur ia doli të triumfojë në gjysmëfinale ndaj italianes Odette Giuffrida dhe të sigurojë kalimin në finale, duke siguruar tashmë medaljen e argjendtë, teksa do të provojë të bëjë maksimumin për të sjellë sërish ar në Kosovë, pas triumfit në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020. Përballja me italianen zgjati disa minuta, megjithatë Distria ishte gjithmonë e bindur dhe dominuese, duke ia dalë të sigurojë kalimin në finalen e madhe, ku do të përballet me xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova. Ndërkaq, kujtojmë se 28-vjeçarja nga…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha këtë fundjavë ka ardhur në Tiranë, pas vizitës në Kosovë ku performoi në “Sunny Hill Festival”. Mëngjesin e kësaj të diele, Bebe po e kalon nën shoqërinë e deputetes Monika Kryemadhi, teksa ka postuar një foto në rrjetet sociale duke pirë kafe së bashku. “Familje” shkruan Bebe Rexha krahas fotos me Monika Kryemadhin e cila zbuloi se mamaja e saj dhe babai i këngëtares janë kushërinj të parë, por janë një familje që kanë shumë marrëdhënie të afërta. Bebe Rexha është nga Dibra e Madhe njësoj si Monika Kryemadhi, por këngëtarja ka lindur…
Petrit Malaj do te jete ministri i ri i Financave propozuar sot nga kryeministri Rama ne kongresin e Partise Socialiste. Ai aktualisht mban postin e drejtorit te AKBN. Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Wisconsin- La Crosse në SHBA , është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetown, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë. Ai ka një përvojë të pasur pune në sistemin bankar në Shqipëri dhe…

