Author: Kolibri 4
Ka rinisur Projekti kërkimor shkencor “Lin 3, gërmime arkeologjike nënujore” me ekipin shqiptaro – zvicerian në fshatit Lin. Rezultatet e para dhe datimet e materialit arkeologjik të realizuara në Universitetin e Bernës në Zvicër me mbështetjen e Universitetit të Oxford-it në Angli, e rendisin vendbanimin palafit “Lin 3” si vendbanimin më të vjetër të kësaj tipologjie në Europë. Gjatë këtij sezoni, arkeologët do të përqëndrohen në thellimin e njohurive mbi shtrirjen e këtij vendbanimi, kompleksitetin e ndërtimit, si dhe lidhjet e tij me sitet arkeologjike të së njejtës periudhë në pellgun e Korçës. Duke vlerësuar rëndësinë e këtij zbulimi arkeologjik,…
Tre persona janw vwnw nw pranga nga policia e Edesës nw Greqi, në bashkëpunim me policët e komisariatit të Vegoritidës, të cilët kishin kultivuar cannabis nw njw parcelw në pyll. Bëhet fjalë për tre burra me origjinë shqiptare, të cilët krijuan një plantacion të organizuar me 958 fidanë, në një zonë pyjore midis Kozanit dhe Pellës. Në fakt, dy 29-vjeçarët së bashku me 40-vjeçarin, për t’u kujdesur për fidanët e kanabisit, kanë përdorur çadra kampingu, me qëllim që të kalonin natën pranë plantacionit. Fidanët me lartësi nga 50 deri në 100 cm janë shkulur dhe sekuestruar nga policia greke. Gjithashtu…
Policia e Korçës ka shpallur në kërkim një 27 vjeçar banues në fshatin Shqitas të bashkisë Maliq, I akuzuar për marrdhenie seksuale me të mitur. Shtetasi Z.M mendohet se së bashku me Selam Hyken dhe Marsel Baçin, sipas policise dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare nga fshati Leminot. Të njëjtat burime thanë se Selam Hyka dhe shtetasi Z.M janë thirrur me telefon nga 27 vjeçari Marsel Baçi për të kryer njeri pas tjetrit marrdhenie në fshatin e 16 vjeçares. Baçi dhe Hyka janë tashmë në arrest me burg pa afat ndërkohë që 27 vjeçari…
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta ku shtetasi M.Ç ka plagosur me thikë shtetasin D.S. Reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm duke arrestuar autorin, i cili është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Pogradecit aty ku po me merret në pyetje nga grupi i hetimit për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të kësaj ngjarje.
Pogradec Një sherr mes të rinjsh është shënuar pak momente më parë në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në shëtitore ku disa të rinj janë konfliktuar për arsye banale për pasojë një prej të rinjve ka mbetur i plagosur me thikë dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit. Policia mbrriti në vendngjarje dhe ka arrestuar të rinjtë e tjerë. Lajm në përditësim…
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut “pushtojnë” doganën e Qafë Thanës. 30 mijë hyrje dalje për dy ditë
Rriten në maksimum lëvizjet në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Vetëm dy ditët e fundit nëpërmjet kësaj pike kalimi kufitare kanë hyrë e kanë dalë afro 30.000 shtetas shqiptarë të Maqedonisë se Veriut por edhe të huaj Pjesa më e madhe e tyre kanë deklaruar se vijnë për të kaluar pushimet në bregdetin tonë ndërkohë që një pjesë jo e vogël e shtetasve të huaj, të ardhur nga vendet e Europës Lindore kanë bërë me dije në stacionin kufitar se përdorin vendin tonë për të kaluar transit në BE. Fluksi i këtyre dy ditëve është më i larti…
Drenova do të ndriçohet mbrëmjen e 28 korrikut nga koncerti “meloSimphony”, një ngjarje e veçantë muzikore që pritet të sjellë një përvojë unike për të gjithë të pranishmit. Nën mjeshtërinë e këngëtarit korçar Bledi Polena dhe tingujt e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, koncerti do të sjellë melodinë tradicionale korçare për herë të parë në një dimension simfonik të ndërthurur me tinguj rock, nën drejtimin e dirigjentëve të njohur Laert Qazimi dhe Harlen Nikolli. Në skenë do të ngjiten edhe artistë të tjerë të njohur si Bledar Sejko, Gert Hima dhe Ervin Telo, të cilët do të performojnë në…
Shqipëria ka nisur sot garat e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Konkurrimi i parë për ekipin kuqezi ka qenë në sportin e qitjes, me Manjola Koninin në kualifikueset e disiplinës 10 metra pistoletë me ajër. Konini nuk mundi të kualifikohej, teksa e mbylli në vend të 43-të mes 44 garueseve, duke regjistruar 549 pikë.
Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, me një postim të pazakontë, u bën thirrje qytetarëve të thyejnë sportele e të rrahin efektivët policorë të cilët sipas tij mbrojnë hajdutët. Por nuk mjaftohet me kaq, Gjokutaj, shkon me tej duke u kërkuar shqiptarëve, të vrasin patronazhistët. Policia procedon penalisht Gjokutajn për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“ Kuvendi miratoi pas një seance maratonë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në lidhje me votimin në parlament ka reaguar edhe Genci Gjokutaj, avokat i Sali Berishës dhe Ilir Metës, i cili ka bërë thirrje për ngritje me revoltë. Anëtari i kryesisë së…
Drejtoria Vendore e Policis Korçë Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin S. D., 24 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ka tentuar të djegë me benzinë, një objekt (parukeri) që është në përdorim nga ish kunata e tij. Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagracë shtetasin A. Ç., 27 vjeç, banues në fshatin Gurras, Pogradec, pasi në rrugën “Gani Butka”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Në vijim të informacionit të dhënë në datën 24.07.2024, ku u arrestuan dy shtetas për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Marrëdhënie seksuale dhe homoseksuale me dhumë me të mitur…

